Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Berat theksoi se sot ekziston fronti më i gjerë i pakënaqësisë ndaj qeverisë që nga viti 1991. Berisha gjithashtu u shpreh se qeverisja e Edi Ramës në 12 vite, hapi një gropë të madhe, një gropë të tmerrsh me varfërie, nga e cila shqiptarët, ikën e zbrazën vendin e tyre.
"Shqipëria e sotme, krahasuar me vitin 1991, është vite drite larg, por e vërteta është, për fatkeqësinë tonë, ka edhe disa ngjashmëri të pamohueshme. Në vitin 1991, një pension ose një rrogë, e cila asokohe me paratë e zhvlerësuara ishte gjithsej 5 deri në 8 dollarë, unë si president merrja 16 dollarë në muaj. Por çmimet ishin të atilla sa blije diçka, blije ndoshta edhe më pak se sa blen një pensionist sot me 160 euro pension. Pra, e ka një ngjashmëri këtu. Kjo qeverisje në 12 vite, hapi një gropë të madhe, një gropë të tmerrshme varfërie, nga e cila shqiptarët, ikën, ikën, ikën, e zbrazën vendin e tyre. Ishte historike arritja kur ne dolëm në krye të vendeve të rajonit, përfshirë Rumaninë dhe Bullgarinë për rroga dhe pensione, për herë të parë ndoshta në shekuj. Çfarë ndodhi këto 12 vite?
Të tjerët na kanë tejkaluar ne 4 herë. Pensionisti i Malit të Zi merr një pension 450 euro. Rumuni merr sot rreth 750-800 euro rrogë. Pra, ky, po ta përfytyrojmë në një mënyrë, ky lëshoi shqiptarët në një gropë varfërie në mënyrën më të pashpirt. Merrni këtë vit, 8.2 miliardë euro buxheti, taksa tuaja e tëra. Nga 8.2 miliardë euro, u lihen atyre që numërojnë kafshatat, që janë pensionistët, gjithsej 16 milionë euro. Fermerëve që japin 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit, u lihen gjithsej 44 milionë euro, nga të cilat gjysma i merren nga aparati shtetëror. Përjashtohen arsimi, në rënie kastastrofale, shkollimi i fëmijëve tanë. Ju e dini që ta mbash arsimin mirë është një përpjekje jetike për kombin dhe ne arritëm, jo në pozicionin që donim, por arritëm ngjitje vertikale në testin e PISA-s.
Çfarë ndodhi me këta? Sapo u plotësua 8-vjeçari i tyre në pushtet, Shqipëria regjistroi rënien më të madhe në botë në cilësinë e arsimit, 69 pikë. Kjo është e vërteta. Çfarë ndodh me spitalet? Dje unë kisha në zyrë një gazetar, që i jam shumë mirënjohës për punën e jashtëzakonshme. Unë jam mjek, e kam dashur dhe e dua me pasion të jashtëzakonshëm profesionin, por disa zhvillime në profesionin tim sot janë tmerruese, janë të paimagjinueshme. Kur sheh ti që nëna, motra, vajza, me sëmundje të rënda, nuk u funksionojnë për tre vite me radhë aparaturat e mjekimit të sëmundjeve të rënda. Dhe i lënë t’i marrin sëmundjet. Nga ana tjetër, vetë vendos kullën e fildishtë tek zyra e vet 5 milionë euro dhe del i përshëndet shqiptarët nga vazoja e blerë 5 milionë duke ushqyer peshqit. Ilaçet për të sëmurët me sëmundjet më të rënda, mungojnë. Dje bisedova, ai ka bërë studime të hollësishme.
Nuk ishte vetëm aty ajo situatë, është në disa shërbime një situatë e tillë sepse kanë nxitur vjedhjen dhe korrupsionin në çdo qelizë të këtij shteti. Kjo është e vërteta. Pra, fitoren e keni në duart tuaja, është në duart tona. Por kjo kërkon si ligj të parë takime intensive me çdo qytetar të Beratit dhe çdo qytetar shqiptar. Në fakt, sot ekziston një front, më i gjëri që ka ekzistuar nga viti 1991 i pakënaqësisë ndaj qeverisë. Na përket ne që këtë front ta bashkojmë dhe të shënojmë në datën 11 maj, fitoren më të thellë që kemi shënuar ndonjëherë," tha Berisha.
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Berat, u bëri thirrje qytetarëve që të ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë në shtetet ku ka një prezencë të lartë t&e...
TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, është tërhequr nga trupa që shqyrton çështjen e kreut...
foto ilustruese ITALI- Dhoma e ulët e parlamentit italian ka miratuar zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Re...
FIER- Kreu i PD-së Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Sali...
Elman Abule TIRANË- Biznesmeni Elman Abule në daljen e tij nga ambientet e SPAK është ndalur nga gazetarët teksa nuk ka pranuar t&...
TIRANA- Ministri i Pushtetit Vendor të vendit Arbjan Mazniku, në një deklaratë për mediat, foli për “Paketën e Maleve...
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Fierit. Shkak për këtë vizitë ë...
TIRANA- Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovaci...
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit ditën e nesërme në orën 14:00. Mësoh...