POLITIKE

“Nuk votojmë kundër integrimit!”- PD bashkoi votat me PS-së në Kuvend, Berisha: Përveç faktorit gjeopolitikë, nuk plotësojmë asnjë kriter!

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Maj 2026, 12:44
“Nuk votojmë kundër integrimit!”- PD bashkoi votat me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët ditën e sotme në rrjetet sociale, ka komentuar bashkimin e votave me PS-në për projektrezolutën për integrimin në BE, ku theksoi se ky akt dëshmoi që PD mbështet procesin.

Por, Berisha theksoi se teza e PD-së vazhdon të jetë ajo që kanë deklaruar gjithmonë, që janë pro integrimit në BE të bazuar në meritë dhe në performancë dhe ne përveç fakt porit gjeopolitikë, aktualisht Shqipëria nuk përmbush asnjë kriter.

“Ne, duke thënë të vërtetën, themi se jemi dakord për integrimin, por përveç gjeopolitikës nuk plotësojmë asnjë kriter. Nëse lexoni rezolutën, nga rreshti i parë deri te i fundit nuk gjeni absolutisht asnjë vlerësim për punën e parlamentit apo të qeverisë. Zero. Nga rreshti i parë deri te i fundit renditet kërkesa, detyra për parlamentin dhe qeverinë”, tha ai.

Më tej, kreu i PD-së tha se nëse ata do të pyeteshim se pas pesë muajsh Shqipëria do të integrohej në BE kështu siç është, nuk do të votonin kundër, pasi kjo, sipas tij, nuk është çështje e luftës ndërpartiake, por çështje e kombit.

Berisha: Rezoluta PS-PD shpreh atë që ne, si Parti Demokratike kemi deklaruar se mbështesim procesin e integrimit, ndonëse, theksoj, përveç kriterit gjeopolitik, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Kujtojeni këtë qëndrim tonin, tezën tonë kryesore.

Pas luftës në Ukrainë dhe ndryshimeve të tjera, në Bruksel u krijua opinioni se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet pa vonesë dhe u krijua përshtypja se po sakrifikohej platforma e integrimit të bazuar në meritë për shkak të dominimit të faktorit gjeopolitik.

Ne, duke thënë të vërtetën, themi se jemi dakord për integrimin, por përveç gjeopolitikës nuk plotësojmë asnjë kriter. Nëse lexoni rezolutën, nga rreshti i parë deri te i fundit nuk gjeni absolutisht asnjë vlerësim për punën e parlamentit apo të qeverisë. Zero. Nga rreshti i parë deri te i fundit renditet kërkesa, detyra për parlamentin dhe qeverinë.

Pra, nëse ne insistojmë që për të ecur drejt integrimit duhet një proces me meritë, i bazuar në performancë, besoj se ne po mbrojmë interesat e qytetarëve. Nga ana tjetër, nuk guxuan kundërshtarët tanë të mbrojnë qoftë edhe një arritje të vetme të tyre. Lexojini.

Unë dua t’ju them se, nëse nesër do të pyeteshim se pas pesë muajsh Shqipëria do të integrohej në BE kështu siç është, ne nuk do të votonim kundër, sepse kjo nuk është çështje e luftës ndërpartiake, por çështje e kombit. Integrimi dihet të jetë i bazuar në meritë, lexoni edhe paragrafin e fundit që thotë këtë gjë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?