POLITIKE

Nga arrestimi, takimi me familjarët deri te akuzat e SPAK/ Meta nga qelia: Nuk ka asnjë provë kundër meje! Po mbahem peng nga trekëndëshi McGonigal – Rama – Dumani!

b.z Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 21:21
Nga arrestimi, takimi me familjarët deri te akuzat e SPAK/ Meta nga qelia:
Ilir Meta

TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë këtë të enjte një intervistë për emisionin “Debat” në A2 CNN. Nga qelia numër 5 aty ku ndodhet i burgosur prej 3 muajsh Meta ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend. Fillimisht Meta rrëfen sesi ka kaluar 3 muajt e arrestit në qeli, teksa thotë se edhe pse tashmë është duke jetuar në 12 metra katrorë ndjehet edhe më i lirë. Ai ngre akuza të forta për mënyrën e arrestimit ndaj tij, të cilin e cilëson si një rrëmbim dhe jo arrestim.

PyetjeZoti Meta, kanë kaluar më shumë se 3 muaj që ndodheni i arrestuar. Së pari si ka kaluar kjo periudhë në izolim për ju?

Meta: Përshëndetje Alba dhe urime për ju dhe stafin tuaj nga qelia Nr.5.
Unë nuk jam arrestuar, por siç e ka parë i gjithë opinioni publik, jam rrëmbyer nga banditë me maska, të paidentifikuar, pa asnjë urdhër – arresti dhe jam futur forcërisht në një makinë me targa private. Pra jam i rrëmbyer publikisht si askush në vendet e Këshillit të Europës apo të NATO-s. Raste të tillla sigurisht ka patur në Bjellorusi, ku para pak ditësh, Lukashenko “triumfoi" për një mandat të 7 rradhazi duke “garuar” me disa kandidatë kukulla tip 0.99 si këto partiçkat “opozitare" që krijon e rikrijon “Rilindja" këtu në çdo prag zgjedhjesh.

Edhe këtu meqënëse uzurpatori i gjithë pushteteve kërkon të “fitojë” një mandat të katërt duke garuar me 0.99 e tij, urdhëroi rrëmbimin tim kriminal, siç urdhëroi arrestimin e z. Berisha para 14 muajve e së fundi edhe këtë masën absurde për paraqitjen e tij në SPAK-un që ka mbyllur hetimet.

Siç ka urdhëruar edhe burgosjen politike të Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, siç ka urdhëruar përndjekjen e Kryetarit të PR, z. Mediu, në kundërshtim me çdo parim të shtetit të së drejtës, siç ka urdhëruar publikisht dy ditë para zgjedhjeve vendore rrëmbimin e z. Fredi Beleri, e kështu me rradhë.
Unë vërtet jam i izoluar në mënyrë ekstreme dhe po kështu jetoj në 12 metra katrorë qeli, por ndjehem edhe më i lirë se më parë e po kështu plot besim se e drejta dhe e vërteta do të triumfojë mbi padrejtësinë e Ramaformës që kërkon mandat të përjetshëm duke asgjesuar pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira, për të garantuar pandëshkueshmërinë e “Kryetarit të Organizatës" dhe Narkoregjimit.

I pyetur në lidhje me kontaktet me familjarët dhe bashkëpunëtorët e PL, Meta është shprehur se takohet vetëm një herë në javë me familjarët si të gjithë të paraburgosurit e tjerë. Meta më tej hedh akuza se është duke u mbajtur peng në burg sipas tij nga “Trekëndëshi i Nevadës”, McGonigal – Rama – Dumani, të cilët sipas Metës duan të asgjesojnë totalisht pluralizmin politik edhe sovranitetin e popullit shqiptar.

Pyetje - A kanë qënë të vështira kontaktet me familjarët dhe bashkëpunëtorët në PL?

Meta: Unë takohem vetëm një herë në javë me familjarët e mi si të gjithë të paraburgosurit e tjerë dhe s’kam asnjë ankesë në këtë drejtim. Por sigurisht që unë jam rrëmbyer këtu për të m’u pamundësuar ekstremisht mundësia e takimeve apo komunikimeve me bashkëpunëtorët e mi dhe të gjithë anëtarët e simpatizantët e Partisë së Lirisë.
Po kështu për të m’u pamundësuar edhe komunikimi i drejtpërdrejtë me ju dhe të gjithë gazetarët, analistët dhe qytetarët.
Unë jam “syrgjynosur” këtu për të m’u pamundësuar jo vetëm mbrojtja në publik ndaj të gjitha pseudoakuzave, por mbi të gjitha për të shpalosur programin e mrekullueshëm dhe konkret të Partisë së Lirisë të 5 prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus.

