POLITIKE

'Skemë klienteliste në AZHBR'/ Panariti: Qeveria hesht për abuzimet me IPARD, BE presion të vazhdueshëm për hetim

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 17:55

'Skemë klienteliste në AZHBR'/ Panariti: Qeveria hesht

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka ngritur alarmin për ndërprerjen e fondeve të programit IPARD nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një goditje fatale për sektorin bujqësor.

Panariti shprehet se bujqësia shqiptare ndodhet në krizë të thellë, pasi është sektori më i pafinancuar në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se ky sektor përballet me ngarkesën më të madhe tatimore dhe fiskale në Europë, me një TVSH prej 20%, ndërkohë që mesatarja evropiane është vetëm 5%.

Panariti: Ju e përmendët që në fillim të bisedës, që bujqësia tek ne është në krizë, është në pikë të vdekjes, sepse është sektori më i pafinancuar në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Është sektori që ka ngarkesën tatimore dhe fiskale më të madhe në Europë, dhe aplikon një tatim mbi vlerën e shtuar 20%, ku mesatarja evropiane është 5%.

Padyshim goditjen fatale bujqësia e mori nga pezullimi i programit IPARD, që është një mundësi historike për bujqësinë shqiptare, për të përfituar fonde të cilat ajo nuk kishte mundësi t’i siguronte as nga buxheti i shtetit, as nga financime të tjera alternative, dhe nuk ishin pak, por ishin mbi dhjetëra qindra milionë euro që viheshin në dispozicion të fermerëve dhe bujkut shqiptar sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2016 midis qeverisë shqiptare dhe BE-së, ku Shqipëria për herë të parë përfitonte fonde të quajtura të para-aderimit në BE nëpërmjet programit IPARD.”

“Por çfarë ndodhi? Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ajo që ne e njohim me akronimin AZHBR, e cila ishte trajnuar, e akredituar për të përdorur me përgjegjshmëri fondet grant të akorduara nga Bashkimi Evropian, u shndërrua në një instrument të mirëfilltë abuzimi.
U ndërtua një skemë e mirëfilltë klienteliste, ku këto miliona euro para grant, që ishin të destinuara kryesisht për fermerin e vogël dhe të mesëm, përfunduan në një rrjet të ngushtë klientele nëpërmjet disa manipulimeve të kritereve të aplikimit, ku praktikisht kjo masë e madhe fermerësh që duhet të ishte me mijëra përfitues, u reduktua në një grup të ngushtë prej 400 përfituesish që ishin përgjithësisht një klientelë e përzgjedhur.”

“Heshtja nuk është fenomen i paparë dhe i padëgjuar nga ana e qeverisë dhe gjithmonë nëpërmjet këtij instrumenti është përpjekur që shumë gjëra të kalojnë në fazë johetimore, duke shpresuar që me kalimin e kohës këto do të ftohen dhe do të harrohen.

Por në këtë rast kemi një faktor i cili nuk mund të kalojë me mosreagim dhe heshtje, ky është BE-ja, e cila po bën presion në mënyrë të vazhdueshme që të ketë një hetim dhe një transparencë të plotë të mënyrës sesi këto para janë përdorur apo shpërdoruar.
Unë nuk mendoj që tashmë Shqipëria dhe drejtësia shqiptare e ka luksin të mos hetojë për një problem i cili është një problem kombëtar, është një problem që prek sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, i cili kontribuon jo pak por me 19% të prodhimit të përgjithshëm bruto dhe punëson rreth 40% të fuqisë punëtore.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan