Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar seanca plenare maratonë prej 16 orësh, ku pjesën më të madhe të kësaj kohe e zënë raportimet e punës për 2023 nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend. Seanca startoi në 10:30 dhe që në nisje nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe zëvendëskryetares së Kuvendit që drejtonte seancën, Ermonela Felajt.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi mocion me debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi. Bardhi tha se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë atë që ai e cilësoi skandal për një vend kandidat në Bashkimin Europian. Gjithashtu ai tha më tej se duhet që opozita të dijë se përse ligji për tregtinë e armëve po kalon në një kohë të shpejtë.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela nisi i pari raportimet për punën në 2023 në Kuvend para deputetëve. Çela theksoi si problematikë vakancat e prokurorëve, të cilët përballen edhe me ngarkesë të shtuar. Lidhur me çështjen e kriminalitetit, prokurori u shpreh se qarku me nivelin më të lartë është Vlora, ndërsa me më të ulëtin është Dibra. Ai tha se evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara.
Raportimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin dhe më pas seanca e pyetjeve dhe përgjigjeve me deputetët e opozitës dhe mazhorancës ndezi sërish debatet e ashpra në Kuvend. Dumani u pyet nga opozita lidhur me çështjet më të nxehta të aferave dhe skandaleve që janë nën hetim. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh Dumanit, duke i kërkuar që të mbyll sa me shpejt dosjen Xibraka, ndërsa kjo u mohua nga Dumani. Ky i fundit u pyet edhe lidhur me hetimet dhe inceneratorët, çështjen e pronave të ushtrisë dhe procesin gjyqësor të Berishës, ku deputetët opozitarë akuzuan kryeprokurorin e SPAK se po e trajton çështjen me dy standarde. Në Kuvend kanë raportuar gjithashtu edhe kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.
Pas përfundimit të raportimit të tyre, ata kanë lënë seancën plenare, e cila ka vazhduar me debate sërish mes deputetëve dhe ministrave që morën fjalën në seancë. Deputetja e PD Albana Vokshi tha se ata nuk duhej të largoheshin pa dëgjuar dhe opozitën, ndërsa shtoi se dëgjuan vetëm rezolutat.
Pas fjalës së parë të mbajtur në foltore dhe pas fjalës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla, deputeti Flamur Noka ka kërkuar të rimarë fjalën e tij në foltore por hasi në kundërshtinë e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj. Kjo e fundit i tha deputetit se çështja e teknikaliteteve ishte përcaktuar nga kryetarja dhe se ai tashmë duhej të merrte fjalën vetëm për procedurë dhe jo për replikë. Kjo ka bërë që deputeti të afrohet pranë vendit të kryetarit të vendit dhe garda të mbërrijë brenda në sallë. Si për të mbështur Nokën, edhe deputetët e tjerë të opozitës u afruan pranë foltores.
Pas përplasjeve, Felaj ka bërë me dije se sipas rregullores së Kuvendit se disa deputetë të opozitës kanë marrë masë disiplinore. Felaj tha se kjo masë, me vërejtje, vlente për deputeten Dhurata Çupi, Ina Zhupa, Simir Koreshi, Edmond Spaho, dhe përe deputetin Çela. Gjithashtu deputetit Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi iu hoqi të drejtën për të folur në pjesën e mbetur të seancës. Sipas Felajt kjo masë u mor pasi kanë ndërhyrë gjatë gjithë kohër kur po fliste ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kanë cënuar deri dhe nderin dhe dinjitetin e një kolegu. Seanca i mbylli punimet rreth orës 02:00.
fredi beleri ATHINË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në Ahtinë nga ku sot do të nis...
Dashnor Sula TIRANA- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka marrë fjalën në kuvend sonte pas raportimit të drejtuesve të drejt&eum...
Toni Gogu TIRANA- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, tha se sjellja e opozitës sot teksa raportuan inst...
Ina Zhupa TIRANA- Deputeja e PD Ina Zhupa ka mbajtur fjalën në Kuvend pas raportimit të drejtuesve të institucioneve të drej...
TIRANA- Kreu i komisionit të Posaçëm Antikorrupsion Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ka kritikuar k...
TIRANA- Deputeti Saimir Koreshi ka marë fjalën e tij në Kuvend pas raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësi...
TIRANA- Nënkryetarja e paralamentit, Ermonela Felaj ka bërë me dije se sipas rregullores së Kuvendit, lexoi masën disiplinore pë...
TIRANA- Deputetja e PD Albana Vokshi tha sot pas raportimit të krerëve të institucionave të drejtësisë se ata nuk duhej të ...
TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu drejtua opozitës në Kuvend pas raportimit të krerëve të institucioneve t&e...
Fatmir Xhafaj TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka komentuar sulmet e opozitës ndaj SPAK në seancën e sotme p...