E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, ka reaguar mbi gjendjen e studentëve në qytetin bregdetar, duke theksuar mungesën e kushteve dhe mbështetjes për ta. Sipas Ibrajt, studentët në Durrës përballen me realitetin e papërballueshëm të çmimeve të larta të qirasë, mungesën e konvikteve dhe dështimin institucional për të ofruar lehtësira si karta e studentit.
Në një deklaratë për mediat, Ibraj theksoi se në vitin 2025, ndërkohë që arsimi duhet të ishte prioritet, studentët e Durrësit vazhdojnë të presin realizimin e të drejtave elementare. Ajo kritikoi qeverinë dhe institucionet lokale për indiferencën ndaj rinisë, duke bërë thirrje për veprime urgjente për të ofruar subvencione në transport dhe për të krijuar mundësi reale për studentët të jetojnë dhe studiojnë në kushte dinjitoze.
Ibraj kërkoi gjithashtu që Bashkia të bashkëpunojë me qeverinë për të garantuar mbështetje të drejtpërdrejtë për studentët e Durrësit dhe për të parandaluar largimin e rinisë nga vendi.
Deklarata e anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj:
Në një kohë kur Shqipëria flet për integrim, për zhvillim dhe për rritje, mijëra studentë në Durrës përballen me një realitet krejt tjetër , atë të mungesës së kushteve, të papërgjegjësisë institucionale dhe të mungesës së vullnetit politik për të garantuar dinjitetin e tyre.
Në Durrës, janë mijëra studentë që studiojnë në universitet publik, por që jetojnë pa asnjë mbështetje konkrete. Qyteti ynë, që duhet të ishte model për arsimin e lartë, nuk ka asnjë konvikt funksional që të strehojë studentët.
Të rinjtë janë të detyruar të paguajnë qira të papërballueshme, shpesh duke ndarë dhoma në kushte minimale, ndërsa familjet e tyre sakrifikojnë çdo muaj për t’u mundësuar një arsim që në teori duhet të jetë publik.
Ndërkohë, karta e studentit, e premtuar prej vitesh, nuk është shpërndarë ende në Durrës. Studentët e këtij qyteti nuk kanë asnjë lehtësi për transport, libra dhe sherbimet e perditeshme, ndonëse në çdo dalje publike dëgjojmë premtime për “përkujdesje ndaj rinisë”.
Kjo mungesë është një simbol i qartë i dështimit te qeverise dhe i diferencimit që po u bëhet të rinjve të këtij qyteti.
Si është e mundur që në vitin 2025, në një nga qendrat më të guy mëdha universitare të vendit, studentët ende presin një të drejtë elementare që duhej të ishte zbatuar prej kohësh?
Statistikat e arsimit të lartë në Shqipëri janë alarmante. Vetëm në pesë vitet e fundit, numri i studentëve në universitetet publike është ulur me rreth 19 për qind.
Shume programe studimi janë mbyllur plotësisht për mungesë aplikantësh, ndërsa të tjera po rrezikojnë të ndjekin të njëjtin fat.
Kjo tregon qartë se sistemi arsimor po humbet lidhjen me tregun e punës, por edhe me realitetin social të të rinjve.
Në këtë realitet, qeveria dhe institucionet vendore kanë zgjedhur të heshtin, duke u kthyer shpinën të rinjve që janë e ardhmja e vendit.
Duhet te ndërtojmë politika që i mbajnë studentët këtu dhe jo të shtyjmë ata drejt emigrimit. Po humbim brezat më të arsimuar, më të aftë dhe më të motivuar, sepse shteti nuk po i ofron as mundësinë minimale për të jetuar me dinjitet.
Si anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit, ndjej detyrimin qytetar të ngre zërin për këtë situatë.
Bashkia duhet të jetë pjesë aktive e zgjidhjes, jo thjesht vëzhguese.
Duhet të kërkohet bashkëpunim institucional me qeverinë për zbatimin e menjëhershëm të kartës së studentit, për subvencione në transport dhe për krijimin e fondeve lokale të ndihmës studentore. Nuk mjafton të flitet për rini, duhet të veprohet për ta.
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër pas denoncimit të emisionit "Piranjat" për nepotizmin dhe korrupsionin ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas shembjes së një biznesi në zonën e Kombinatit, duke e cilësuar k&...
Në një qytet që vazhdon të shndërrohet çdo ditë e më shumë në një vend labirint betoni, kryeministri ...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit. Emrat e përzg...
Faqja e njohur e memeve Brryli broadway, ofron mbështetje për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj. Në...
Jamarbër Malltezi, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur edhe për gjuhën sulmuese ndaj trupërs së gjyqtarëve dhe prok...
Nga Osman Stafa: Florjan Binaj nuk është vetëm një artist. Është një qytetar që ka guxuar të dalë nga skena d...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaron se kandidati i mbështetur nga opozita Florian Binaj, është dukshëm superior nda...
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, njëherësh deputete në Kuvend, Erisa Xhixho, e ka cilësuar qesharake indeksimin e qeveris&...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i ftuar në SYRI DIGJITAL në SYRI TV, u shpreh se partia Demokratike ka...