U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

TIRANA- Lidhur me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, që dënoi me një vit burg nën akuzën e kallëzimit të rreme, është zbardhur shkresa e Prokurorisë së Tiranës për ekzekutimin e vendimit. Në shkresën e prokurores Elona Alvora thuhet se vuajtja e dënimit për Salianjin, fillon nga dita që ky vendim merr formë të prerë.
Po ashtu në shkresë thuhet se vuajtja e dënimit për Salianjin, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme. Sipas shkresës, në kushtet kur hetimi dhe gjykimi i deputetit Salianji është bërë në gjendje të lirë, ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Dokumenti i plotë i Prokurorisë:
Në Tiranë, sot më datë 27.09.2024, unë Elona Alvora, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi studiova vendimin Nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë me datë 26.09.2024 me vendimin nr 3473 çështja të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhënë për të dënuarin:
Ervin Salianji, i biri i Bujar dhe Shegë, i dti 16.01.1988, lindur në Korçë, me arsim të lartë, me shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, rruga “Asim Vokshi”, i ndjekur në gjendje të lirë, i përfaqësuar nga Av. Ledio Braho,
KONSTATOVA
Me vendimin penal nr. 2900, datë 18.12.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndër të tjera:
Të deklarojë fajtor të pandehurin Ervin Salianji për veprën penale “Kallzimı I rremë”. kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 të Kodit Penal, e denon me I (nje) vit burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, fillon nga dita që ky vendim merr formë të prerë.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme
Ky vendim gjyqësor është marrë në shqyrtim më datë 26.09.2024 me vendimin nr 3473 çështja të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku në lidhje me të dënuarin është vendosur si vijon:
“Lënien në fuqi të vendimit nr 2900, date 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.” Vendimi është sjellë për ekzekutim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Rezulton se shtetasi Ervin Salianji është deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për pasojë një kopje e urdhrit duhet t’i komunikohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Për sa më sipër, në mbështetje të neneve 462-464 të K.Pr.Penale, si dhe ligjit 79/2020 Par ekzekutimin e vendimeve penale”,
1. Ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë më datë 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, për kryerjen e veprës penale “Kallzimi I rremë” (kryer në bashkëpunim) parashikuar nga neni 305 e 25 të Kodit Penal.
2. Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen:
2.1 I dënuari duhet të vuaj dënimin në masën 1 (një) vit burgim në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në kushtet kur hetimi dhe gjykimi I shtetasit Ervin Bujar Salianji është bërë në gjendje të lirë, ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
3. Ky urdhër t’i njoftohet të dënuarit Ervin Bujar Salianji, mbrojtësit, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (për shkak se I dënuari gëzon statusin e deputetit), si dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
4. Për fillimin dhe përfundimin e ekzekutimit të këtij vendimi penal të njoftohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka nxjerrë urdhërin e ekzekutimit.
TIRANA- Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku ka shtyrë mbledhjen e parashikuar për tu mbajtur ditë...
Salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka postuar së fundmi një reagim të tij para arrestimit të tij i cili pritet të ndodh...
Ervin Salianji TIRANË- Juristët e Partisë Demkratike kanë nisur përgatitjen e një kallëzimi ndaj ish-Ministrit t&eu...
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Kuvend shkresën për deputetin demokrat Ervin Salianjin, i cili u dënua nga Gjyka...
TIRANA- Moderatorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar mbrëmjen e shkuar në nisje të emisionit të sa...
Salianji TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së i ka dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku i kë...
Salianji TIRANË- Një ditë pas vendimit për të lënë në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji...
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i është drejtuar me një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku...
SPAK TIRANË- Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme pë...
Salianji TIRANË- Pas konfirmimit të Gjykatës së Apelit për 1 vit burg për deputetin Ervin Salianjin është hedh...