Arma bërthamore, sanksionet dhe Ngushtica e Hormuzit/ Pikat e fshehura nga marrëveshja SHBA-Iran
Donald Trump po e paraqet memorandumin në negociim me Iranin si marrëveshjen që do të garantojë se Teherani nuk do të pajiset kurr...
Donald Trump po e paraqet memorandumin në negociim me Iranin si marrëveshjen që do të garantojë se Teherani nuk do të pajiset kurr...
Dje një grup protestuesish u drejtuan drejt aeroportit të Rinasit. Më pas u artikuluan edhe thirrje për ta zhvendosur protestën drejt S...
Marjana Koçeku njoftoi largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke dalë si deputete e pavarur në Parlament pas protestave ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. N&...
Valona Konstruksion një kompani e cila përfshin një grup firmash, përfshirë “Marina Bay Luxury Resort & Casino” (i...
Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga autoritetet greke në kufirin greko-shqiptar. Sipas raportimeve, gjatë nj&...
Lord Lucan, një aristokrat britanik, u zhduk në vitin 1974 pasi u akuzua se vrau gabimisht dadon e fëmijëve të tij, duke menduar se i...
Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e dhënë më herët për ish presidentin Ilir Meta, lidhur me masën e si...
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Eralbi Breçanin, i cili u ekstradua dy ditë më ...
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në GJKKO, shoqëruar nga avokatja e tij. Ai ndodhet në ...

Për çdo ditë, në dy javët e fundit, Edi Rama ka bërë të pamundurën që të projektojë tek njerëzit përreth, imazhin e një lideri që nuk lëkundet përballë stuhisë. Ai ka zgjedhur të mos tregojë asnjë shenjë pasigurie përballë protestës më të madhe që ka parë vendi në dekada, duke iu kundërvënë protestuesve me një gjuhë gjithnjë e më të ashpër.
I është hakërryer si një i xhindosur masës së njerëzve që marshojnë çdo mbrëmje përballë kryeministrisë me etiketime nga më të rëndat. I ka krahasuar protestuesit me këmishëzinjtë fashistë që marshonin në Italinë e Musolinit; ka thënë se parrulla e protestuesve “Shqipëria e shqiptarëve” i sjell ndërmend koret naziste në rrugët e Berlinit. Revoltën e dhjetëra mijëra qytetarëve e ka shpjeguar si produkt të ndërhyrjeve të jashtme, të fqinjëve xhelozë apo edhe të Iranit; edhe sot ndërsa hidhte dozën e baltës në rrjetet sociale, ai i quajti protestuesit “hajvanë”.
Vetëm se në këtë përpjekje për t’u shfaqur i pathyeshëm dhe i paprekshëm, ra në sy një status në rrjetet sociale që kalon nga sulmet e zakonshme, tek mbrojtja për një akuzë konkrete, për një nen konkret. se ndryshimet që u bënë në vitin 2024, në ligjin për Zonat e Mbrojtura u bënë për t’i hapur rrugë investimit në Nartë.
Në një status të gjatë, Rama shpjegon disa momente të projekteve në Sazan dhe në Zvërnec, por bie në sy fakti se ai merret me detaje konkrete të ligjit që ndryshoi në shkurt të vitit 2024 me një grup deputetësh anonimë.
Sipas Ramës, nuk është e vërtetë që ligji për Zonat e Mbrojtura të jetë ndryshuar për investimin në Nartë, siç është raportuar deri më tani. Ai përpiqet të shpjegojë se zona “Pishë Poro-Nartë” nuk e ka humbur kurrë statusin e saj si “Peizazh i Mbrojtur” dhe se pika 4 e nenit 20 të ligjit nuk është prekur nga ndryshimet e vitit 2024.
Por kjo nuk është e gjithë historia.
Lapsi.al verifikoi ndryshimet e ligjit që u bënë për Zonat e Mbrojtura dhe ajo që kryeministri nuk përmend është se socialistët ndryshuan pothuajse të gjithë pjesën tjetër të nenit 20.
