Franc Nuri, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike, në një intervistë për SYRI TV, tha se zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor nuk mund të zhvillohen. Ai theksoi se Kushtetuta përcakton qartë se në rast shkarkimi të një kryebashkiaku, vendimi pezullohet automatikisht nëse ai ankohet në Gjykatën Kushtetuese, siç ka ndodhur me rastin e Erion Veliajt.
Nuri akuzoi Presidentin Begaj se e ka anashkaluar këtë fakt dhe ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke dekretuar zgjedhje në kushte kur shkarkimi nuk ishte bërë ende përfundimtar.
Franc Nuri: Pasojat që sjell, është që zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës në vlerësimin tim, nën gjykimin tim, në këto kushte me këtë vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese sot për pezullimin e dekretit të Presidentit të paktën pjesërisht për Bashkinë e Tiranës e pamundëson që zgjedhjet e pjesshme të mbahen në datën e caktuar nga Presidenti, më 9 nëntor. Është diçka që normalisht duhet të kishte ndodhur me kohë, me kuptimin që...faktikisht nuk duhet të kishte fare dekret të Presidentit të Republikës për Bashkinë e Tiranës.
E kemi thënë, por kanë qenë thjesht opinionet tona në atë moment, por sot nuk janë thjesht opinione të palëve të interesuara në një proces të tillë por është një vendim i Gjykatës Kushtetuese që e ka cilësuar të arsyeshme ta pezullojë.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ka të përcaktuar mjaft qartë: Në momentin që shkarkohet një kryebashkiak, automatikisht i jepet e drejta personit që brenda 15 ditëve të ankohet ndaj shkarkimit të tij. Po mos të jepej kjo garanci, imagjinoni sikur Rama të shkarkojë me VKM të gjithë kryetarët e bashkisë të opozitës, me bazë apo pa bazë juridike, apo faktike.
Kushtetuta e ka parashikuar mekanizmin e garancisë që Ti, t’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese. Automatikisht thotë Kushtetuta. Në momentin që kryetari i bashkisë i cenuar në aspektin e tij personal në momentin e shkarkimit ankohet në Gjykatën Kushtetuese, automatikisht pezullohet vendimi i shkarkimit i marrë nga Kryeministri. Bajram Begaj si President i Republikës, ishte i detyruar të merrte për bazë gjithë çfarë kishte ndodhur dhe nuk mund ta injoronte pezullimin e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, por e tejkaloi këtë element sikur të mos ekzistonte. Shkeli me të dyja këmbët Kushtetutën Presidenti i Republikës, i këshilluar keq ndoshta nga këshilltarët e tij apo vet, do t’i mbetet atij ta sqarojë këtë pjesë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Tetor19:42
Boston Herald/ Shakaja 'e pafat' e Edi Ramës: Trump i lëshon thumbat, por nuk i pranon
Nga Peter Lucas
Duhet t’i sigurojmë Edi Ramës një emision humori në orët e vona.
Kur vjen puna për të tallur Donald T...
POLITIKE
9 Tetor18:52
Kushtetuesja ngriu dekretin për Tiranën/ Gazetari Koka: Nesër do kuptojmë nëse jetojmë në një shtet normal
Gazetari Bledian Koka është shprehur në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV se konferenca për shtyp e kryetarit të ...
POLITIKE
9 Tetor17:55
'Skemë klienteliste në AZHBR'/ Panariti: Qeveria hesht për abuzimet me IPARD, BE presion të vazhdueshëm për hetim
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka ngritur alarmin për ndërprerjen e fondeve të programit IPARD nga Bashkimi Evropian p&eu...
POLITIKE
9 Tetor17:33
Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit, reagon Presidenca
Presidenca e Republikës reagoi nëpërmjet zyrës së shtypit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e ...
POLITIKE
9 Tetor17:26
Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit, reagon Florjan Binaj: Deri atë ditë do punojmë me vizionin për ndryshim
Kandidati i mbështetur nga opozita, Florian Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e preside...
POLITIKE
9 Tetor17:18
Drejtësia denoncon sulmet, por shmang Ramën, 'Memece' përballë sulmeve të Ramës
Sot gjyqtarët kanë ngritur alarmin e mungesës së sigurisë, sulmeve ndaj drejtësisë si dhe probleme thelbësore që ...
POLITIKE
9 Tetor17:13
Vrasja e gjyqtarit, habit ministrja e Brendshme: Nuk është koha për të kërkuar fajtorë politikë
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra në emër të saj sot në Kuvend nga opo...
POLITIKE
9 Tetor17:03
Kate Middleton ngre alarmin: Telefonat po krijojnë “epidemi shkëputjeje” mes prindërve dhe fëmijëve
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka folur hapur për ndikimin e dëmshëm të teknologjisë në jetën familjare, duke paralaj...
POLITIKE
9 Tetor16:38
Kushtetuesja pezulloi dekretin, PS mesazh strukturave: Nuk preken zgjedhjet e 9 nëntorit
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, P...
POLITIKE
9 Tetor16:05
Berisha flet me emra: Është në dosjet belge, s’do mbyllet kurrë! Ja kush ishte në takimin e Arubës
Kryetari i PD, Sali Berisha iu rikthye sërish të ashtuquajturës dosja “Aruba”. Në një prononcim për mediat...