POLITIKE

"Nuk mund të ecet më në këtë mënyrë"/ Berisha: Do të formalizojmë industrinë e turizmit në vend

m.l Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 12:25

"Nuk mund të ecet më në këtë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha ditën e sotme se turizmi është një nga potencialet ekonomike dhe kulturore më të mëdha të vendit. Gjatë një bashkëbisedimi me shoqatat e turizmit, Berisha shtoi se do të formalizojnë industrinë e turizmit pasi në këtë menyrë dhe gjednje që është nuk mund të vazhdohet më. 

Kryedemokrati u shpreh se formalizimi do të bëhet për çështje sigurie dhe se vendi jonë me kaq potenciale të jashtëzakonshmë është katandisur në këtë lloj informaliteti.  

"Së pari, unë dua të përshëndes përzemërsisht këtu përfaqësuesit e shoqatave turistike të vendit.
Dua të përshëndes të gjithë punonjësit e sektorit të turizmit kudo që janë dhe t’i siguroj se PD konsideron turizmin si një nga potencialet ekonomike, kulturore, më të mëdha të vendit. Shqipëria disponon një potencial madhështor, në kuptimin absolut të fjalës, turistik. Ndoshta sa asnjë vend tjetër. Një potencial të tillë mahnitës si ky vend, me brigjet më të bukura, rënore dhe shkëmbore, me trashëgiminë kulturore ndër më të pasurat, me malet dhe Alpet më të shumta, burimet ujore, liqenet. Pra, Shqipëria kudo përfaqëson një potencial real turistik.

Ky fakt është i njohur më mirë nga banorët, nga qytetarët shqiptarë kudo që ti shkon, në skajet më të largëta. Aty gjen përpjekje për të shpalosur potencialin lokal turistik. Aty gjen besim tek ata qytetarë se fshati i tyre, se zona e tyre, janë tërheqëse për turistët dhe janë me një fjalë burim i mundshëm të ardhurash ekonomike për ta. Turizmi në Shqipëri ka potencial të pakufizuar për sa u përket resurseve natyrore dhe nuk ka diskutim që ky sektor ka njohur zhvillime të pamohueshme. Dmth në vitin 2005, Shqipëria ka pranuar gjithsej 320 mijë turistë dhe vizitorë të marrë së bashku, në vitin 2013 kjo shifër ishte 4.7 milionë.

Sot kjo shifër është 10-11 milionë, vetëm se ka një gjë, nuk i ndajnë vizitorët nga turistët, që kanë një dallim esencial. Këtu këto linjat e shpejta ajrore e kanë bërë aeroportin e Tiranës një aeroport të preferuar për një pjesë të veriut të Greqisë, për Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë. Natyrisht ky është një zhvillim pozitiv në këtë kontekst. Por turizmi ka një problem shumë madhor. Problemi madhor është informaliteti në të cilin noton ky sektor. Ky informalitet godet sipërmarrësit e ndershëm. Godet sipërmarrësit me investime transparente. Ky informalitet në Shqipëri, po të shohim në krahasim me Malin e Zi është i tillë. Mali i Zi me 2.8 milionë turistë në vit, regjistron 16.8 milionë net fjetje. Shqipëria me 10 milionë turistë në vit, regjistron 6, vitin e fundit 7 milionë net fjetje. Po të mos e krahasuar më pas me Kroacinë e cila regjistron rreth 100 e ca milionë net fjetje.

Kështu që ne kemi një shkallë informaliteti të jashtëzakonshëm. Formalizimi i turizmit është ndoshta një nga kushtet më themelore. Janë trefishi, katërfishi i shtretërve, janë apartamente krahasuar me hotelet, çka në shumë aspekte e vendos në pozita të vështira industrinë hoteliere. Ne nuk do përdorim dhe nuk kemi ndërmend të ndalojmë AirBnB, por formalizimi është një kusht i domosdoshëm në qoftë se ne duam ta shfrytëzojmë siç duhet këtë potencial madhor që kemi. Formalizimi është ëdhe një çështje sigurie, sepse ti pret një turist, por ai që vjen në shtetin tonë ka një përgjegjësi ndaj tij dhe absolutisht ne në kushtet më favorizuese, do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit. Sepse nuk mund të ecet... shikoni një vend me këto potenciale të jashtëzakonshme se si katandiset me këtë informalitet të jashtëzakonshëm. Nuk është ky zhvillimi i duhur që vendi duhet të ketë," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan