Ish/zv.ministri Shkreli: Në Zvërnec nuk duhet ndërtuar, Palasa një varrezë gjigante
Ish-zv.ministri në qeverinë Rama Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij...
Ish-zv.ministri në qeverinë Rama Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij...
Ishte prej kohësh ndërmjetësi i padiskutueshëm në negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përpara se t&eu...
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Një realitet i hidhur vjen në protestën që po mbahet për ditën e 19. Një protestues tha se fshati i tij nuk kishte ujë. ...
Protesta e ditës së sotme ka marrë një drejtim të ri. Gjatë ditëve të kaluara marshimi ka qenë nga sheshi “Sk...
Ndërkohë që ka nisur mbledhja e qytetarëve për protestën e 19 ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqje e kryemi...
Opozita bojkoton seancën e Kuvendit, në sallë vetëm Shehaj. Mazhoranca bëhet gati për miratimin e amnistisë. Peleshi dy mas...
Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave...
Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një d&e...
Këto ditë, vëmendja globale është përqendruar te një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, Kupa...
Ish-ambasadori Agim Nesho akuzoi ashpër qeverisjen aktuale dhe institucionet e drejtësisë, duke deklaruar se në Shqipëri po funksionon një sistem i kapur që favorizon krimin e organizuar dhe godet në mënyrë selektive. Nesho u shpreh se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi Edi Ramën, të cilin e cilësoi si drejtues të një sistemi që ka lejuar pastrimin e parave dhe lidhjen e politikës me strukturat kriminale. Ai tha se kjo nuk është një dukuri e izoluar, por një skemë e ndërtuar që synon kontrollin e shtetit dhe deformimin e institucioneve.
Duke folur për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Nesho kritikoi ashpër mënyrën e funksionimit të saj, duke pretenduar se institucioni po kufizohet në goditjen e niveleve të ulëta të krimit, ndërsa shmang hetimet ndaj figurave të larta të pushtetit dhe aferave të mëdha korruptive.
Në këtë kontekst, ai iu referua edhe çështjes së njohur si “dosja Aruba”, si dhe rasteve të tjera të përmendura publikisht më herët, duke i cilësuar si shembuj që, sipas tij, tregojnë mungesë veprimi ndaj skandaleve që prekin nivelet e larta të politikës.
Sipas Neshos, kjo qasje po rrit mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe po dëshmon, siç u shpreh ai, nevojën për hetime që shkojnë deri në “thelbin e sistemit”, e jo vetëm te figurat periferike të krimit.
Nesho: Çështja është që në studion tuaj, jo vetëm, por edhe gazetarët investigativë, këto gjëra i kanë thënë shumë kohë përpara. Pra, pika e parë që them është: ky është një monstër dhe fajin duhet ta shohim te sistemi që ka krijuar Edi Rama, i cili, edhe sikur të ishte shefi i mafies botërore, nuk mund t’i bënte një dëm të tillë vendit siç i ka bërë Edi Rama ose organizata e tij.
Domethënë, ky është një monstër i cili, me ndërgjegje të plotë, ka çuar jo vetëm në pastrimin e parave sepse prandaj them që po e relativizon këtë gjë nuk është çështje e liberalizimit të ekonomisë dhe futjes së parave të pista. Këtu është një projekt antikombëtar për ta kthyer Shqipërinë në një narkoshtet. Kemi luftuar për këtë gjë, por jo gjithmonë kemi parë që institucionet të kenë luftuar njëkohësisht për këtë gjë. Edhe këtu e kam për SPAK-un.
SPAK-u tani, nga dita në ditë, nuk matet as me njëzet arrestime, as me njëqind e pesëdhjetë milionë që ka marrë nga krimi i organizuar, por duhet të fokusohet në ato elemente që kanë dalë shumë më përpara. U tha këtu afera e Agaçit me gjeneralin. Ky është një skandal, sepse është njeriu… kur themi Agaçi, themi hijen e kryeministrit. E ka marrë që nga Italia, një avokat i cili dihej për ato punë që bënte dhe, megjithëse ishte kaq i specializuar, në Shqipëri nuk kishte avokatë të tjerë, që duhej ta merrte direkt sekretar të përgjithshëm. Kjo e para.
E dyta, takime të tilla, si përmasat e Arubës, tregojnë që ka një plan dhe strategji kombëtare për ta kthyer vendin në një narkoshtet. Domethënë, nuk janë çështje të rastësishme. Nuk është çështje që i bëri nder një miku për një licencë 300 milionë dollarë, ku ka institucione të tjera që duhet ta japin, por këtu është një strategji e cila kërkon ta kthejë Shqipërinë në një platformë që jo vetëm nuk mund të futet në Bashkimin Evropian, por që t’i shërbejë vetëm krimit të organizuar dhe kryemafiozit që është Edi Rama.
Prandaj mendoj që SPAK-u duhet të ecë shumë përpara. Ne sot jemi në një kohë vërtet shumë interesante, ku rinia dhe qytetaria janë ngritur sepse nuk e durojnë më këtë regjim. Mendoj që ajo që duhet të bëjë në këto momente SPAK-u është të mos merret me ata që denoncojnë, si gazetarët që denoncojnë krimin dhe flasin për faktet, por të merret me thelbin e problemeve. Dhe kjo është vija e kuqe që tregon nëse SPAK-u do të mbijetojë në këtë situatë apo do të jetë pjesë e një tranzicioni që do të mbyllet në Shqipëri.
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë. Nën thirrjet “Rama jepe dorëhe...
Analisti Andi Bushati, deklaroi se protesta popullore ka delegjitimuar Parlamentin, që para saj duket si një vjetërsirë. Bushati ...
Gazetari Enton Qyno i ftuar në ‘Çim Peka Live’, ka bërë publike detaje të tjera, lidhur me qarkullimin e parasë s&eu...
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka ndodhur një debat i tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë “Mundësia&r...
Kanë përfunduar fjalimet para kryeministrisë. Fill pas kësaj qytetarët ashtu sikurse 18 ditët e mëparshme kanë nisur mar...
Bulevardi mbushet plot me ‘flamingo’, shpendët simbol të rezistencës së protestës qytetare që nisi nga projekti pë...
Janë ashpërsuart tonet në fjalimet e protestuesve para Kryeministrisë. Një protestues deklaroi se Rama nuk rrëzohet me fjal...
Një moment emocional ka shënuar protestën qytetare, ku një emigrante shqiptare prej vitesh në diasporë i është drej...
Një qytetar nga protesta po mbahet para Kryeministrisë, deklaroi se Rama është frikësuar. Ai tha se 90% e popullit është me ...
Një mjeke gjinekologe në fjalën e saj para Kryeministrisë ka deklaruar se ajo ka studiuar jashtë, por ka zgjedhur ta ushtrojë prof...