Në ligjin e ri, Peizazhi i Mbrojtur nuk paraqitet më vetëm si një hapësirë që duhet ruajtur, por edhe si një territor që “krijon mundësi për zhvillime bashkëkohore si veprimtari turistike/agroturistike apo veprimtari të tjera ekonomike të qëndrueshme”. Po ashtu është hequr formulimi që fliste për “kufizimin, eliminimin dhe parandalimin” e aktiviteteve të papërshtatshme, ndërsa në vend të tij është shtuar koncepti i “lejimit të ndërhyrjeve urbane, rekreacioni apo ekonomike brenda zonës”.
Ndryshimet nuk mbarojnë këtu. Ligji i ri i vitit 2024 i dha më shumë rol vendimmarrjes së qeverisë dhe Këshillit Kombëtar të Territorit. Në nen janë shtuar dispozitat që “Në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur caktohen veprimtaritë e lejuara dhe të ndaluara” dhe se “Këshilli Kombëtar i Territorit” miraton rregullat për lejet e zhvillimit dhe ndërtimit. Kjo do të thotë se mënyra se si do të zbatohen kufizimet apo lehtësitë për zhvillim brenda zonës së mbrojtur varet më shumë nga vendimet administrative sesa nga vetë teksti i ligjit.
Me fjalë të tjera, statusi formal i mbrojtjes mbetet i njëjtë, por hapësira për zhvillime turistike dhe ekonomike brenda tij bëhet dukshëm më e gjerë.
Natyrisht, mbetet ende për t’u provuar nëse këto ndryshime ligjore janë përdorur realisht për të favorizuar projektin në Zvërnec apo pronarët e tokave ku do të zhvillohet investimi. Kjo është një çështje që kërkon verifikim të mëtejshëm dhe dokumente konkrete, aq më tepër që mes pronarëve që përfituan është edhe Artur Shehun, personazhi i famshëm i botës së krimit që u mor i pandehur nga SPAK pikërisht për aferat me pronat e Zvërnecit.
Por pyetja që lind pas statusit të Ramës është një tjetër. Kujt po i përgjigjet ai sot? Ligji për Zonat e Mbrojtura është miratuar më shumë se dy vite më parë. Ndryshimet kanë qenë publike dhe të votuara në Kuvend. Për një kohë të gjatë, ato nuk prodhuan asnjë nevojë për sqarime kaq të hollësishme nga vetë kryeministri.
Në shpjegimin e papritur që ka dhënë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama flet për lajme të rreme që “kanë lënduar padrejtësisht integritetin e padiskutueshëm moral, ligjor dhe profesional, që shteti dhe administrata shqiptare kanë treguar në të gjithë procesin e trajtimit të këtij investimi”. Megjithatë vetë fakti që kryeministri e ndjeu të nevojshme të japë këtë shpjegim kaq të detajuar, mund të jetë tregues se ndoshta presioni nuk po i vjen vetëm nga sheshi përballë Kryeministrisë, por edhe nga ndonjë verifikim tjetër, që kërkon shpjegime me ligje dhe nene konkrete, jo me ofendimet dhe sharjet e përroit psiqik./Lapsi.al
Nga Kim Mehmeti Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse kështu e zbukuroni Shqipërinë dhe vetëm kështu do ta mposhtni Pi...
Protesta qytetare që prej 15 ditësh po zhvillohet në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. N...
Në kulmin e protestave masive qytetare që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një tjetër goditje politike duket se vjen ng...
Mijëra qytetarë janë mbledhur në ditën e 15-të të protestave masive kundër qeverisë Rama. Qytetarët u mblodh&...
E renditur e para në listë në Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e fundit parlamentare, deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Ko&c...
Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej”, drejt Kryeministrisë. Me thirrje revoltuese ndaj krerëve të p...
Mes polemikave për projektin e Zvërnecit dhe akuzave për mungesë transparence, Rama është detyruar të dalë vetë n&e...
Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë, në mbështetje të protestës që po zhvillo...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar këtë të diel në A2 CNN, komentoi protestat e fundit ku është kërkuar dorë...
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mëngjesin e kësaj të diele drejt Bazelit. Prania e tij në Bazel përkon me zhvillimin e Ar...