POLITIKE

'Vendi po zbrazet me ritme të frikshme'/ Kalaja: Shqipëria e treta për leje qëndrimi në BE, 45 mijë në një vit

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 11:25

'Vendi po zbrazet me ritme të frikshme'/ Kalaja: Shqipëria e

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes dhe Kundër Politikave të Shpopullimit, njëherazi aktivisti Aulon Kalaja, ka ngritur shqetësime të forta mbi emigracionin, infrastrukturën dhe standardet e drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si alarmante.

Duke iu referuar një raporti të fundit të Eurostat, Kalaja u shpreh se Shqipëria renditet e treta për numrin e lejeve të qëndrimit të dhëna në Bashkimin Europian, me rreth 45 mijë të tilla brenda një viti, pas Marokut dhe Sirisë. Sipas tij, kjo shifër është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh diferencën e madhe të popullsisë mes këtyre vendeve.

Kalaja kritikoi ashpër edhe gjendjen e infrastrukturës, duke sjellë si shembull një urë që lidh bashkitë e Durrësit dhe Krujës, të cilën e cilësoi të rrezikshme për qarkullim.

Në vijim, aktivisti ndaloi te sistemi i drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit, duke kritikuar mungesën e ndëshkimit të rasteve konkrete dhe duke përmendur me emër zyrtarë të lartë. Sipas tij, kjo bie ndesh me kërkesat e Bashkimit Europian dhe dëmton procesin e integrimit.

Ai theksoi gjithashtu se mesazhet kontradiktore nga përfaqësues të ndryshëm europianë po rrisin euroskepticizmin në vend.

“Nga njëra anë thuhet se Shqipëria po bën reforma të shkëlqyera, nga ana tjetër kemi shtete si Gjermania që flasin për mungesë ndëshkimi të korrupsionit dhe masa ndëshkuese. Qytetari shqiptar sot pyet: kë të besojë?” tha Kalaja.

Më tej, ai paralajmëroi se këto zhvillime po ndikojnë në rritjen e mosbesimit ndaj procesit të integrimit europian.

Fjala e plotë

Po e nis nga kjo e fundit, për një raport të Eurostatit që doli para tre ditësh, na rendiste neve në vendin e tretë, pas Marokut dhe Sirisë, për leje që kemi marrë, leje qëndrimi në Bashkimin Europian, rreth 45,000 brenda një viti. Për të argumentuar atë që tha Venieri, që do të thotë ne e kemi përqafuar Europën përpara se me na çuar Rama, vetëm se ky po i përzë shqiptarët nga Shqipëria. Për kuriozitet hyra dhe pashë popullsinë e dy vendeve. Maroku ishte 39 milionë banorë, ndërsa Siria ishte 25 milionë banorë. Shqipëria është 2.4 milionë banorë, me letrat e këtyre të censusit, domethënë që unë sigurisht kam objeksionet e mia dhe e kam kundërshtuar këtë census, sepse censusin e vendosi Rama nga Lezha, ku tha që në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë. E parë këtë këndvështrim me ikjet nga sytë këmbët që kanë bërë shqiptarët drejt Bashkimit Europian, tregon që ne jemi një popull që po shpopullohemi me një axhendë të frikshme, pa diskutim. Atëherë, vijmë tek momenti. Ky na ka prezantuar neve pashaportën europiane. Unë, me të thënë të drejtën, kam marrë një material që e kam filmuar ditën e djeshme, vetëm 10 sekonda doja ta nxirrnit në ekran.

Nuk e di a e fokuson dot kamera, kjo është një urë e cila ndodhet që lidh bashkinë e Durrësit me bashkinë e Krujës. Jo një urë kalimtarësh. Këtu kalon makina. Kjo është urë makinash. Po po, ja se do kalojnë makina tani këtu domethënë. Këtu janë... Duket si nga ato setet e filmit Jumanji. Po, dhe domethënë kjo nuk është e denjë, kjo lloj ure nuk është e denjë për me kaluar robi, jo makinat. Pra këtu kalojnë makinat në çdo ditë dhe ka dhe një problem tjetër: janë 30 nxënës që e bëjnë çdo ditë këtë që shkojnë në shkollë me furgon. Pra kalon dhe furgoni, përveç automjeteve të lehta. Kjo është pashaporta europiane e vërtetë që na ka ofruar Edi Rama neve.

