POLITIKE

‘Shqipëria rrezikon sanksione të rënda’/ Zhulali flet pas vendimit të Sekretariatit të Energjisë së BE: Paralajmërimi i fundit nga BE që vendi të ndryshojë kurs

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 18:31

‘Shqipëria rrezikon sanksione të rënda’/ Zhulali flet

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka lëshuar një paralajmërim të rëndë për Shqipërinë, duke e vendosur në një listë me vende si Serbia dhe Bosnje-Hercegovina për shkak të moszbatimit të detyrimeve.

E ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Ilda Zhulali, eksperte e Çështjeve Ndërkombëtare tha se ky vendim e ekspozon vendin ndaj sanksioneve të ashpra institucionale e politike, madje deri në përjashtim nga traktati, duke përbërë një goditje të fortë për sektorin strategjik të energjisë dhe rrugën e integrimit evropian.

Vlerësimi negativ vjen pas një periudhe trevjeçare bllokimi, ku Shqipëria jo vetëm nuk ka bërë progres, por ka ndërmarrë veprime që bien ndesh me angazhimet e marra.

Sipas Zhulalit, përgjegjësia direkte bie mbi drejtues të lartë të qeverisë, të cilët në vend që të përshpejtonin reformat, kanë penguar procesin. Vendimet e marra nga Tirana zyrtare kanë cenuar infrastrukturën dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kyçe.

Situata bëhet edhe më alarmante, sipas Zhulalit, kur merret parasysh pozicioni i favorshëm i Shqipërisë. Si një vend i pasur me burime hidrike, pa varësi historike nga gazi apo nafta ruse dhe me një rol kyç në projekte si gazsjellësi TAP, Shqipëria pritej të ishte një model suksesi dhe stabiliteti në rajon.

Në vend të kësaj, ajo gjendet në bankën e të akuzuarve, duke u barazuar me vende me problematika serioze të varësisë energjetike nga Rusia. Ky nuk është një paralajmërim i zakonshëm, por një ultimatum, theksoi Zhulali, duke shtuar se Shqipërisë i është dhënë afat deri në korrik për të ndryshuar kursin. Në të kundërt, Komuniteti i Energjisë mund të aktivizojë nenin 92 të traktatit, i cili parashikon pezullim dhe deri në përjashtim të plotë.

Një masë e tillë do të kishte pasoja zinxhir, duke izoluar vendin dhe duke dëmtuar rëndë besueshmërinë e tij. Përgjegjësia për këtë "gjemë", siç cilësohet, i atribuohet drejtpërdrejt kryeministrit dhe vartësve të tij. Ndërkohë që qytetarët dhe vendi do të vuajnë pasojat e një penalizimi të mundshëm, vendimet që çuan në këtë pikë kritike janë marrë në nivelet më të larta qeverisëse.

Në sfond të këtij dështimi përmenden edhe afera dhe lidhje korruptive që dyshohet se kanë destabilizuar linjat e interkonjeksionit. Qeveria shqiptare gjendet përballë një prove vendimtare. Dështimi për të adresuar seriozisht kërkesat e Komunitetit të Energjisë brenda afatit të caktuar rrezikon jo vetëm të ardhmen energjetike të Shqipërisë, por edhe të komprometojë në mënyrë të pariparueshme rrugëtimin e saj evropian.

Nuk është rastësore, po unë jam e shqetësuar për disa gjëra këtu. E para, po flasim për energjinë që është një nga sektorët më strategjik, si për vendet e Bashkimit Europian, po ashtu edhe për Shqipërinë. Një nga sektorët kyç pra. Dhe në komunikimin që ka patur prej kaq kohësh Shqipëria me BE-në për këtë sektor, i cili do të duhet të kishte qenë sektori më model. Pse? Sidomos për vendet që janë anëtare të traktatit të Komunitetit të Energjisë. Sepse Shqipëria është e pasur shumë me burime hidrike dhe pjesa më e madhe e energjisë së saj prodhohet nga burimet hidrike, pra nga hidrocentralet, të cilat janë shtuar edhe gjatë viteve të fundit, sidomos gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kapaciteti i prodhimit të tyre ka arritur derisa të mbulojë të paktën gjysmat e nevojave të brendshme, në mos edhe më shumë. Kjo është njëra anë.

