Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një dalje publike për mediat deklaroi se kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme. Berisha theksoi në fjalën e tij, se PD dënon me forcë dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, ku bosët e krimit u arratisën.
Sipas kryedemokratit, SPAK nuk bëri asgjë për të zbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar. Sipas Berishës, Dumani përsëriti në këtë dosje skemën e mashtrimit, që përsëriti me inceneratorin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti por u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt.
Fjala e Berishës:
Partia Demokratike, si parti e shtetit ligjor, e luftës me zero tolerancë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbështet dhe do të mbështesë, çdo përpjekje për zbatimin e ligjit dhe vendosjen para ligjit të kriminelëve të çdo kategorie. Por PD konsideron se loja në luftën kundër krimit, organizimi i operacioneve kallp, është lojë jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën, pasurinë dhe të ardhmen e qytetarëve. Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë.
Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinier, furnitor, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.
Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit. Gjithashtu burime thonë se 9 orë para nisjes së operacionit në botën e malavitës, u shpërnda mesazhi se operacioni me 50 arrestime, po fillon.
Me këtë operacion, Skrapi i partisë bëri gjithçka për të fshehur lidhet e tmerrshme të krimit, të këtyre familjeve, të këtyre bosëve, me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Saimir Tahirin, Taulant Ballën, ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, kriminelin Ergys Agasi, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu. Të gjithë këta, lidhje të ngushta me këta 7 familje dhe oficerët e lartë të policisë të implikuar në vepra penale. Qesharake tingëllon sekuestrimi i 3 mln eurove tek Doçi, në një kohë kur këtij eksponenti të krimit madhor, i ka besuar Edi Rama prej 1 viti e gjysëm, bashkë me Ergys Agasin, portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës, jo vetëm për Shqipërinë, por Ballkanin dhe Europën.
Kujt i shërbeu operacioni, është shumë e drejtë të pyesni? Më thoni cili nga bosët u arrestua. Operacioni pra vetëm sa paralajmëroi bosët, ikni se figuroni në regjistrat e telefonave, SKY EÇ dhe EnchroChat, në bisedat tuaja me Edi Ramën, Taulant Ballën, Erion Braçen, Ergys Agasin, Vangjush Dakon, Pjerin Ndreun, Saimir Tahirin, Bledar Çuçin, etj. Pra në fakt, operacion ju interesoi përveç bosëve edhe qeveritarëve të lidhur me to. PD denoncon me forcën më të madhe, operacione kallpe si kjo dhe garanton bosët e krimit, se kudo që të ndodhen, të rikujtojnë pak para vitet e mëparshme. Edhe në papafingot më të fshehta, ata do të gjinden dhe do të kthehen në Shqipëri për të dhënë përgjigje para ligjit, për vrasjet, trafiqet e tyre. Garanton padronët e tyre në politikë, nga Edi Rama e poshtë se do të ndajnë me ta fatin e tyre.
Bashkia Tiranë TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e n...
Dhurata Çupi TIRANË- Ditën e sotmë është mbledhur Këshilli i Legjislacionit për vendimet e Gjykatës Kus...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha Kka dhënë një intervistë për revistën “The F...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një intervistë ku është shprehur se SPAK ka mbështetjen maksim...
erion veliaj, mariglen qato, redi molla, taulant tushe TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet rreth dosjes “5D”, në ...
David Wisner TIRANA- I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner ka marrë pjesë në ak...
aleksandar bogdanovic, ilir meta MAL I ZI- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Malin e Zi, k...
\ Sali Berisha TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendi ynë drejtohet sipas tij nga mafia. Gjatë fjalë së tij n...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme projektligjin për shëndetin riprodhues. Gjatë f...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se projektligjin për privatizimin e pronës shtet&eu...