POLITIKE

“O çuna unë nuk jam kriminel”/ Gerond Meçe tregon momentin e rrëmbimit: Personi i dytë nuk dinte të vinte prangat, aty kuptova se nuk ishin në SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 20:15

“O çuna unë nuk jam kriminel”/ Gerond Meçe tregon

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku flitet dhe për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili ka treguar para hetuesve ngjarjen më të rëndë të jetës së tij, kur u mor peng.

Meçe tregon se personat që e ndaluan në parkingun poshtë pallatit të tij, teksa ai po drejtohej nga makina “Hyundai”, kishin të veshur jelek ngjyrë të verdhë me mbishkrimin BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Ata e thirrën në emër dhe i thanë se ishin nga SPAK dhe se ai duhet të futej në makinën e tyre.

Kur kam dalë nga pallati ku banoj, unë jam drejtuar për te makina ime ‘Hyundai’ që ka qenë e parkuar në krah të pallatit. Në ecje e sipër duke u afruar te makina, unë hapa në distancë bagazhin ku vendosa aty çantën e shpinës dhe atë të dorës.

Në këtë moment pranë meje u afrua një automjet fuoristradë ‘Range Defender’, ngjyrë e zezë, me fenelina policie, me targa shqiptare, ku më vonë kam pare që targat e këtij automjeti janë AC121 JJ.

Makinë që ndërsa po vinte drejt meje unë aty fiksova një person që më thirri në emër, Gerond Meçe. Person i gjatë, rreth 173cm, me trup mesatar, me flokë të zeza, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krah të gjata, si dhe jelek ngjyrë të verdhë me mbishkrimin BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) i cili më thotë: “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”.

I gjendur në një situatë të panjohur për të dhe pa e çuar mendimin te e keqja që do t’i vinte më pas, Gerond Meçe rrëfeu se nuk bëri rezistencë. Por pranoi t’i bindej urdhërit të personit që mbante të stampuar në trup, në veshjen e tij, logon e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Duke besuar se në të vërtetë se personi që e thirri dhe personat që ishin me të në makinë ishin pjesë e strukturave të posaçme të hetimit.

Gjë që në fakt nuk rezultoi kështu. Dhe nuk vonoi shumë që ai ta mësonte se ai ishte marrë peng nga një bandë keqbërësish, që kishin për qëllim, ose ishin urdhëruar ta bindnin kundrejt kërbaçit që të hiqte dorë nga ankimimet apo tendera ku merrte pjesë në AKSHI.

“Në atë moment unë besova që është SPAK dhe u binda pa krijuar pakënaqësi apo rezistencë për shkak se isha në oborrin e pallatit tim.

Pasi u afrova te kjo makinë, nga dera mbrapa doli një person i dytë i cili më hapi vendin që unë të futesha brenda i cili edhe ky nuk ishte i maskuar në fytyrë, por i veshur me bluzë si ato të policisë.

Ajo që kujtoj është se pasi personi i parë me bluzën e BKH më thirri, unë shtypa butonin e bagazhit të makinës i cili automatikisht filloi të mbyllej. Gjatë kësaj kohe, pasi u futa në makinën e personave që më ndaluan, aty në krahun tim të majtë u fut edhe një person i tretë, i cili edhe ky mbante veshje si të policisë, që jam në gjendje ta identifikoj lehtësisht, pasi ishte pa maskë.

Ndërkohë që dy personat që kanë qenë mbrapa me mua, kishin tatuazhe në pjesën e jashtme të dorës së djathtë, ndërsa personi i tretë kishte një tatuazh bardh e zi në të gjithë parakrahun.

Këtu në këtë moment shoferi i cili ishte me maskë, i folit njërit prej personave që të merrte dy çantat e mia në bagazhin e makinës sime. Gjë të cilën ai e bëri dhe pasi i mori i futi në makinën ku ndodheshim ne.

