Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANA- Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores së madatit në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur në një nga përballje të ngushtë me Blerina Gjylametin. Xhaçka shpreh falënderimet për qytetarët që e mbështetën me votë, për strukturat e PS-së që punuan për fitoren dhe për të gjithë kolegët.
Ajo thotë gara ishte e vështirë dhe e mbushur me emocione, por thekson se qëllimi përbashkues ishte suksesi i Partisë Socialiste dhe projektit të saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu Xhaçka thotë se ishte një garë e vështirë sepse në fund ishte një garë mes kolegësh e miqsh, ku mandatet shpesh u ndanë për pak vota.
Reagimi i Olta Xhaçkës:
Ju falënderoj nga zemra të gjithëve, kudo që jeni — nga Tirana në Kavajë, nga Vora në Kamëz e Rrogozhinë, nga Greqia në Itali, nga Gjermania në Angli, nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Faleminderit për mbështetjen tuaj, për fjalët e mira, për besimin që më keni dhënë!
Një falënderim të vecantë për çdo qytetar të Njësisë 2, për çdo votues e për çdo anëtar të ekipit të Partisë Socialiste: burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat që punuan me përkushtim, natë e ditë, për ta bërë të mundur fitoren e Partisë Socialiste.
Faleminderit edhe kandidatëve të tjerë në garë, veçanërisht deputetit të kësaj zone, Arben Pëllumbi — të cilin e dua shumë dhe e vlerësoj thellësisht si njeri dhe si kontribues të palodhur të kësaj familjeje politike.
Mirënjohje pafund kryetarëve, Eltonit dhe Sonilës, shtabeve elektorale, komisionerëve, numëruesve, vezhguesve e shumëkujt të angazhuar në këtë garë elektorale, për punën tuaj të jashtëzakonshme!
Jam shumë e përulur përpara këtij besimi dhe përgjegjësisë që më keni ngarkuar me votën tuaj.
Ju garantoj se nuk do ta zhgënjej këtë besim! Do të punoj me të gjitha forcat për të përmbushur pritshmëritë tuaja dhe për të çuar përpara interesat e kësaj zone, kësaj partie dhe vendit tonë.
Nuk dua ta fsheh që kjo ishte një garë e vështirë sepse në fund ishte një garë mes kolegësh e miqsh, ku mandatet shpesh u ndanë për pak vota. Ishte një garë me shumë emocione e shumë lodhje, shumë pritshmëri e pse jo, zhgënjim.
Por, unë mendoj që pikërisht në këto momente, ne nuk duhet të harrojmë që përpara se të ishte një garë për mandatet tona personale, 11 maji ishte një garë për të arritur fitoren e Partisë Socialiste, për të fituar besimin e qytetarëve për projektin e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për Shqipërinë në Evropë.
Ne e fituam këtë garë së bashku, duke punuar si një ekip, duke u përpjekur secili mik e mikeshë, koleg e kolege për të arritur një fitore të madhe për Partinë Socialiste dhe projektin e Shqipërisë 2030.
Prandaj, ne jemi të gjithë fitues dhe sot është koha të ecim përpara, bashkë si një skuadër, me më shumë përgjegjësi, më shumë përkushtim dhe më shumë dashuri për Shqipërinë tonë!
TIRANA- Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike – Dega Selanik, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e saj, kanë ha...
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit, theksoi edhe një herë se kemi të bëjmë me...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, theksoi se nuk pati zgjedhje, por pa...
KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaro...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se, PD është duke pun...
DETI EGJE- Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SA...
TIRANË- Fatmir Xhafaj, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët e votuan në zgjedhjet e 11 majit...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin austriak ORF. Duke folur për ORF, Rama the...
TIRANA- Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim të rezultatit...
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se ka firmosur urdhrin për an...