
Ndalimin e pyetjeve për krerët e institucioneve të drejtësisë nga ana e deputetëve, Belind Këlliçi e quajti një tallje me kushtetutën.
Në fjalën e tij në seancën parlamentare, deputeti tha se ende 95% e deputetëve, nuk kanë folur për shkak të mbylljes së seancës.
''Deputetët e opozitës vijnë të përgatitur në sallë, sepse përfaqësojmë interesin e qyetarëve,'' tha Këlliçi ndër të tjera.
Fjala e Belind Këlliçit
"Kjo është një tallje që bëhet me rregulloren e Kuvendit e mbi të gjitha me Kushtetutën dhe me të drejtën e fjalës që kanë deputetët. Por kjo është tallje që bëhet dhe me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë që vijnë këtu se ata as nuk janë zëdhënës, as nuk janë sekretarët e deputetëve që t'i bëjnë pyetje dhe lexojnë pyetjet e deputetëve. Se po qe po jua japim dhe fjalët atyre dhe të marrin dhe atë 38 minutëshin kohë që kemi ne si opozitë, të na lexojnë dhe përgjigjet tona, edhe fjalimet tona. Kjo që ju thoni, praktika parlamentare, është e konsoliduar në mënyrë shumë të qartë të paktën dy vjetët e fundit.
Po të shihni procesverbalin e vitit 2024 dhe të vitit 2023, në faqen 15 dhe 16, keni të shkruar momentin kur deputetët fillojnë dhe i adresojnë pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Për më tepër, ju vetë përmendët nenin 103 pika 7 të rregullores së kuvendit, që nuk e specifikon as në manual se pyetjet nuk ka të drejtë t'i bëjë deputeti. Se në fund të ditës, për të dalë te një pyetje duhet parashtrimi dhe duhet logjika. Do duhet të ketë një logjikë për çfarë po i pyesim drejtuesit.
Ndërkohë nga ana tjetër, ju përmendët me të drejtë, madje i keni këtu në llozhë, keni dy drejtuesit, Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Të dy bashkë kombinuar në komisionin e ligjeve dhe në komisionin për nismat qytetare, kanë qëndruar mbi 10 orë me deputetët e opozitës dhe të mazhorancës.
Nuk kanë pasur ndonjë problem. Janë adresuar të gjitha pyetjet nga deputetët e opozitës, kanë dhënë përgjigjet e tyre kur kanë dashur, kur s’kanë dashur kanë dhënë sqarimet e tyre dhe gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk kuptoj arsyen se përse ju doni t'i hiqni të drejtën deputetëve të këtij parlamenti t'i adresojnë pyetjet më shqetësuese që kanë sot qytetarët shqiptarë, këtyre drejtuesve, pesë drejtuesve të institucioneve më të larta të drejtësisë në vend. Në një moment kur na janë vrarë gjyqtarë nëpër salla, në një moment kur drejtësia në këtë vend është kthyer në padrejtësi, në një nocion të pranueshëm për çdo qytetar, po të dalësh dhe të bësh një anketim të thjeshtë. Ndaj, ju siç e shihni, qëndrimi ynë është i qartë. Ne duam të zhvillohet seanca. Ne kemi ardhur të përgatitur, sikundër kemi gjashtë javë që ka filluar parlamenti dhe nuk na jepet e drejta e fjalës.
Asnjë nga deputetët, mbi 95% e deputetëve të Partisë Demokratike nuk kanë folur ende në foltore, se ju keni vendosur të mbyllni seancën. Në çdo seancë kaloni në votim. Ndërkohë, e vërteta është që deputetët e opozitës vijnë të përgatitur, është një punë voluminoze që kryhet dhe sigurisht ne vijmë këtu me votat e qytetarëve të opozitës dhe përfaqësojmë interesin e qytetarëve të opozitës, jo të atyre që flasin për heronjtë e fëmijëve tanë apo flasin për një drejtësi që është kthyer një levë në dorën e pushtetit për të goditur kundërshtarin politik. Ndaj, ju lutem, lejoni zhvillimin normal të kësaj seance. Siç e shihni, jemi të gjithë duke folur brenda kontureve të etikës, të rregullores, kemi ardhur të përgatitur. Jepini të drejtën kushtetuese deputetëve. Njiheni atë të drejtë që ua njeh rregullorja dhe të kalojmë seancë normale.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Tetor10:59
“Nuk do që të pyesim për dy kostume që i solli Altin Hajri”, Berisha akuza në Kuvend. Tregon kujt ia dha dhuratën i 'forti' i Shijakut
Ndërsa në Kuvend po debatoheshin pyetjet për institucionet e drejtësisë, Sali Berisha hodhi akuza të forta në drejtim të...
POLITIKE
27 Tetor10:48
''Të kthejmë votën e lirë''/ Sali Berisha: Ja pse PD votoi pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, sqaroi sot në seancën parlamentare arsyen pse deputetët e PD-së votuan pro ngritjes së dy Komi...
POLITIKE
27 Tetor10:30
Pas daljes nga SPAK, deputeti i PD ironizon: Erdha të sigurohem për kushtet që Belinda të jetë e qetë
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK. Gjatë fjal&...
POLITIKE
27 Tetor10:27
Pas ngritjes së komisionit për Reformën Zgjedhore, PS paralajmëron një tjetër nismë për partitë: E paraqesim brenda dhjetorit
Pasi mazhoranca dhe opozita votuan ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, kreu i grupit parlamentar socialist, Taul...
POLITIKE
27 Tetor10:18
113 vota pro, miratohet projektvendimi për komisionet “Zgjedhore” dhe “Territoriale”
Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Komisioni prit...
POLITIKE
27 Tetor08:33
Altin Dumani, Olsian Çela dhe Artur Metani raportojnë sot para deputetëve
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë ku do të dëgjohen raportimet vjetore të institucioneve të drejtësis&...
POLITIKE
26 Tetor22:53
Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha ndan rrëfimin e Ahmetajt për tunelin e Llogarasë: Lubia e papërmbajtur
Kreu i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një video në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rrëfen rreth aspektev...
POLITIKE
26 Tetor22:08
Si të avullosh 80 milion €/ Balluku, sparkata me trena e avionë - Stacioni i fundit burgu i grave
Demokrati Gazment Bardhi në rrjetet sociale shkruan se zv.kryeministrja Belinda Balluku për t’iu shmangur akuzës së ngritur nda...
POLITIKE
26 Tetor21:21
Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet dot nga një artist i dështuar si Rama
Demokrati Ilir Alimehmeti përmes një postimi në Facebook ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama lidhur me kandidaturën e Fl...
POLITIKE
26 Tetor19:53
Florjan Binaj: Ta kthejmë Tiranën në qytetin që duam t’u lëmë fëmijëve tanë! Boll me shërbëtor të partisë
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në vijim të fushatës s&eum...