Me t’u ngjitur në makinë, siç e kërkon çdo procedurë normale në të tilla, Gerond Meçe, tha se u kërkoi punonjësve të BKH-së dhe të policisë, shkresën me të cilën po e shoqëronin. Ende pa e kuptuar se e gjithë kjo ishte një lojë për ta futur atë në kurth pa bërë zë dhe pa ngritur alarmin, në një orë dhe në një vend, që ndodhej vetëm pak hapa larg banesës së tij.

Por ende pa u nisur mirë ai rrëfeu se pa shkresë ndalimi apo shoqërimi, personat në makinë i vendosën prangat pa i dhënë shpjegime. Pasi më futën brenda, unë i pyeta: ‘Keni ndonjë letër, nëse po, ju lutem ma jepni?’ Por ai që ishte në vendin e parë të pasagjerit, më tha që jam i arrestuar, dhe urdhëroi personin e dytë në të djathtën time që të më vendosë prangat.

Unë ndërkohë insistova përsëri që të më japin letrat, dhe se duhet të telefonoja në familje. Letra të cilat personi i ulur në vendin e parë të pasagjerit, më tha se do m’i jepnin në komisariat. Ndërkohë që makina filloi të lëvizë për të dalë nga oborri i pallatit”, mësohet të ketë thënë Gerond Meçe para hetuesve.

Sipas rrëfimit të mëtejshëm të dhënë nga Gerond Meçe në SPAK, këtu filloi edhe dyshimi i tij i parë se personat në makinë, nuk kishin lidhje me policinë dhe me BKH-në. Edhe pse ai nuk ishte ende i bindur për këtë fakt.

Mënyra e sjelljes dhe mungesës së profesionalizmit nga ana e tyre, nisi të bluajë mendimin te ai se kishte të bënte me njerëz jo të lidhur me zbatimin e ligjit. Kjo edhe nga mënyra se si njëri prej tyre nuk dinte as të vendoste prangat.

“Fakti që personi i dytë nuk dinte të më vendoste prangat, dhe ndërhyri personi tjetër në krahun tim, më bëri të dyshoj që ndryshe nga sa u prezantuan këta nuk ishin punonjës të ligjit.

Gjatë këtij momenti unë u thashë: ‘O çuna unë nuk jam kriminel’. Ndërsa personi i dytë m’u hakërrye duke më thënë: ‘Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!!’

Pikërisht në këtë moment shoferi u tha të më vinin kapuçin në kokë”, thuhet në dosjen hetimore. Është pikërisht ky momenti kur Gerond Meçe thotë se tashmë kuptoi se kishte të bënte me një bandë keqbërësish.

Por pa ditur ende qëllimin e tyre. Ndërkohë që ai nuk kishte asnjë mundësi të kërkonte ndihmë. As kur nga dritarja pa babain e tij të kalonte pranë makinës që e kishte rrëmbyer. Një skenë e dhimbshme, e cila do të prekte çdo kënd që do ta dëgjonte.

“Kur po dilnim nga parkingu i oborrit unë pashë babain tim dhe në atë moment personat që ishin në krahët e mi në makinë më vendosën një kapuç të zi në kokë.

Aty kuptova që këta personat nuk janë nga SPAK-u. Por ndërkohë që makina ndaloi në semafor, dhe unë mendova se do të ecte drejt, automjeti devijoi dhe unë aty i pyeta personat në makinë se në cilin komisariat do më çonin. Përgjigje që e mora nga personi i parë i cili më tha: “Në komisariatin më të afërt”, thotë Meçe.

Nga sa ai kuptoi më tej komisariati më i afërt ishte jashtë Tiranës. Edhe pse fillimisht nuk e dinte se ku. Duke u lutur që e gjitha kjo histori të mos kishte një fund të keq. Një fund që më herët e kishin pasur edhe shumë të tjerë, sot të zhdukur pa gjurmë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan