Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Sarandë, deklaroi se do të 5-fishohen subvencionet për fermerët dhe bujqësinë. Sipas tij, nga subvencionet askush nuk humbet. Kreydemokrati gjithashtu u shpreh se atë që prodhon Saranda dhe Shqipëria do të jetë e famshme në gjithë botë dhe do bëhet krenari për ne. Më tej Berisha tha se Inpute bujqësore që nuk shiten në vendet anëtare të BE, nuk do mund të shiten kurrë në Shqipëri dhe dhe ai që guxon t’i importojë do dënohet për krime të rënda për këtë shkelje.
"Miqtë e mi, Made in Albania është zotimi ynë. Atë që prodhon Saranda, që prodhon Shqipëria, do të jetë e famshme në gjithë botë, do bëhet krenari për ne. Fermerëve të Sarandës u jap fjalë se, do të subvencionohen 5 herë më shumë se sa sot. Po, pse? Sepse përsëri paratë do iu kthehen qytetetarëve. Po pse 5 herë? Sepse, fermeri i Maqedonisë së Veriut, fermeri i Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, nuk po krahasohem me Greqinë se është vend anëtar i BE-së, se atje është dhe më shumë, por këto subvencionojnë fermerët 5-fishin e asaj që subvencionojmë ne. Në qoftë se, ne lëmë 32 milionë euro për 400 mijë fermerë, Maqedonia e Veriut jep 230 milionë euro, Kosova 210 milionë euro, Serbia 380 milionë euro, dhe me radhë.
Po ata, si i japin? Ata kanë një parim. Paratë do ua kthesh atyre që ua merr, se ata të gjithë paguajnë taksa, të gjithë paguajnë TVSH. Dhe, është e faktuar, nuk humbet kush nga subvencionet në bujqësi. Nuk humbet kush, aspak, përkundrazi. Çfarë ndodhi? Hoqi subvencionet, tani blejmë litrin e qumështit 2 herë më shtrenjtë, blejmë kilogramin e mishit 2 herë më shtrenjtë. Rinia ikën? Jo. Ne do të subvencionojmë dhe do mbrojmë prodhimet tona çdo sezon. Ja, jam këtu, ju jap fjalën. Çdo fermer që do kredi, do të marër kredi të buta. Shteti do paguajë 80% të interesave, përveç subvencionit.
Qeveria do investojë 70 milionë euro në vit kanalizime, kullime, në mbrojtje të tokës. Inpute bujqësore që nuk shiten në vendet anëtare të BE, nuk do mund të shiten kurrë në Shqipëri dhe dhe ai që guxon t’i importojë do dënohet për krime të rënda për këtë shkelje. Natyrisht, Shqipëria madhështore, të jemi realistë, është Shqipëria e ëndrrës e këtyre djemve dhe vajzave. Ëndrra e tyre është ëndrra digjitale, duhet ta pranojmë, me të drejtë. Do bëjmë gjithçka me kompani të mëdha, që të shndërrohet në një epiqendër të fuqishme rajonale të inteligjencës artificiale, internetit 3, data qendrave, blockchain dhe kriptomonedhave, digjitalizimin më të thellë. Në këtë mënyrë ne, ecim me projektin tonë," tha Berisha.
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për përvjetorin e ditëlindjes. Përmes nj&...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Elbasan u shpreh se në 11 maj do të votojmë për të mbyllur ...
SARANDË- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Sarandë u shpreh se qyteti bregdet, ësht&eum...
SARANDË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar me turin e tij elektoral ku këtë pasdite ka mbajtur një takim me qytetarët e Sar...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë në Elbasan falënderoi vajzat dhe gratë për mbështetjen e dhënë. Gjatë f...
ELBASAN- Kreyministri Edi Rama ka zhvilluar një takimet edhe me gratë dhe vajzat nga Elbasani. Rama para se të niste fjalim e tij i kë...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me vajzat dhe gratë në Elbasan. Rama ka shkëmbyer batuta edhe me...
SARANDA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në Sarandë. Berisha tha se t&eum...
SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të PD-ASHM në Sarandë, akuzoi ashp&...
GRAMSH- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gramshi theksoi sërish se në 11 maji nuk është thjeshtë një ditë z...