Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Një ditë më parë, eksponentë të opozitës ndaluan dy automjete në Maqellarë të Dibrës. Në makinën e parë gjendej Blendi Klosi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ndërsa në makinën e dytë udhëtonte biznesmeni Fiqiri Pali, të cilit iu gjendën 4500 dollarë, 1 mijë paund dhe 3500 litra tollona nafte.
Fiqiri Pali nuk është një biznesmen i panjohur. Ai është pronari i kompanisë Sireta 2F, një nga përfitueset më të mëdhenj të fondeve publike nga qeveria e Edi Ramës. Por biznesmeni, që ndryshe njihet edhe si Çil Pali, nuk është i panjohur as për regjistrat penalë të vendit.
Në vitin 2007, Pali u arrestua për korrupsion në tenderin me objekt rikonstruksionin e godinës se Ministrisë së Punës. Për tenderin me vlerë 400 mijë euro, zoti Pali u kishte premtuar dy zyrtarëve të komisionit të tenderit rryshfet në masën 10 për qind të vlerës së kontratës.
Vitet kaluan, por Palit nuk i ka ikur vesi për të shkelur ligjin. Aktualisht kompania e tij Sireta 2F është e përjashtuar nga tenderat për mashtrim me dokumentacionin. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të vitit 2017 të Bashkisë së Përrenjasit.
Në tenderin me vlerë 680 mijë euro për ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës nacionale, kompania Sireta dorëzoi dokumentacion të rremë duke mashtruar komisionin. Për këtë arsye Agjencia e Prokurimeve Publike vendosi përjashtimin e kompanisë për një vit e gjysmë nga pjesmarrja në tenderat publike.
Zoti Pali filloi manovrat nëpër gjykata për ta rrëzuar vendimin. Por pas një procesi disa vjeçare, pak kohë më parë Gjykata Administrative e Apelit e konfirmoi vendimin e APP duke e ndaluar kompaninë të marrë pjesë në tendera publikë deri në fund të vitit 2026.
Por Çil Pali nuk është biznesmeni i vetëm që Edi Rama ka lëshuar rrugëve për të blerë vota. Po një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi denoncoi publikisht se biznesmeni Lul Morina ishte duke blerë vota për qeverinë në Fier.
“Terroristët elektoralë që mendojnë se do të blejnë dinjitetin e qytetarëve në Frakull dhe Dërmenas me paratë e korrupsionit dhe paratë e pista të Ceno Klosit, Darling Hoxhës dhe Lul Morinës i siguroj që do të dështojnë me sukses të plotë”, denoncoi Bardhi.
Morina, biznesmeni me tre emra, që përveç Lulzim njihet ndryshe edhe si Julian apo Lul, është një tjetër klient i qeverisë së Edi Ramës duke qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të lejeve të ndërtimit në bregdetin e Jugut.
Pak muaj më parë, ai doli publikisht në mbështetje të Edi Ramës, nga studiot e televizionit Top Channel, ku deklaroi se është fat i madh për shqiptarët që kanë kryeministër Edi Ramën.
Megjithatë edhe zoti Morina nuk është një emër i panjohur për regjistrat penalë. Ai është denoncuar publikisht si i dënuar në Itali për trafik. Ndërsa në Shqipëri, biznesmeni i shpëtoi arrestimit, pasi kishte ndërtuar një pallat 10 katësh pa lejë në zonën e Liqenit.
Ndërkohë, së fundmi, biznesmeni është thirrur në SPAK pasi është përfshirë në disa transferta të dyshimta me vlera të mëdha me familjen e ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Këta janë biznesmenët e denoncuar se po enden rrugëve të Shqipërisë me dëngje parash për të blerë vota për qeverinë. Por në sytë e tyre, ky është thjesht një investim. Blejnë votat sot, që të vazhdojnë të vjedhin tenderat dhe tokat e bregdetit nesër./ Kapitali.al
pamjet e postuara nga noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar në rrjetet e tij sociale një rast që s...
foto ilustruese VLORË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi i ka dërguar kërk...
foto ilustruese TIRANË- Në Bienalen e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Shqipëria paraqitet me ...
sali berisha SHBA- Një kundërshtar i hapur i megadonatorit hungarezo-amerikan George Soros më në fund mund të vizitoj&eu...
tom doshi TIRANË- Partia Socialdemokrate ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme takimin përmbyllës të fushatës elektorale për ...
TIRANË- Strategu i fushatës së PD-ASHM, Chris LaCivita, deklaroi se sulmet ndaj tij janë një përpjekje e Kryeministrit Edi ...
TIRANË- Pak përpara nisjes së tubimit të fushatës përmbyllëse të Partisë Socialiste, Policia ka shoq&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk prano të japë një përgjigje sa i takon numrit të mandateve që mund...
TIRANA- Strategu i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivitia tha sot se ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka pr...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar takimin e fundit të kësaj fushate elektorale si të jashtëzako...