E dyta, Shqipëria ka sjellë TAP-in në Europë. Pra një tjetër linjë nga vjen energjia, por që nuk varet nga gazi rus. E treta, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë lidhje ndërvarësie me burimet energjitike, pra me gazin rus apo naftën ruse. Dhe nga kjo anë ka qenë vendi më i favorizuar në rajon, ndryshe nga gjithë vendet e tjera të rajonit. Kështu që Shqipëria ka qenë në një farë mënyre avangardë në fushën e energjisë në raport me gjithë vendet e tjera të rajonit. Dhe krejt papritur Shqipëria vendoset në të njëjtën listë dhe merr një paralajmërim kaq të rëndë, deri në sanksione të forta...aty paralajmërohet neni 92 i traktatit paralajmëron deri përjashtimin nga komuniteti. Pra janë një sërë paralajmërimesh që Shqipëria i ka marrë deri tani, nuk i ka ndjekur.

Më 2024 kanë qenë paralajmërimet e fundit, kanë qenë ballafaqime dhe me Komisionin Europian dhe ky vendim që është marrë me datë 18 dhjetor, është paralajmërimi i fundit që merr Shqipëria, që nëse deri në korrik nuk ndryshon asgjë, atëherë ne edhe mund të përjashtohemi fare nga ky komunitet. Dhe thashë, ajo që mua më bën çudi është që ne gjendemi në të njëjtën listë me Serbinë, dhe në të njëjtin status me Serbinë, e cila ka probleme serioze veçanërisht në këtë fushë me BE-në për shkak të varësisë që ka nga gazi rus. Po varësisë në radhë të parë që ka nga Rusia. Pra dhe që nuk, dhe refuzon t'i ndërpresë këto lidhje, apo dhe Bosnje-Hercegovina. Kështu që në Shqipëri duhet të ketë ndodhur një gjemë shumë e madhe që Shqipëria të detyrohet, që komuniteti europian të detyrohet ta vendosë Shqipërinë në këtë listë dhe t'i japë këtë lloj paralajmërimi.

Është më rëndë. Pra nuk është se Shqipëria thjesht nuk ka informuar. E para, sipas atyre që citohen aty, Shqipëria nuk ka bashkëpunuar, pra ka vepruar përkundër atyre angazhimeve që ka marrë, që do të thotë që ka ndërmarrë veprime të reja, se thashë Shqipëria ka qenë në një status krejt të ndryshëm nga vendet e tjera të rajonit. Ka marrë veprime dhe vendime të cilat e kanë thyer krejtësisht këtë infrastrukturë dhe këtë lloj marrëdhënieje që ka patur me Bashkimin Europian dhe pastaj niveli i bashkëpunimit në raport me ato çfarë Bashkimi Europian mund t'i ketë vendosur përpara me sinjal të kuq.

Pra ka dhënë llogari apo deri në ç'masë ka dhënë llogari, sa ka qenë e drejtpërdrejtë dhe refuzimin në fund fare për të ndryshuar të gjitha sa i janë dhënë si rekomandime na kanë çuar në këtë pikë. Por ky është një nga vendimet më të rënda që merr Bashkimi Europian, pra dhe ky është paralajmërimi i fundit dhe kjo pastaj sjell edhe efekte të tjera zinxhir. Dhe në një fushë që ne do të duhet të mos kishim asnjë problem, teorikisht. Përkundrazi, nëse të gjitha ato që qeveria ka pretenduar se i ka kryer, pra investime në fushën e infrastrukturës të interkonjeksionit e kështu me radhë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?