POLITIKE

Nxori zbuluar dëmin financiar dhe shkeljet e mazhorancës / Xhafaj shantazhon KLSH-në: Do t'u vijmë për kontroll

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 16:03

Nxori zbuluar dëmin financiar dhe shkeljet e mazhorancës / Xhafaj

Në fjalën e tij, deputeti Fatmir Xhafaj kërcenoi publikisht Kontrollin e Lartë të Shtetit, pasi kreu i saj rendi një sëre shkeljesh e abuzimesh nga mazhoranca socialiste. Pas raportimit Xhafaj kërcënoi se mazhoranca do të nisë punën për kontrollin e kontrollorit, një shantazh i hapur ndaj një institucioni të pavarur public.

Kreu i KLSH paraqiti një panoramë të detajuar të punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke u bazuar në raportin vjetor të këtij institucioni. Nga njëra anë, u vlerësua pozitivisht avancimi i KLSH-së në drejtim të auditimeve në sektorë strategjikë dhe me risk të lartë, si prokurimet publike, investimet infrastrukturore dhe menaxhimi i pasurisë shtetërore. Ky fokus tregon një përpjekje për të adresuar fushat ku keqpërdorimi i fondeve publike mund të jetë më i madh. Megjithatë, ky progres u vu në hije nga një problem thelbësor: niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve. Fakti që vetëm rreth 60% e subjekteve të audituara marrin masa korrigjuese tregon një mungesë serioze të llogaridhënies në administratën publike, duke e bërë punën e KLSH-së pjesërisht të paefektshme. Për këtë arsye, u theksua domosdoshmëria e përkufizimit të qartë të 'dëmit efektiv financiar' për të standartizuar vlerësimet dhe për të rritur ndikimin e auditimeve.

Gjithashtu, kritika iu drejtua edhe vetë performancës së brendshme të institucionit, duke përmendur vonesat në procesin e raportimit dhe çështjet e menaxhimit të stafit që prekin profesionalizmin dhe efikasitetin. Kjo analizë nxjerr në pah nevojën urgjente jo vetëm për forcimin e rolit të KLSH-së, por edhe për një mbikëqyrje më të fortë parlamentare që të garantojë se vetë 'kontrollori' funksionon sipas standardeve më të larta.

Fatmir Xhafaj: Është kjo mazhorancë e kësaj qeverie që i ka dhënë këtij institucioni, punonjësve të tij, gjithë mbështetjen e nevojshme të kryejë detyrën me përgjegjësi, llogaridhënie dhe profesionalizëm. Raporti i prezantuar tregon një realitet kompleks, një institucion që ka avancuar në disa drejtime pozitivisht, por që ende ka rrugëtim për të përmbushur potencialin e vet të plotë kushtetues. Gjatë diskutimeve të zhvilluara për raportin vjetor të KLSH-së në mbledhjen e përbashkët me komisionin e ekonomisë, u vlerësua rritja e auditimeve në sektor me risk të lartë fiskal, prokurimet publike, investimet infrastrukturore, shërbimet publike dhe menaxhimi i pasurisë shtetërore, si dhe zgjerimi i auditimeve të performancës me qëllimin e vlerësimit të ndikimit të shpenzimeve publike në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ashtu siç mbetet një tjetër shqetësim i raportuar, ai që lidhet me përcaktimin e kritereve mbi vjetërsinë, lëvizjet në detyrë, shpërndarjen e ngarkesës së punës e të tjera të tilla, që cënojnë profesionalizmin, motivimin dhe qëndrueshmërinë në punë të stafit të institucionit.

Gjithashtu në gjykimin tim, mbetet prioritet çështjet e integritetit dhe etikës së punonjësve, dhe veçanërisht të audituesve në ushtrimin e detyrës, si dhe për më shumë efikasitet, transparencë dhe profesionalizëm në rolin kontrollues të KLSH-së. Sot, u abuzua këtu me shembullin e një punonjësi të KLSH-së, gjë që nuk është fare e vërtetë. Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk auditon personat, as funksionet, por institucionet. Dhe kjo është parimore. Kuvendi ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë kushtetuese dhe ligjore për mbikëqyrjen e këtij institucioni.

Ngritja e nënkomisionit për auditimin e sektorit publik brenda Komisionit të Ekonomisë do të jetë një mekanizëm i domosdoshëm për të rritur llogaridhënien e KLSH-së dhe për t'iu përgjigjur pozitivisht pyetjes themelore të çdo sistemi kontrolli: kush kontrollon kontrollorin?

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë