
TIRANE- Në kulmin e fushatës elektorale, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj paditi përshpifje gazetarin Bledian Koka, pas denoncimit të emisionit "Piranjat" për përfshirje direkte dhe abuzim me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat jashtë ambienteve të gjykatës Penale të Tiranës, Koka tha se mungesa e përballjes nga Veliaj është tregues i intimidimit të medias prej tij.
“Që në gjenezë u pa se çfarë qëllimi kishte kjo dhe sot kur duhej të përballej, për një çmenduri juridike, sot pala akuzuese thjesht nuk u paraqit pa shpjegim, - tha Koka nga gjykata. - Kjo është qartazi një tentativë për intimidimin e e medias, një taktikë elektorale e poshtër në kurriz të medias dhe të fjalës së lirë, sepse që në gjenezë u pa se çfarë qëllimi kishte kjo. U bë gjatë fushatës, në kulmin e fushatës; u mbajt e karikuar përgjatë gjithë fushatës dhe sot, që duhet të përballeshim, kur ne kishim përgatitur bashkë me av. Dorian Marlijan një strategji mbrojtjeje për një çmenduri juridike, sot pala akuzuese thjesht nuk u paraqit, pa dhënë asnjë shpjegim. Duket qartë që është një tërheqje, është një konfirmim i asaj që nuk ishte tjetër përveçse një tentativë e fëlliqur intimidimi e pistë nga njerëz që nuk bëjnë gjë tjetër përveç asaj që kanë bërë,"-tha Koka.
Ndërkohë që Veliaj ende nuk ka dhënë versionin për mospraninë e tij në këtë gjyq, të inicuar pikërisht prej tij. A është kjo një padi elektorale për ti shërbyer kryebashkiakut për distancimin e tij nga akuzat dhe ndihmë për fushatën elektorale?
Por për çfarë u padit Koka? Më 3 Prill, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kallëzoi penalisht gazetarin Bledian Koka dhe "SyriTv", e gjitha pas publikimit të aferës së inceneratorit të Tiranës. Fillimisht, lajmin e bëri të ditur vetë Koka, i cili tha se padia është dorëzuar pasi emisioni "Piranjat" i drejtoi disa pyetje për të dhënë edhe ai versionin e tij lidhur me takimin që pretendohet se ka pasur me biznesmenin italian Gabrielle Tarroni Longhinotti. Por Veliaj nuk pranoi të jepte intervistë dhe depozitoi padi për shpifje.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
21 Maj17:23
8 muaj protesta kundër qeverisë për pronat, banorët e Bërxullës votuan masivisht PS
Prej tetë muajsh banorët e Bërxullës protestojnë pranë pronave të tyre kundër projektit të rrugës Thuman&eum...
POLITIKE
20 Maj18:53
Bullgaria propozim Shqipërisë për integrimin në BE: Duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut
BULLGARI- Zëvendëspresidentja Iliana Iotova deklaron se Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të shkëputen n...
POLITIKE
20 Maj16:00
“BF” Elbasan: Do të bëjmë publik emrat e funksionarëve të lartë që shantazhuan votën
“Bashkë Fitojmë” ka denoncuar sot shkeljet e bëra në Elbasan që ndikuan në rezultatet e zgjedhjeve.
Sipas Blendi Hi...
POLITIKE
20 Maj15:00
KQZ i jep mandatin Benet Becit në krye të bashkisë së Shkodrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) mandatoi Benet Becin, mbështetur nga Partia Socialiste, si kryetar të bashkisë së Shkodrës.
Ko...
POLITIKE
20 Maj10:00
"Telefonova këdo, biznesmenë, drejtues mediesh, politikanë…", përballja e parë mes Ramës dhe Ejllit: Mua jo s’më ke marrë, apo isha i majtë?
Në podcastin e sotëm të kryeministrit Edi Rama ka qenë i ftuar kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Benet Beci dhe fituesi i Big Broth...
POLITIKE
19 Maj19:45
Kuvendi miraton draftet për rritjen e pagave, kostoja totale 39 miliardë lekë. Ibrahimaj: Përfitojnë 130.330 punonjës!
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot dy projektligje, atë për disa ...
POLITIKE
19 Maj12:54
Gazment Bardhi zgjidhet kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së! Zbardhen emrat e atyre që dolën krah tij dhe kush mungoi
Deputeti Gazment Bardhi është zgjedhur kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Enkelej...
POLITIKE
19 Maj12:07
PS dhe opozita gjejnë dakordësi te 'Ligjet', miratohet projektligji për rritjen e pagave
Opozita dhe mazhoranca në Komisionin e Ligjeve kanë rënë dakord për rritjen e pagave për punonjësit e administratës pu...
POLITIKE
19 Maj12:05
Rama nis sot turin e falenderimeve nga kryeqendra e veriut
Kryeministri Edi Rama pritet të nis sot një tur falenderimi në të gjitha bashkitë ku PS fitoi më 14 maj.
Ashtu sic e kishte par...
POLITIKE
19 Maj11:28
“Fitorja u vendos nga vota e të burgosurve”/ “BF” konteston në KQZ rezultatin për bashkitë Belsh dhe Rrogozhinë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi nisi të enjten procesin e certifikimit të rezultateve për zgjedhjet vendore të ...