Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, deklaroi për mediet se qytetarët janë përballur vazhdimisht me mungesë furnizimi me ujë të pijshëm, problem që ditët e fundit është bërë edhe më i theksuar.
Haxhiu theksoi se kjo situatë nuk lidhet me defekte teknike, por është pasojë direkte e keqmenaxhimit dhe abuzimit politik me shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve.
Sipas saj, ky sektor është kthyer në një instrument punësimesh politike dhe jo në një shërbim bazë për qytetarët.
Pas kalimit të ujësjellësit nga varësia e bashkive në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, problemet janë shtuar, ndërsa me krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, bashkive po u hiqen të gjitha kompetencat.
Pjesë nga deklarata:
Prej 12 vitesh, Edi Rama ka premtuar ujë të pijshëm 24 orë për çdo familje shqiptare. Sot, jo vetëm që uji i rubinetit është i papijshëm, por qytetarët përballen çdo ditë me ndërprerje të vazhdueshme të ujit.
Edi Rama jo vetëm që nuk mban asnjë përgjegjësi për dështimin spektakolar të qeverisë dhe të bashkiakëve që i shërbejnë, por fshihet pas prezantimit të të ashtuquajturit Operator Kombëtar të Ujit. Kjo reformë është si cdo ramaforme, një përqendrim i rrezikshëm i pushtetit dhe i fondeve publike në duart e tij dhe të oligarkëve të qeverise.
Kjo reformë i lë bashkitë pa kompetenca, qytetarët pa shërbim, ndërsa klientela politike pasurohet çdo ditë.
Në këto 12 vite, miliona euro janë shpenzuar në emër të “investimeve” në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, por ajo që ka mbetur si trashëgimi janë aferat e mëdha korruptive dhe rroga të fryra për patronazhistë. Shqiptarët nuk kanë parë asnjë përmirësim në furnizim, përkundrazi, cilësia e jetës së tyre është përkeqësuar ndjeshëm.
Qytetarët janë përballur vazhdimisht me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, mungesë e cila ditët e fundit është shtuar edhe më shumë. Kjo situatë e përsëritur nuk është për shkak të një problemi teknik, por pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimit politik me ujësjellësin.
Në vend që të shërbejë për qytetarët, ujësjellësi është kthyer në një depo punësimesh politike. Pas kalimit të tij nga varësia e Bashkisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, problemet vetëm sa janë shtuar. Bashkisë iu reduktuan kompetencat për menaxhimin e këtij shërbimi jetik, dhe qeveria qendrore e ktheu ujësjellësin në një instrument për patronazhistë dhe militantë partiakë. Ndërsa tani, me Operatorin Kombëtar të Ujit, kompetencat e bashkisë thuajse asgjesohen.
Në të gjithë Shqipërinë ka mungesë furnizimi dhe humbje masive teknike të ujit, të cilat arrijnë deri në 70% në zonat periferike sipas Entit Rregullator të Ujit.
Ujësjellës kanalizime është shoqëruar nga administrata e fryrë dhe keqmenaxhimi. Ndërkohë që qytetarët vuajnë mungesën e ujit, Shpenzimet shkojnë për paga të administrates së fryrë dhe jo për investime reale në përmirësimin e rrjetit.
Qytetarët faturohen në mënyrë të paqartë dhe me tarifa të larta. Rreth 32% e konsumatorëve nuk kanë matës uji, ndërkohë që faturat bazohen në vlerësime arbitrare.
Çmimi i ujit vazhdon dhe rritet edhe pse cilësia e ujit dhe shërbimit mbetet e dobët.
Tallja me qytetarët vazhdon. Rama në vend që të kërkojë falje dhe të mbajë përgjegjësi për dështimin e ujësjellës kanalizimeve, shpik struktura të reja qendrore, duke rrënuar vetëqeverisjen vendore dhe duke e kthyer çdo shërbim jetik në monopol të qeverisë së tij.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për hapjen e institucioneve te reja, si Operatori Kombëtar I Ujit, që të funksionojnë me të njëjtën skemë korruptive, por kësaj radhe të përqendruar totalisht në duart e qeverisë. Ata duan ujë të pijshëm në rubinetat e tyre, 24 orë në ditë.
Pas 12 vitesh dështimesh, Rama ka vetëm një bilanc për t’u treguar shqiptarëve: varfëri, korrupsion dhe tallje në vend të mirëqenies, shërbimit dhe përgjegjësisë.
Duke folur nga eventi “Shqipëria Turistike 2030”, Kryeministri Edi Rama theksoi shifrat në rritje të vizitorëve në vendin t...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal. Manja deklaroi se me Kodin e Ri Penal, vë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e pagave dhe taksimit n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale publikoi një video shoqëruar me akuza ndaj Geo...
Këtë të enjte, Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal, po z...
Tetë objekte në disa qytete të vendit janë nxjerrë në ankand për të kaluar për shfrytëzim tek privati sipas ne...
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet më 11 shtator, ditë kur Kryeministri Edi Rama do të formojë qeverin&e...
Kryeministri Edi Rama është detyruar sërish t’u kthehet polemikave për projektin e ujësjellësit të Tragjasit, që...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncoi rrogën minimale në Shqipëri dhe çmimet stratosferike të produkteve bazë, në nj&eu...
Kryedemokrati Sali Berisha reagoi pas publikimit të të dhënave të Eurostat, duke denoncuar pabarazinë e thellë në pagat n&eum...