VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Në një fjalim kritik gjatë diskutimeve për reformën e re territoriale, kreu i bashkisë Has, Myftar Dauti, e cilësoi ndarjen e vitit 2014 si të dështuar, të njëanshme dhe me themele politike, duke argumentuar se ajo nuk po arrin t'u shërbejë komuniteteve dhe qytetarëve.
Sipas Dautit, reforma e mëparshme u realizua pa një analizë të thelluar, duke sjellë pasoja negative në ofrimin e shërbimeve. “Realisht ajo ndarje territoriale u bë në mënyrë të njëanshme dhe sot po e shohim që nuk po shërben ashtu siç duhet,” theksoi ai, duke shtuar se bëhej fjalë për një “ndarje politike”.
Miftar Dauti: "I nderuar kryetar i partisë, të nderuar kolegë, këshilltarë. Sot është një takim i rëndësishëm për diskutimin e ndarjes territoriale. Sigurisht që duke u nisur nga ndarja territoriale para vitit 2014, ne kemi pasur të mirat e të këqijat në shërbim ndaj qytetarëve me komuna dhe bashki të vogla. Sigurisht me propozim të politikës në 2014 u vendos që të bëhet një ndarje territoriale ku realisht ajo ndarje territoriale u bë në mënyrë të njëanshme dhe sot në vitin 2026 po e shohim që nuk po shërben ashtu siç duhet në shërbimet ndaj komunitetit dhe ndaj qytetarëve. Në këtë ndarje që është bërë, është një ndarje politike, sepse po kapim vetëm bashkinë e Gjirokastrës, ka shtatë bashki dhe mund të kemi rrethe të mëdhaja që përfaqësohen vetëm me një bashki.
Megjithatë, në këtë reformë, Partia Demokratike është pjesë e saj dhe sigurisht me ekspertët e saj dhe me komisionin duhet të bëjmë maksimumin që kjo reformë të jetë një reformë e tillë që të jetë sa më në shërbim të qytetarëve, sepse të zgjedhurit janë të ngarkuar për t'ju shërbyer qytetarëve. Mendoj që krahas ndarjes ose territoreve, pjesa kryesore është dhe më e rëndësishmja për mua është që pushteti vendor duhet të kompletohet me kompetencat e veta me qëllim që brenda territorit të saj të përgjigjet për çdo shërbim ndaj qytetarëve, sepse sot, supozojmë në arsim, nuk shkon diçka mirë, qytetarët i drejtohen kryetarit të bashkisë së zgjedhur, në një kohë kur kryetari i bashkisë nuk ka asnjë lloj kompetence mbi vendimmarrjet në institucionet arsimore, me përjashtim të shërbimeve që bën në godina.
Dhe e njëjtë në shumë institucione të tjera. Plus gjatë kësaj kohe janë hequr edhe shumë kompetenca nga pushteti vendor, siç janë ujësjellësat, shërbimet ndaj mbetjeve urbane e të tjera, që realisht pushteti vendor duhet të përgjigjet për këto shërbime. Sepse nëse një qytetar në qytet nuk ka ujë, do i drejtohet kryetarit të bashkisë. Ama ndërmarrja e ujësjellësit nuk varet prej kryetarit të bashkisë, sepse ato vërtetë janë ndërmarrje aksionere, por ne jemi në minorancë në krahasim me pjesën e shtetit. Kështu që, unë duke qenë edhe si kryetar i një bashkie zonë ndërkufitare, ne kemi model në Kosovë, që është një model i shkëlqyer që ju shërben qytetarëve. Dhe sot Kosova me gjysmë buxheti të Shqipërisë, ose më pak se gjysmë buxheti të Shqipërisë, nuk ka lënë shtëpi pa ja çuar asfaltin te dera. Vetëm mënyra e menaxhimit të financave. Në një kohë kur ne kemi shumë më shumë të ardhura si shtet, dhe sot rrugët rurale në në pjesën dërrmuese të bashkive, lënë shumë për të dëshiruar."
Kreu i opozitës, Sali Berisha ka propozuar se në zonat malore dhe kodrinore duhet të kthehen komunat, si formë për t’i shë...
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, ka theksuar se reforma territoriale në Shqipëri nuk mund të reduktohet thjesht n&eu...
Pasi e shfaqi si ambicie brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiran&eum...
Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza mbi funksionimin e E-Albania duke u shprehur se “që tani e tutje duhet të quhet Ergys Agasi Albania&rdq...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm në një tryezë për reformën territoriale, ka sulmuar ashpër kryemin...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale nga Partia Demokratike, Luçiano Boçi, ka paraqitur vizionin e opozitës...
Partia Demokratike zhvilloi sot (31 mars) një tryezë dhe takim të hapur në kuadër të Reformës Territoriale, ku diskutoi pro...
Partia Demokratike denoncon publikisht skandalin më të fundit me koncesionin e Sterilizimit që tashmë prej disa javësh i ka kaluar sh...
Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes dhe Kundër Politikave të Shpopullimit, njëherazi aktivisti Aulon Kalaja, ka ngritur shq...
"Shqipëria renditet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë, duke u pozicionu...