Pra, kemi parasysh diçka, që ne nuk kemi infrastrukturë, ne kemi pengesa shumë të mëdhaja tek pjesa e drejtësisë, sepse për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë është folur me emër për Belinda Ballukun, që është një gur themeli për reformën në drejtësi.

Pra, në rast se këta nuk dënojnë korrupsionin, se për fat të keq janë kthyer te gërmat nistore të partisë së vet, nuk është më PS, është PK. Vetëm se nuk quhet Partia Komuniste, është Partia e Korrupsionit. Pra, si ka mundësi që asnjë nga këta nuk u çua me dënuar korrupsionin që është një nga direktivat e Bashkimit Europian? Dhe argumentin e kishin shumë të thjeshtë, me thënë: zotëri, po, kemi votuar kundër sepse Bashkimi Europian na ka kërkuar me dënuar korrupsionin. Pra, unë gjykoj që në rast se këta nuk e kanë seriozisht çështjen e Belinda Ballukut, absolutisht jo për kapituj, por edhe nuk e di çfarë të them unë, për libra apo për librin e Gines ne do futemi shumë shpejt para se të futemi në Bashkimin Europian, sepse një parlament i Europës perëndimore të mos dënojë korrupsionin, unë gjykoj që këtu kemi humbur çdo lloj lidhje me realitetin. Sepse dashnori i reformës në drejtësi kthehet në penguesin më të madh i reformës në drejtësi në këto momente që flasim. Pra kemi Gjermaninë, e cila është shumë e ashpër në masat që ka marrë ndaj Shqipërisë dhe kjo ka ka bërë një dëm shumë të madh.

Unë për shembull jam euroskeptik personalisht, por kjo ka rritur euroskepticizmin në Shqipëri. Pra, dy standartet që ka dhënë Bashkimi Europian. Po ju marr vetëm deklaratën e fundit, të Marta Kos, që zoti Peka e quajti me të vërtetë mikeshën e tij, sepse ajo është njeri i Sorosit, dihet botërisht se si ka hyrë në nomeklaturën e Bashkimit Europian. Ajo thotë që Shqipëria po bën reforma ekselente. Këtë ka përdorur, po e perifrazoj. Kemi Gjermaninë një ditë më vonë që thotë: Shqipëria i anulohen fondet, Shqipëria nuk ka dënuar korrupsionin e të tjera e të tjera. Pra, pyetja e një shqiptari të thjeshtë në këto momente është: kë të besoj? Të besoj Bashkimin Europian të Kos-it apo të besoj Bashkimin Europian të Gjermanisë, që është shteti udhëheqës i Bashkimit Europian?

Pra, këtu rritet euroskepticizmi. Kam takuar shqiptarë sa të duash dhe më kanë thënë kështu: në qoftë se kjo është Europa, kurrë mos u futshim në Europë. Pra e lidhin gjithmonë me korrupsionin. A ka mundësi që një shtet i tillë të futet në Europë me këtë korrupsion galopant? Prandaj unë gjykoj që këto mesazhe të dyfishta, me dy standarte, sigurisht që rrisin atë që quhet euroskepticizëm, që unë s'do ta doja kurrë, se dy kanë qenë devizat tona në gjykimin tim. E para ka qenë: për shqiptarët dielli lind në perëndim, nga rilindasit e vërtetë, jo nga kjo Rilindja. Dhe së dyti: e duam Shqipërinë si gjithë Europa, kur ndryshoi pluralizmi politik. Pra, unë gjykoj që ky është një moment që duhet parë me shumë kujdes nga qytetarët shqiptarë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?