Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiakë në selinë blu, u ndal edhe njëherë tjetër te programi ekonomik i PD-së. Berisha theksoi se me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të vendoset minimumi jetik prej 200 euro dhe kjo shifër do të indeksohet me ligj për çdo vit. Gjithashtu një tjetër pikë e programit ekonomik të PD-së është edhe rroga minimale, e cila sipas Berishës, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro në Shqipëri.
"Pra, kjo është gjendja. Mund të flasim gjer nesër, por ne kemi zgjidhjen, ne me qytetarët do flasim për zgjidhjen. Ne kemi zgjidhje të sigurta. Dhe ne, iu garantoj ju se kurrë ndonjëherë nuk e kemi ndryshuar këtë vend më shpejt se sa do e ndryshojmë pas 11 majit. 3 muajt e parë ne vendosim paketën e emergjencës, 200 euro për çdo shqiptar dhe këta janë qindra mijëra. Çfarë do të thotë 200 euro, është shumë? Jo, pak është. Por nuk ka më mjerim. Me 200 euro ne i themi mjerimit nuk ke vend në Shqipëri. Me 200 euro për person ne japim mundësi që çdo qytetar t’i ketë gjërat bazë, të mos ketë lista, të ushqehet dhe nuk është kaq. Ky 200 euro do indeksohet me ligj, pra do indeksohet në përputhje të plotë me rritjen e çmimeve.
Jo vetëm kaq, ky 200 euro do shoqërohet me kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë që të gjitha gjërat bazë që do blihen me TVSH, do u rikthehte TVSH-ja. Thamë, ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave në Shqipëri. nuk shkohet kështu. Po krijohej një hendek i tmerrshëm i cili ose po i përpinte në mjerim, ose po i degdiste shqiptarët nga Shqipëria. Tani ne jemi në emergjencë ndaj dhe çdo rrogëulët, çdo person me 200 euro, çdo pensionist do ketë kartën e konsumatorit. Sa është kjo? Specialistët thonë se është rreth 3 pensione, pra rreth 450 mijë lekë. Nuk do jetë vetëm kaq. Energjinë elektrike, do rikthehet fasho e mbrojtura, jo me 77 sa ka qenë në vitin 2013, por me 70 lekë. Do proporcionohet edhe çmimi i ujit. Se çfarë bënë këta? Këta për rrogat e larta u kujdesën në mënyrën më të zellshme. Këta rritën rrogat e larta në Shqipëri sa në Slloveni.
Sllovenia ka rrogat më të lartat në rajon, në Shqipëri ka rroga të larta më të larta se në Slloveni. Nuk e bën asnjë qeveritar i përgjegjshëm këtë. Pra, do shpërndahen të ardhurat. Natyrisht rrogat e larta nuk do rriten gjersa të arriten në proporcionin 4 me 1. Sot është 10, nuk duhej të ishte kurrë kështu. Tani kemi rrogën minimale. Rroga minimale, për fat të keq është rrogë dominuese në Shqipëri, nuk do jetë më nën 500 euro. Jo. Çdo punëdhënës duhet ta dijë se nuk do mund të paguajë më në territorin e Shqipërisë njeri nën 500 euro. Po vendosim një standard që e ka çdo vend demokratik. Madje vendet e tjera e kanë me orë punë. Kjo është barrë për sipërmarrësit, por i garantoj se do lehtësohen me taksat, me tatim-fitimin, me taksën e importeve, me sigurimet shoqërore.
Dhe natyrisht nuk do jetë i humbur nga vendosja e kësaj rroge. Por kjo rrogë do vendoset. Shqiptarët nuk do mund të paguhen më nën 500 euro. Pra, ne do kemi programin tonë për të përndjekurit politikë. Kemi punuar, por tani së shpejti do kemi një tryezë për ta se duam të dëgjojmë sugjerimet e tyre. Do kemi programin tonë për pronarët. Janë rikthyer ligjet e vitit 1945 këtu. Po, po! Marrin fund ato. Do kemi programin tonë për shëndetësinë, për arsimin. Programet tona do jenë transformuese. Askush nuk duhet të ketë mëdyshje. Në një buxhet 8.2 miliardë euro, të lësh 16 milionë për pensionistët, nuk ka akt më cinik dhe të pashpirt.
Nafta, ua thashë, nuk do mund të shitet më shtrenjtë, plus minus 10 përqind se Kosova dhe Maqedonia. Ne prodhojmë 1 milion ton, Kosova dhe Maqedonia nuk prodhojnë një kovë naftë. E marrin në Durrës dhe u del më lirë atyre 30-40 përqind. Pse e bëra këtë analizë? Duhet ta bëni kudo sepse ne më të vërtetë ne mund ta transformojmë shpejt Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për shpejtësi, ka nevojë për ndryshime të shpejta. Ne rikthejmë shpresën, pastaj një seri programesh të tjera. Por të gjitha këto kërkojnë angazhimin tuaj çdo ditë, 24 orë, 7 ditë të javës," tha Berisha.
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dh...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dh...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiakë n&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarë...
TIRANË- Drejtueja politike e PD-së, Jozefina Topalli, tha se largimi i mbi 1 milionë shqiptarëve në 10 vitet e fundit nga Shqip&...
TIRANA- Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka reaguar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nu...
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e...
TIRANË- Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka folur për angazhimi e Partisë Demokratike në qarqet e vendit por edhe ...
TIRANA- Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK. M...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është drejtuar me një kërkesë për informacion...