POLITIKE

Nesho sfidon Ballukun: Drejtoju sekretarit Rubio nëse do të dish se përse s’ikën Rama në SHBA

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 18:47
Nesho sfidon Ballukun: Drejtoju sekretarit Rubio nëse do të dish se

Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka sfiduar publikisht zëvendësen e kryeministrit, Belinda Balluku, lidhur me mungesën e Edi Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, diplomati Neshi, i kujtoi zëvendëskryeministres Belinda Balluku të bëjë kujdes, dhe nëse kërkon të dijë detaje mbi mosprezencën e Ramës në OKB, t’i drejtohet Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

‘Mungesa është e rëndë, po e ndjen që po i rreshket këmba, s’ka më bazë ku të qëndrojë. Është një vend që shkojnë të gjithë, po nuk guxon më të shkojë. I bëj sfidë zëvendëskryeministres, të ketë kujdes, nëse ka ndonjë gjë t’i drejtohet Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dh t’i drejtohet nëse shkon Berisha, e përse Rama nuk shkon në këtë moment?’, u shpreh Nesho.

Ish ambasadori u ndal edhe në raportin e DASH, për të cilin tha se ai tregon se ndodhemi në të njëjtën situatë si me Venezuelën, të cilën e ka atakuar si vend të narko-trafikut dhe korrupsionit.

Ai e konsideron rezistencën e Ramës përballë asaj se çfarë flet DASH, me faktin se kryeministri shqiptar është i ‘përkdheluri’ i udheheqësve të BE-së.

‘Autokratët e lyejnë përkrahjen e tyre, gjithë këto shpenzime, bashkëpunimi me kartelet, kanabisi politik...Kemi parë dhe burokratë të nivelit të lartë të Brukselit që nuk flasin për veprimtari të qeverive që janë të zhytur në drogë, kartele, korrupsion.

Raporti i DASH s’lëviz, qëndron aty. Kartelet dhe funksionimi i politikës me krimin e organizuar të kësaj qeverie. Jemi në të njëjtën situatë me Venezuelën. Pse s’po vjen vala këtu. Ka një rezistencë të liderëve perëndimore, për shkak të shërbimeve që Rama u ka bërë vendeve perëndimore, Francës, Italisë. Në diskutimet e KiE, e shikojnë me skepticizëm dhe të papranueshme që Shqipëria të jetë pjesë e BE më 2030.

Shqipëria është bërë eksperiment për veprimtaarinë e agjendave të majta, dhe shoqërie masonike të Soros. Edhe sot Rama vijon të paraqesë idenë e prindit 1 dhe 2, Soros ka bërë eksperiment për përdorimin e drejtësisë si armë për të goditur opozitën dhe për të kthyer një shoqëri që merret me drogë, të ketë pkp e zhvillimit ultraliberal e të mos respektohet familja, feja, vlerat e shoqërisë.

Reziston edhe për një gjë tjetër Rama. Ka ardhur si i përkëdhelur i perëndimit. I kishte dhënë PPP Aleks Sorors nga administrata e sekretarit Blinken. Në arrogancën e tyre këta kanë kaluar çdo vijë të kuqe e limit. Vala e DASH po fokusohet në princip, sepse Shqipëria është në gjithë këto gjera për t’u rreshtuar.

Shumë e turpshme një qeveri që s’dinte të justifikonte një raport, që Balluku foli për 2 standarde për liderin e opozitës dhe DASH. Ka një përgjigje zyrtare nga DASH, ‘në këtë gjë që është gatuar s’do e lejojmë të helmojë miqësinë mes dy popujve tanë’. S’është Berisha që s’shkon, ata e mirëpresin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë