Ditën e martë, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të vendosë për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Megjithatë, përpara votimit, ligji i njeh Veliajt të drejtën të dëgjohet nga të zgjedhurit vendorë.
Nënkryetari i Këshillit në Bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti, duke folur për këtë çështje ngre një pikëpyetje politike me jehonë kombëtare: “A do të lejojë qeveria që Veliaj të flasë vetë para se ta heqin?”
Postimi i plotë i Dorian Telitit:
“FJALA E VELIAJ” vs “LEJA E QEVERISË”!
Të martën është dita kur Veliaj pritet të shkarkohet nga detyra nga Këshilli Bashkiak. Ama para shkarkimit, ai ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit.
Opozita jo vetëm që nuk trembet nga ajo fjalë, por kërkon / insiston që Veliaj të jetë aty, ballë për ballë, për t’i thënë atij dhe treguar qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin dhe dëmet që ai i ka shkaktuar Tiranës në 10 vitet e fundit.
Pyetja që sot bën Tirana – dhe gjithë Shqipëria – është e thjeshtë: A do e lejojë qeveria Veliajn të dalë nga burgu për të folur, apo do ta mbajnë mbyllur nga frika se mos i del boja edhe atyre bashkë me të?
Sepse kur ke ndërtuar një regjim mbi propagandë dhe teatër, një fjalë e vetme jashtë skenarit prish gjithë shfaqjen.
Për shkarkimin e Veliaj duhej leja e qeverisë… po për fjalën e Veliaj, a do jepet ndonjë leje?
E marta po vjen...
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
20 Shtator13:44
Rama: ‘Diella’ së shpejti do të ketë fëmijë, do t’i lindë në maternitetin e AI
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ministren e re të Shëndetësisë, Evis Salën, në ambientet e Qendrës Spitalore Univer...
POLITIKE
20 Shtator13:33
Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e mazhorancës, Peleshi thërret konferencën e kryetareve
Java politike do të nisë me tentativën e radhës të kryeparlamentarit për të gjetur gjuhën e përbashkët mes d...
POLITIKE
20 Shtator13:19
A mund të shkarkohet Erion Veliaj? Avokati rendit 3 pika që mund ta penalizojnë kryebashkiakun para Këshillit
Avokati Genc Gjokutaj në Syri TV foli rreth procedurës së ndjekur për shkarkimin e Erion Veliajt. Sipas tij, rasti i tij nuk mund të ...
POLITIKE
20 Shtator13:13
Çuçi mbledh këshilltarët e PS-së të Vlorës. Ja kush është kandidati që do të propozohet për kryetar bashkie
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës Bledi Çuçi, ka zhvilluar të premten një mbledhje me kryesinë e këshillta...
POLITIKE
20 Shtator12:55
Nuk kishin përfituar fonde publike përpara fushatës, KQZ shpërndan 12 mln lekë për partitë e reja si kompensim!
Katër parti të reja të cilat ishin pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kanë përfituar ...
POLITIKE
20 Shtator12:19
Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: I kemi dhënë liri drejtësisë si pushtet i pavarur! Nuk kemi ndërhyrë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor prej vitesh është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Gjatë prezantimit të...
POLITIKE
20 Shtator12:05
Rama sfidon bluzat e bardha: Jeni nazelinj! Do të sjellim mjekë të huaj për të punuar në spitale
Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, janë larguar rreth 1 milionë shqiptarë nga vendi, ku Shqipërisë i &eu...
POLITIKE
20 Shtator11:38
PD: Rama ka përqendruar të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit në një dorë të vetme, në atë të Diellës
Në një deklaratë tpër media, zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli akuzoi k...
POLITIKE
20 Shtator11:09
Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike
Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala në prezantimin e saj në këtë detyrë, bëri premtimin e parë...
POLITIKE
20 Shtator10:25
Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Sjell shembullin rrezatues të shqiptarëve të suksesshëm të botës
Kryeministri Edi Rama po prezanton ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala. Prezantimi i ministres së re bëhet ...