Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët është shprehur se PD është e hapur për një koalicion me Partinë e Lirisë. Lideri i opozitës tha gjithashtu se Sali Berisha vjen në pushtet me mbështetjen masive të shqiptarëve, natyrisht mbështetja ndërkombëtare siç është CDU. Berisha gjithashtu u shpreh se fitoren e bazon tek vota e shqiptare dhe e ka paralajmëruar me kohë fitoren.
"Ne jemi të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë, negociatat vazhdojnë, por jemi të hapur për koalicion me PL-në dhe Ilir Metën. Kur bëhet koalicion, nuk ka diskutim që ndahen edhe ato vendet e sigurta. Kjo nënkupton atë që thoni ju, por si do jetë e sa do jetë, kjo është çështje negociatash. Sali Berisha vjen në pushtet me mbështetjen masive të shqiptarëve, natyrisht mbështetja ndërkombëtare siç është CDU është një faktor shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin e ardhshëm të saj me qeverinë, por dhe në opozitë kemi pasur bashkëpunim.
Unë e bazoj fitoren tek vota e shqiptare dhe unë e kam paralajmëruar me kohë fitoren, e shoh kudo. Edi Rama është në shuarje. Vini re fushatën e tyre, se si shkon dhe mbush një kriminele, merr nxënësit nga të katër anët e Shqipërisë Ogerta, korba e korrupsionit, merr nxënës nga të 4-anët dhe mbush pallatin e kongreseve. E bën njëlloj si Kim Jong Un i Koresë apo Llukashenko i Bjellorusisë. E bën i tmerr nga fitorja e PD-së. Nuk dua të prononcohem për nivelin. Janë 3 propozim. Një është në rang kombëtar, por sistemi rajonal. Tjetrit është në rang dege dhe i treti është sistemi rajonal, në rang qarku. Cila do të pranohet do vendoset nga forumet e partisë," tha Berisha.
sali berisha
Artikuj te sugjeruar
b.z
POLITIKE
5 Shkurt13:17
Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vota e diasporës është në rrezik. Gjat&eu...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt12:55
"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra, se kë duhet të ftojnë në studio
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama do t...
POLITIKE
5 Shkurt12:38
Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU-së është nxitje për fitoren e PD
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi rëndësinë e ...
b.z
POLITIKE
5 Shkurt12:30
Emigracioni/ Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë për të ecur drejt Perëndimit
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp me gazetarët, u ndal te emigracioni. Berisha u shpreh...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:57
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca ndaj Berishës dhe Malltezit
TIRANA- Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e ...
b.z
POLITIKE
5 Shkurt10:34
KESH padit në GJKKO Gazmend Bardhin për shpifje dhe fyerje
Gazmend Bardhi
TIRANË - Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A. ka paditur kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bard...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:29
“Mbushim ujë me bidona si në Somali!” Rama-komentuesit: Mos shiko gjërat me gjyzlykët e “bretkosave të kënetës”, Shqipëria po merr vlerësime
TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale i cili thotë se nuk ka ujë të ...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:26
Vendimi i Apelit të Posaçëm legjitimoi kontrollet ndaj saj, Ajola Xoxa rekurs në Gjykatën e Lartë
TIRANA- Bashkëshorta e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë kund...