
Në një postim në rrjetet sociale, avokati Ermal Yzeiraj ka shpërndarë një reagim publik të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ngre pretendime për dy standarde të ndryshme të zbatuara ndaj tij brenda GJKKO-së. Beqaj thotë se në dy procese të ndryshme gjyqësore, të zhvilluara më 20 dhe 21 maj, është trajtuar në mënyra të kundërta sa i përket qëndrimit në kafazin e sigurisë apo pranë avokatit të tij. Sipas tij, kjo situatë tregon mungesë të një vlerësimi individual të rrezikshmërisë dhe krijon një absurditet ku, siç shprehet vetë, del “gjysmë i rrezikshëm dhe gjysmë i parrezikshëm”.
Deklarata e plotë
Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:
________________________________________
Gjysmë i (pa)rrezikshëm
Më 20 dhe 21 maj 2026, në dy procese të ndryshme në GJKKO, unë, Ilir Beqaj, u trajtova në dy mënyra krejt të kundërta.
Në procesin A, çështja “SASPAC”, ku kam masën “arrest me burg”, seanca zhvillohej me dyer të mbyllura. Kërkova ta ndiqja gjykimin pranë avokatit tim dhe jo nga kafazi i sigurisë. Gjykata tha se kjo ishte kompetencë e administratës së burgjeve. Administrata refuzoi, duke u mbështetur në një praktikë të unifikuar për të gjithë të paraburgosurit.
Në procesin B, çështja e instrumenteve kirurgjikale, ku kam vetëm masën “detyrim paraqitjeje”, kërkova të qëndroja pranë avokatit tim. Këtë herë, gjykata urdhëroi administratën e burgjeve të ma mundësonte qëndrimin në sallë dhe urdhri u zbatua.
Këtu qëndron absurdi.
Paraburgimi lidhet me mbarëvajtjen e hetimeve dhe rrezikun procedural. Ndërsa vendosja në kafazin e sigurisë lidhet me sigurinë në sallën e gjyqit dhe duhet të bazohet në një vlerësim individual të rrezikshmërisë.
Megjithatë, administrata e burgjeve pranoi vetë se zbaton një praktikë të njëjtë për çdo të paraburgosur, pa analizë konkrete për rastin individual.
Kështu:
- në procesin A, me dyer të mbyllura dhe pa publik, u vendosa në kafazin e sigurisë;
- në procesin B, me seancë të hapur, u lejova të qëndroja pranë avokatit tim.
Nëse shqetësimi lidhej me publikun apo rendin në sallë, logjika do të kërkonte të kundërtën.
Në procesin A, më 20 maj, e mërkurë, u konsiderova rrezik që duhej izoluar.
Në procesin B, më 21 maj, e enjte, qëndrova pranë avokatit tim pa asnjë incident:
- nuk ika;
- nuk ndikova mbi prova apo dëshmitarë;
- nuk cenova rendin;
- nuk krijova problem sigurie.
Kjo tregon se ekzistonte një mënyrë më pak kufizuese për garantimin e sigurisë.
Unë jam i njëjti person që, në dy procedime penale të ndryshme, jam:
- i akuzuar nga i njëjti SPAK;
- i gjykuar nga e njëjta GJKKO;
- i shoqëruar nga e njëjta administratë burgjesh.
Megjithatë:
- të mërkurën u vlerësova “i rrezikshëm”;
- të enjten rezultova “i parrezikshëm”.
Brenda së njëjtës gjykatë u zbatuan dy standarde të ndryshme:
- një trupë gjykuese ia la vendimin administratës së burgjeve;
- një tjetër mori vetë vendimin dhe urdhëroi administratën.
Në një rast, administrata e burgjeve refuzoi kërkesën time pa vlerësim individual; në tjetrin, e zbatoi urdhrin e gjykatës pa problem.
Prandaj, në mungesë të një shpjegimi logjik apo ligjor, mbetet vetëm një përfundim komik.
Unë, Ilir Beqaj:
- qenkam i rrezikshëm në ditët e javës që e kanë gërmën “r” në emrin e tyre (“e mërkurë”) dhe i parrezikshëm në ditët e javës që nuk e kanë gërmën “r” në emrin e tyre (“e enjte”); ose
- qenkam i rrezikshëm në datat me numër çift të muajit (20 maj) dhe i parrezikshëm në datat me numër tek të muajit (21 maj).
Pra, qenkam gjysmë i rrezikshëm dhe gjysmë i parrezikshëm.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Maj15:08
Berisha: IBAR rrëzoi mashtrimet e Ramës, përfaqësuesit e BE e panë realitetin në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës, duke u shprehur se, ai po mashtron shqiptar&...
POLITIKE
24 Maj14:24
Berisha pas konfirmimit si kryetar i PD-së: Demokratët dje mposhtën narko-mafian!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas rizgjedhjes si kryetar, ku fokusin e vuri tek 40 mijë votat e demokratëve q&...
POLITIKE
24 Maj14:16
Tabaku: Pengesa e integrimit nuk janë standardet e BE, por korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin në Shqipëri
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se pengesa kryesore e Shqipërisë nuk janë standardet e Bashkimit Europian, por ...
POLITIKE
24 Maj10:32
“Molotovarët hodhën jargë urrejtjesh politike”, Bardhi i kthehet Ramës: E vetmja pengese drejt BE, kryeministri me te korruptuarit e tij
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë ...
POLITIKE
24 Maj10:31
“Asgjë s’e ndal rrugën drejt BE, më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare”, Rama ironizon opozitën: Molotovarët hodhën jargë urrejtjesh politike
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj në Tiranë. Ai sulmoi opozitën, sa i takon skepticizmit t&...
POLITIKE
24 Maj08:06
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, ministri Hoxha: E papranueshme! Thirret ambasadori rus
Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet e fundit me raketa balistike dhe dronë të ndërmarra nga Rusia ndaj objektivave civile në Uk...
POLITIKE
23 Maj22:01
Berisha-demokratëve: Me votën tuaj keni lënë pa gjumë organizatën kriminale dhe kreun e saj
Pasi ka falënderuar të gjithë demokratët për votën e tyre në rikonfirmimin në krye të PD, kryedemokrati Sali Berish...
POLITIKE
23 Maj21:39
Referendumi/ Berisha rikonfirmohet në krye të PD, me 37 341 vota pro
Lideri i PD Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike, me 37 341 vota pro.
“Përmes një procesit t...
POLITIKE
23 Maj21:33
Berisha në garë me veten, Bozdo: PD ka vendosur standard të ri votimi!
Deputeti demokrat, Eno Bozdo, ka folur mbi procesin e votimit të zhvilluar në Partinë Demokratike, për kreun e kësaj force politike, ku...
POLITIKE
23 Maj20:41
Referendumi për rikonfirmimin e Berishës në krye të PD, mbyllet procesi i votimit
Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit në referendumin për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Procesi isht...