POLITIKE

Nis fushata e zgjedhjeve parlamentare 2025, çfarë u pa nga "starti" i partive kryesore

M.B. Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 22:53

Nis fushata e zgjedhjeve parlamentare 2025, çfarë u pa nga

TIRANA- Partia Demokratike në opozitë dhe koalicioni i saj i “Shqipërisë Madhështore” nisi fushatën në sheshin Nënë Tereza të premten në mbrëmje, me shumë flamuj amerikanë dhe me një strateg nga SHBA, ndërsa udhëheqësi tetëdhjetëvjeçar Sali Berisha, i sanksionuar për korrupsion madhor nga administrata Biden, shpalli objektivin për t’u bërë kryeministër. Nëse fiton, kjo do të jetë hera e tretë që ky personalisht merr pushtetin.

Pothuajse në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë duke kërkuar, para së gjithash mbështetjen e grave. Hapja zyrtare e fushatës për socialistët u bë në Sheshin Skënderbej të shtunën në mesditë, ku udhëheqësit e qarqeve premtuan njëri pas tjetrit rezultate në mandate edhe më të mëdha nga sa PS pati fituar në zgjedhjet e vitit 2021.

Të dyja partitë kryesore në vend, PS dhe PD, kanë qeverisur vendin përgjatë tre dekadave e gjysmë, në të cilat, që të dyja janë përballur, në nivele të ndryshme, me skandale të njëpasnjëshme korruptive. Ato kanë favorizuar njëra-tjetrën me disa marrëveshje që kanë fuqizuar udhëheqësit përkatës dhe kanë penguar zhvillimin e forcave të reja politike, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit pritet të përballen, si rrallëherë, jo aq shumë me njëra-tjetrën se sa me vetveten dhe skandalet e njëpasnjëshme korruptive.

Berisha, i cili ka qeverisur vendin si president në periudhën 1992-1997 dhe pastaj si kryeministër në periudhën 2005-2013, është aktualisht në gjykim i akuzuar për korrupsion. Ai deklarohet i pafajshëm dhe pretendon se prokurorët dhe gjyqtarët janë të motivuar politikisht për të ngritur akuza kundër tij.

Rama, i cili ka qenë kryebashkiak i Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011 dhe kryeministër nga viti 2013 deri më sot, kërkon mandatin e katërt radhazi, mandat që, nëse do ta fitojë, do ta bëjë atë udhëheqësin e dytë më jetëgjatë të shtetit shqiptar pas Enver Hoxhës, duke ia kaluar pushtetit katërmbëdhjetëvjeçar të Ahmet Zogut si president dhe mbret.

Dy partitë e mëdha garojnë me numrin 1, Shqipëria Madhështore, dhe numrin 5, Partia Socialiste në fletën e votimit.

Si edhe në të shkuarën, Berisha po garon me premtim për taksa të ulëta dhe pensione të larta apo minimum jetik në masën 200 euro. ndërsa Rama premton ujë 24 orë, 200 euro si dhe pretendon, pa dhënë prova, se një votë kundër tij do të mbyllë derën e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Tre grupime politike të dala në një mënyrë apo një tjetër nga Partia Demokratike garojnë në zgjedhjet e 11 majit, krahas disa partive të tjera, të cilat, garojnë për herë të parë dhe që këto zgjedhje, për shkak të konsumimit të partive të mëdha nga skandalet korruptive, duket se kanë shanse më të mëdha se sa parti të tjera të vogla në të shkuarën, qoftë për të fituar mandate, qoftë për të sfiduar pushtetin duopolist të PD-së dhe PS-së.

Mes grupimeve të ndara nga Partia Demokratike në opozitë, partia Mundësia e biznesmenit Agron Shehaj synon të fitojë mandate, pasi kryetari dhe financuesi i saj duket se ka hedhur nga xhepi i tij personal një shumë parash jo të pakonsiderueshme. Shehaj nuk ka deklaruar se sa para ka hedhur por ka argumentuar se metoda e tij e të bërit politikë është më e ndershme se sa financimet me burime të panjohura të disa partive të tjera. Mundësia garon me një platformë të qendrës së djathtë.

Lëvizja Bashkë, një parti politike e majtë, e cila garon për herë të parë në zgjedhje parlamentare, e hapi fushatën e saj në qytetin e Fierit. Aktivistët e saj po përpiqen të demonstrojnë se është e mundur të bëhet fushatë me shpenzime të ulëta, duke qakulluar nëpër rrugët e qytetit me pankarta të bartura nëpër biçikleta. Lëvizja Bashkë mban numrin 2 në fletën e votimit.

Nisma Shqipëria Bëhet është një koalicion i përbërë nga partia Nisma Thurrje, e cila ka garuar edhe në zgjedhjet e vitit 2021, dhe partisë Shqipëria Bëhet, e cila garon për herë të parë. Nisma Thurrje prezantohet si një parti centriste ndërsa Shqipëria Bëhet e ka prezantuar veten si një lëvizje proteste kundër partive të vjetra. Kjo forcë politike mban numrin 6 në fletën e votimit.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe një numër mbështetësish kryesisht të shkëputur nga Partia Demokratike garojnë me logon Koalicioni Euroatlantik. Koalicioni Euroatlantik mban numrin 4 në fletën e votimit.

Një grup tjetër i shkëputur nga Partia Demokratike ka hyrë në garë me koalicionin Djathtas për Zhvillim dhe udhëheqësit e saj janë Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibej, që të dy garues në listat e hapura. Kjo forcë mban numrin 9 në fletën e votimit.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, biznesmenit të sanksionuar nga administrata e parë e presidentit aktual Donald Trump, mban numrin 11 në fletën e votimit.

Tre forca të tjera politike garojnë, Lëvizja Atdheu në numrin 3, Aleanca Kombëtare Shqiptare në numrin 7 dhe Aleanca Demokracia e Re në numrin 8.

Në 11 maj shqiptarët do të mund të votojnë për një parti apo koalicion ndërsa mundet gjithashtu të pëlqejnë një nga kandidatët e listave të hapura të partisë përkatëse. Votimi për një parti dhe kandidatin e një partie tjetër e bën votën të pavlefshme.

Rreth dy të tretat e parlamentit të ardhshëm pritet të dalin nga listat e mbyllura të kandidatëve të përcaktuara kryesisht nga kryetarët përkatës të partive të mëdha ndërsa rreth një e treta është në garë për listat e hapura./ BIRN

ps pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan