POLITIKE

Nis protesta e PD, Rajmonda Bulku: Të mos e braktisin këtë vend të bekuar! Mos të kemi frikë, si në '91

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 18:51
Nis protesta e PD, Rajmonda Bulku: Të mos e braktisin këtë vend

Pak momente më parë ka protesta kombëtare e radhës e Partia Demokratike e Shqipërisë, ku mbështetës dhe simpatizantë nga e gjithë vendi janë mbledhur për të shprehur qëndrimet e tyre politike dhe qytetare.


Tubimi u hap me fjalime nga përfaqësues të ndryshëm, ndërsa në podium u ngjit edhe aktorja e njohur Rajmonda Bulku, e cila solli një mesazh emocional dhe kujtoi një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit.

“Ju falënderoj që sot doni një fjalë edhe nga unë, të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, kur ne ishim të gjithë të bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë. Me ta, nuk patëm frikë. Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet harruar se kishte Partinë Komuniste në krye,” u shpreh Bulku.


Ajo theksoi se fryma e asaj kohe ishte bashkimi dhe guximi për të përballuar një sistem që, sipas saj, kishte mohuar liritë për shumë vite. “Kishim një frymë të gjithë bashkë, hoqëm frikën dhe morëm guximin tonë sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin që na kishte zaptuar dhe marrë lirinë tonë për shumë vite,” vijoi ajo.

Në fjalën e saj, Bulku bëri thirrje që ajo frymë e vitit 1991 të rikthehet edhe sot, me synimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin. “Dua të kujtoj atë frymë që ta sjellim këtu sot, atë dëshirë për të jetuar bukur në Shqipërinë tonë të bukur dhe ta bëjmë për jetët tona, fëmijët e nipërit tanë, të jetojnë më mirë në vendin e tyre sepse u takon. Të mos e braktisin këtë vend të bekuar. Zoti e ka bekuar Shqipërinë dhe bekoftë edhe shqiptarët,” përfundoi ajo.


Protesta vijon me pjesëmarrje të gjerë dhe me mesazhe që theksojnë nevojën për ndryshim, bashkim dhe angazhim qytetar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?