POLITIKE

Neza: Artikulli i ‘Nju Jork Times’ për ‘Diellën’ sinjalizon shpërbërjen e propagandës së financuar

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 19:56
Neza: Artikulli i ‘Nju Jork Times’ për

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon, ka komentuar artikullin e ‘Nju Jork Times’ për platformën ‘Diella’, duke deklaruar se krijuesit e kësaj inteligjence artificiale akuzohen për korrupsion dhe se shkrimi i gazetës amerikane është një sinjal i fortë për rrëzimin e një mekanizmi të ndërtuar mbi propagandë dhe financime.

Sipas Nezës, imazhi ndërkombëtar i kryeministrit Edi Rama gjatë 25 viteve në pushtet është ndërtuar kryesisht përmes propagandës dhe jo përmes ideve apo aksioneve konkrete politike. ‘Propaganda ka qenë perfekte dhe nuk mund t’i hiqet merita në këtë drejtim. Por ajo është lidhur drejtpërdrejt me paranë, me financimin dhe sponsorizimin e artikujve,’ u shpreh ai.

Neza theksoi se artikulli i ‘Nju Jork Times’ tregon se ky model po shpërbëhet, duke nënvizuar se edhe mediat më serioze botërore kanë faqe të financuara përmes reklamave. Ai solli shembuj nga vende të rajonit të Kaspikut, të cilat, pavarësisht niveleve të ulëta të demokracisë dhe shpërndarjes së pabarabartë të GDP-së, promovohen në media ndërkombëtare përmes artikujve pozitivë të sponsorizuar.

‘Ai bën të gjitha përpjekjet dhe e gjithë, e gjithë ajo lavdia e tij ndërkombëtare në këto 25 vite që ka qenë në, në pushtet, po i them lavdia në thonjëza, ndërkombëtare është prodhuar përmes propagandës, nuk është prodhuar përmes ideve as përmes aksioneve të Edi Ramës.

Propagandën e ka pasur perfekt dhe ne nuk mund ta qortojmë në këtë drejtim. Domethënë ka qenë, ka qenë perfekt dhe aq më tepër përgjatë kohës së qeverisjes e ka lidhur propagandën. Përgjatë kohës që ishte në qeveri e ka lidhur propagandën edhe perfeksionin e tij në propagandë e ka lidhur me paranë. E ka lidhur me financimin dhe me sponsorizimin e këtyre artikujve.

Bile doja të thoja që artikulli i Nju Jork Times-it është një shenjë se është, po shpërbëhet kjo, kjo, ky lloj mekanizmi, përmes të cilit mund të financohet media botërore, ato faqet të cilat, se çdo media botërore sado serioze të jetë, ka një faqe e cila prodhohet përmes reklamës.

Ka sa të duash artikuj në media shumë serioze, të mrekullueshëm për vendet e Kaspikut, për shembull, për udhëheqësit e Kaspikut, për ekonominë e tyre, ndërkohë që ata janë pothuajse në të njëjtat nivele të demokracisë apo nivele të zhvillimit, nivele të shpërndarjes së GDP-së njësoj si Shqipëria, dhe në këtë, në këtë kontekst, artikulli i Nju Jork Times-it ka, na jep këtë sinjal.

Në fakt është një sinjal, ne e biseduam pak më përpara këtu, që është një sinjal më i vjetër, nuk është ky sinjali i ri, është më i vjetër. Shumë media serioze e kanë denoncuar korrupsionin në Shqipëri, e kanë, kanë denoncuar lidhjet me krimin e organizuar apo zgjedhjet e manipuluara. Fakti që një kompani kriminale punon ngjitur me ambasadat, do të thotë se qeveria në Shqipëri i ka hequr të gjithë barrierat, të gjithë kufijtë për, për krimin e organizuar.

Edhe aty ku duhet të ketë, edhe aty ku duhet të ketë siguri pak të shtuar për shkak të nevojës ose për shkak të respektimit të imunitetit diplomatik të atyre njerëzve që punojnë atje, sërish aty ka një hapësirë të mirë, krijohet një hapësirë e mirë, e qetë për të punuar edhe krimi i organizuar.

Ndërsa rasti i, i AKSHI-t është një rast superior, domethënë që, që, që e ka lidhur edhe shkrimi i Neë York Times-it, është një rast superior për shkak se ne na tregon jo ëh, rënia e diellit, si të thuash, ose perëndimi i diellit siç e quani ju, na tregon jo thjesht se ka dështuar lufta kundër korrupsionit, por se sa i gjerë është korrupsioni në Shqipëri.

Dhe kur ndiqet për hetim, ta zëmë, një, një ministër, një zëvendëskryeministër, i vjen radha zëvendëskryeministrit tjetër dhe nëse ky zëvendëskryeministër largohet dhe vjen dikush tjetër, sërish të njëjtën histori do të kemi pas një viti, dy vitesh. Çfarë do të thotë kjo? Se nuk janë është sistemi ai që po okupon njerëzit dhe nuk janë njerëzit ata që po opukojnë sistemin në funksion të korrupsionit. Është pikërisht ajo çfarë e ka thënë Rama përpara se të vinte në pushtet në fakt. Është kjo gjë’, u shpreh ndër të tjera, Sami Neza në SYRI TV.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?