Unë jam duke u mbajtur peng këtu sepse “Trekëndëshi i Nevadës”, McGonigal – Rama – Dumani, duan të asgjesojnë totalisht bashkë me pluralizmin politik edhe sovranitetin e popullit shqiptar dhe çdo interes kombëtar të tij duke sorosifikuar cdo institucion të Shtetit dhe cdo qelizë të shoqërisë, përfshirë edhe shpërbërjen e familjes.

I pyetur më tej nëse ka detaje të reja për dosjen dhe akuzat që SPAK ka ngritur ndaj Metës, presidenti i PL është shprehur se nuk ka asnjë provë apo fakt penal që ka të bëjë me të gjatë 32 viteve të shërbimit publik. Sipas Metës nuk ekziston asnjë shkresë apo akt zyrtar nga ai që ka dëmtuar një qindarkë buxhetin e shtetit apo që ka shkelur ligjin. Meta ngre akuza se urdhëri për ndalimin e tij është i komanduar nga Rama.

Pyetje:  Pas marjes në pyetje disa here kur ishit në Liri, jeni marrë në pyetje edhe njëherë nga prokurorët e Spak pas arrestimit. A ka detaje të reja për dosjen dhe akuzat që Spak ka ngritur mbi ju?

Meta: Nuk ka asnjë provë apo fakt penal që ka të bëjë me Ilir Metën gjatë 32 viteve të shërbimit publik.
Nuk ekziston asnjë shkresë apo akt zyrtar nga Ilir Meta që ka dëmtuar një qindarkë buxhetin e shtetit apo që ka shkelur ligjin.
Ndërkohë që janë të shumta shkeljet e ligjit dhe favorizimet e paligjshme që uzurpatori i gjithë pushteteve ka kryer me firmën e tij, të cilat SPAK ka tmerr ti shikojë e jo më t'i hetojë.
Mjafton firma e tij për t'i dhënë bonusin kompanisë që ende nuk ishte krijuar, për të qenë i pandehur e jashtë zyrës së Kryeministrit.

Përveç 17 vendimeve të Qeverisë të miratuara brenda ditës për inceneratorët ndërkohë që ishte paralajmëruar me shkresë zyrtare nga Drejtori i tij i Prokurimeve se procedura ishte e paligjshme. Dhe dhjetra raste të tjera.
Dëshmia e fundit e ish – Zv. Kryeministrit Ahmetaj se ishte ky Kryetari i Organizatës ( Rama) që në 2017 e detyroi Kryebashkiakun Veliaj të uzurponte kompetencën ligjore të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe me firmën e tij t'i hapte rrugën inceneratorit që nuk ekziston, është dëshmia më e fortë publike se përse SPAK-u dhe Dumani u bënë 5 vite që nga krijimi i SPAK-ut që nuk e shohin këtë shkresë të paligjshme dhe me pasoja shumë të rënda financiare.

Sepse ajo është “de jure” firma e Veliajt por “de fakto” firma e Ramës, ndaj SPAK- u mbyll sytë para “krokodilit” dhe gjurmon me regji “Harabelin” se te ky i fundit nuk cënohet padroni i Dumanit, Edi Rama.
Mos harroni edhe porosinë që i kishte dhënë Rama Veliajt, që bëje këtë pa e marrë vesh LSI.
Sepse LSI kishte 12 Këshilltarë në Bashkinë e Tiranës dhe Kryetarin e Këshillit ndaj edhe u shmang paligjshmërisht Këshilli.
Në thirrjen e fundit nga SPAK jam ripyetur për çështjen e lobimeve të cilën e kam shteruar publikisht me kohë se unë as kam firmosur për pagesa dhe as kam autorizuar njeri të bëjë veprime të paligjshme.

Po kështu çdo vendim është marrë në Kryesinë e LSI për lobimet për atë kohë që unë kam qenë Kryetar i saj.
Po kështu, siç e dini ju, askush nuk është dënuar në SHBA për veprime të paligjshme për llogari apo interes të Ilir Metës.
Ndërsa për Edi Ramën janë dënuar të paktën dy persona.

I pari Bilali që e mori Edi Ramën si gruan e tij për t'i bërë foto të paligjshme me Presidentin Obama dhe i dyti i ditur nga e gjithë bota, ish – drejtori i FBI, Charles McGonigal, i cili po vuan dënimin pasi pranoi fajin dhe bëri marrëveshjen.
Por ndërsa i korruptuari po vuan dënimin atje, korruptuesi i tij këtej vazhdon të lavdërojë krijesën e tij SPAK–un që e ka mbyllur në kasafortë këtë dosje ku ka edhe plot McGonigalë të tjerë.

ilir meta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan