Zbardhet dosja e SPAK. Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Nga Mevlan Shanaj:
REQUIEM PËR NJË BESIM
Edi Rama,
Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që të ka njohur para se pushteti të bëhej pjesë e jetës tënde.
Po të shkruaj sepse ndiej se mes Edit që kam njohur dhe Edit që shoh sot ekziston një distancë që nuk mund të mos më bëjë të reflektoj.
Më kujtohet dhjetori i vitit 1990. U ktheve nga Korfuzi dhe shkove drejt Qytetit Studenti, asaj që ishte bërë Meka e Lirisë shqiptare. Ti vije nga bota e artit, nga “Refleksionet”, me bindjen se duhej të ishe pjesë e asaj lëvizjeje që po ndryshonte historinë.
Por dera nuk t’u hap.
Po atë natë erdhe në shtëpinë time. Më tregove se Gramos Pashko dhe Arben Imami të kishin propozuar të shkoje në Shkodër për të organizuar strukturat e para të Partisë Demokratike. Nuk kishe pranuar. Me atë ironinë tënde karakteristike the se nuk ishe Vasil Shanto që të bredhje me motor për të krijuar një parti.
Në atë përgjigje kishte diçka që më pëlqeu: Refuzimin për t'u bërë ushtar i verbër i kujtdo.
Pak kohë më vonë, në mitingun e madh para Stadiumit “Qemal Stafa”, më kërkove të ndërhyja që të merrje fjalën. Lista e folësve ishte mbyllur. Kur mbarova fjalimin tim, të ftova para turmës.
Ti fole.
Dhe në fund the fjalinë që atëherë bëri bujë:
“Na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë. Enver Hitler.”
Ishte një nga deklaratat më të forta që ishin dëgjuar deri në atë moment. Dikush pranë meje tha: “E pe sa radikal është?”
Po, ishe radikal. Por ishte radikalizmi i njeriut që kërkonte ndryshim.
Më vonë të pashë të plagosur, të goditur barbarisht, dhe shumë prej nesh u gjendëm pranë teje.
Të pashë edhe kur pranove të bëheshe ministër. Më kujtohet shqetësimi yt i asaj kohe.
Më kujtohet kur, i mbyllur në dhomë, i mbingarkuar nga përgjegjësia, më the:
“Si pranova të bëhem ministër? Ku e bëj dot unë këtë punë?”
Dhe pikërisht atë njeri besuam.
Nuk besuam vetëm artistin.
Besuam njeriun që dukej se kishte frikë nga pushteti më shumë sesa etje për të.
Kur më pas u ngjite në majat e politikës shqiptare, të mbështeta. Kam menduar dhe kam thënë se Shqipëria kishte nevojë për më shumë emancipim, për më shumë liri shpirtërore dhe qytetare, sesa për moralizma provinciale.
Por vitet kaluan.
Dhe bashkë me to u grumbulluan akuza për korrupsion ndaj ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisjes suaj.
Dy zëvendëskryeministra u bënë simbol i një krize të rëndë besimi. U krijua përshtypja se pushteti po bëhej gjithnjë e më i mbyllur në vetvete dhe se mbrojtja politike shpesh ishte më e fortë se përgjegjësia publike.
Ndoshta disa prej këtyre perceptimeve janë të drejta, ndoshta disa jo.
Por një gjë është e sigurt: ato ekzistojnë.
Dhe kur një perceptim pushton mendjen e një pjese të madhe të shoqërisë, ai bëhet realitet politik.
Mjafton të shohësh zemërimin, mosbesimin dhe reagimin publik për ta kuptuar.
Prandaj sot nuk po shkruaj një aktakuzë politike.
Po shkruaj një requiem për një besim.
Sepse të kam njohur kur nuk të linin të flisje.
Të kam njohur kur dyshoje nëse mund të mbaje mbi supe peshën e një detyre.
Të kam njohur kur liria të dukej më e rëndësishme se pushteti.
Dhe pikërisht për këtë arsye pyetja ime është e thjeshtë:
Përse na zhgënjeve?
NE QË TË BESUAM !!!!
Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Gjatë takimit të tij me banorët e Zvërnecit në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet me tone të ashpra...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Pas përfundimit të takimit me banorët e Zvërnecit, ku diskutoi në lidhje me projektin që parashikohet të zhvillohet në a...
Kryeministri Edi Rama pati një debat në Vlorë teksa po fliste mbi investimin e pritshëm me disa banorë të Zvërnecit. Disa pre...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Edhe qyteti i Elbasanit është përfshirë sot nga vala e protestave që po zhvillohen në mbarë vendin. Qindra qytetarë jan&...
Nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivar, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen përcolli një mesazh për Shqipër...