Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Meta gjatë fjalës së tij ka komentuar disa çëshjte që nga martesa brenda një gjinie e deri te operacioni i djeshëm i SPAK. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se martesa brenda një gjinie është e paligjshme dhe se bëhet nga Prindi 1 qeveria e Ramës, dhe Prindi 2 bashkia e Tiranës.
"Kemi të bëjmë me një politikë të faktin të kryer. Që, bëhet në mënyrë të koordinuar nga Prindi 1 qeveria e Ramës, dhe Prindi 2 bashkia e Tiranës. Është një akt i paligjshëm. Dhe njëkohësisht kërkon të shndërrojë në normalitet, një devijim për ta shndërruar atë në normë, për të gjithë shoqërinë.
Dhe, padyshim është një politikë shkatërruese për familjen shqiptare. Aq, më tepër që zhvillohet në prag të diskutimit, të një ligji tepër tinzar, ndaj të cilit janë ngritur kundër, dhe të gjitha komunitet fetare. Por, dhe gjithë opinioni i shëndoshë, siç është ai i surrogacisë. Që është një krim I madh, dhe që synon shkatërrimin biologjik të vendit tonë," tha Meta.
Meta komentoi edhe shpopullimin e Shqipërisë të cilin e cilësoi si të programuar që të kthehet vendi në tokën e askujt ose të gjithkujt përveç shqiptarëvë.
"Padyshim shpopullimi I Shqipërisë ka qenë i programuar, në mënyrë që të realizohet ai projekt, që e kthen Shqipërinë në tokë të askujt, apo të gjithkujt, por jo të shqiptarëve.
Të atyre që janë shqiptarë, që ndihen shqiptarë për shkak të origjinës së tyre, dhe që duan të jenë shqiptarë edhe në ardhmen.
Dhe, ndërkohë që promovohet si normalitet largimi i të rinjve nga vendi, madje si një domosdoshmëri, që të fitojnë eksperienca të reja. Vijnë ligje të tilla, që kërkojnë ta kthejnë Shqipërinë, në një fermë laboratorike, për surrogacinë, në interes të internacionales së gjithë surrogatëve të botës," shtoi Meta.
Sa i përket vizitës së sekretarit të jashtëm britanik, David Cameron në Shqipëri Meta u shpreh se shumë sekretare kanë ardhur dhe kanë ikur por sipas tij problemi i krimit dhe korrupsionit vetëm është agravuar në Shqipëri sidomos në raportin midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
"Sekretari është I mirë se ardhur. Shumë sekretarë kanë ardhur dhe kanë ikur. Problemi i krimit dhe korrupsionit vetëm është agravuar në Shqipëri për fat të keq, e sidomos në raportin midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Problem i krimit të organizuar është një problem madhor, për arsye se krim ka një mbështetje llogjistike të sigurt, që është shteti i Edi Ramës. Në Britaninë e Madhe, por dhe kudo tjetër në Europë, po kështu dhe në Amerikën Latine. Besoj ju e dini, në 11 vite Edi Rama, asnjëherë nuk ka raportuar siç e kërkon ligji në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me rezultatet e qeverisë, në luftën kundër drogës, sipas detyrimeve ligjore që kjo qeveri ka," përfundoi ai.
Sa i përket operacionit të ditës së djeshme të SPAK, Meta u shpreh se Metamorfoza, është e gjitha një tablo e qartë e përfshirjes së të gjithë shtetit dhe gjithë Rilindjes, në veprimtari kriminale.
"Absolutisht të gjitha faktet që janë bërë publike sot, janë ditur edhe përpara një viti, janë ditur dhe përpara 9 muajsh. Është një operacion më shumë I karakterit propaganistik, përderisa dhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesorë, dihet që pothuajse zero. Është gjithçka që kryehet nën diktatin e Edi Ramës. Sepse, duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, por kjo gjë nuk ndodhi.
Duhet të ishte vepruar përpara zgjedhjeve të 14 Majit, sepse ‘Metamorfoza’ aty ka qenë prej kohësh. Por duhej që ato grupe, të përdoreshin dhe njëherë nga Edi Rama, për të grabitur bashkinë e Shkodrës, dhe shumë bashki të tjera në Shqipëri. E më pas, për të prodhuar statistika nga halli, dhe nga sikleti, sepse t ato dosje dihet, që janë vendosur në dizpozicion nga partnerët europian" tha Meta.
Cameron TIRANË- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë Si pjesë e lidershipit në rri...
David Cameron ANGLI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vijë së shpejti në Shqipëri për t&eum...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-Së Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij në tubimin e përnatshëm poshte banesës së tij. ...
Foto nga takimi ESTONIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në Estoni, ku ka zhvilluar një takim me kr...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësvë ka folur në...
Meta MAQEDONI- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë për mediat maqedonase. Gjatë fjalës së tij...
sali berisha TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar ka reaguar pas thirrj...
sali berisha TIRANË- Kreu i partisë Demokrati Sali Berisha gjatë fjalimi të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eum...
ermonela felaj, luan baçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga zë...
pamje nga seancat plenare TIRANË- Mazhoranca socialiste votoi të enjten në seancë plenare, me 68 vota pro dhe 21 kundër dhe 2 abst...