POLITIKE

“Opozita po i mbyll dyert Shqipërisë për në BE”/ Berisha i kthehet Ramës: Po përhap propagandë se korrupsioni është pjesë e kulturës së shqiptarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 14:39

“Opozita po i mbyll dyert Shqipërisë për në BE”/

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, duke mohuar se opozita po pengon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Berisha deklaroi se qëndrimi i opozitës ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm në mbështetje të procesit të integrimit, por sipas tij, vendi nuk përmbush kriteret përveç atij gjeostrategjik. Ai theksoi se opozita nuk mund të “mashtrojë” partnerët ndërkombëtarë për standardet dhe kushtet që kërkohen për anëtarësim.

“Ne mbështesim integrimin, por nuk mund të mashtrojmë për kriteret. Të vërtetat tona po faktohen dhe do të vazhdojmë t’i themi,” u shpreh Berisha. Ai akuzoi qeverinë se përmes propagandës po përhap idenë se korrupsioni është pjesë e kulturës së shqiptarëve, duke e cilësuar këtë si “racizëm antishqiptar” dhe duke shtuar se një narrativë e tillë dëmton imazhin e vendit.

Në deklaratën e tij, Berisha ngriti një sërë akuzash për korrupsion ndaj qeverisë, duke përmendur çështje si projektet infrastrukturore, inceneratorët dhe zhvillimet urbane, për të cilat tha se kanë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe ekonominë. Sipas tij, janë pikërisht këto praktika që pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, dhe jo qëndrimet e opozitës.

“Ne kërkojmë një proces të bazuar në meritë dhe standarde reale. Janë të paudhët ata që vjedhin dhe dëmtojnë vendin, jo opozita që thotë të vërtetën,” përfundoi Berisha.

Sali Berisha:
E para, nuk kam dëshirë të ndërhyj në punët e brendshme të partisë së krimit, se ai po bën turneun e punëve të brendshme të partisë së krimit, por ajo është punë e tij.
Së dyti, është absolutisht mashtrim dhe e pavërtetë, ju jeni dëshmitarë që në këtë konferencë, në këtë platformë, por dhe në ato ndërkombëtare, qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet, ne mbështesim procesin e integrimit, ndonëse Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter tjetër.
Ky ka qenë qëndrimi ynë, por në qoftë se ne marrim përsipër të mashtrojmë në zbatimin e kritereve, standardeve, kërkesave, atë nuk e bëjmë kurrë.
Ne kemi thënë të vërtetat, dhe të vërtetat tona po provohen, po faktohen. Dhe do i themi vazhdimisht.
Kurrë nuk mund të mashtrojmë ne komunitetin ndërkombëtar, sepse po i mashtruam ata, është gjëmë ndaj shqiptarëve.
E kundërta është, këto kohë është makineria propagandistike e Edi Ramës që përhap lajmet në të katër anët se puna e korrupsionit është si punë trashëgimie, si punë geni tek shqiptarët, dhe çfarë keni ju meqenëse shqiptarët e pranojnë këtë.
Pra, me një fjalë, Edi Rama dhe tellallët e tij dalin nëpër botë dhe thonë, kur i vjedhuri e pranon hajdutin, ç’punë keni ju me këtë.
Prandaj ata pasqyrojnë me kulturën në Shqipëri për çështjen e korrupsionit.
Kush e përhapi këtë? Kush guxoi ta thotë këtë? Këtë racizëm të mirëfilltë antishqiptar? Albanofobi e mirëfilltë?
Edi Rama i pari me ministrat e tij për të mbrojtur veten.
Pra këta janë që e dëmtojnë më shumë Shqipërinë.
Kurse jo, ne kërkojmë një proces të bazuar në meritë, sepse ne besojmë se janë absolutisht të realizueshme kriteret.
Si nuk qenkan të realizueshme kriteret, në një kohë kur në vitin 2011, një zëvendëskryeministër i një partie tjetër në koalicion, jo i partisë kryesore, i cili po të tërhiqej nga koalicioni, binte qeveria, dha dorëheqjen, dorëzoi imunitetin, edhe para se ta kërkonte imunitetin.
Gjenetike është kjo?
Ministrat, sa herë u kërkua imuniteti, është dorëzuar imuniteti. Nuk ka ekzistuar në një qeveri ku sundon ligji kurrë koncepti i imunitetit mburojë.
Përkundrazi ne e dërguam në parlament dhe kërkuam heqjen e imunitetit për korrupsionin.
Pra, janë të gjitha mashtrime.
Të paudhë janë ata që vjedhin.
Nuk ka më të paudhë se Edi Rama që ndërton me para të vjedhura sarajet 720 metra themele të gjata, me materialet më të kushtueshme që ekzistojnë, ndërkohë që ka një rrogë zyrtari dhe asnjë të ardhur tjetër që të tregojë se si mbiu me parkun 8500 metër katrorë dhe rrënjë ullinjsh që kushtojnë mijëra euro.
I paudhë është Edi Rama që ka ndërtuar në sheshin e pallateve, ka dhënë leje për pallatin e Lindës së tij, për të cilin nuk ka asnjë faturë doganore, tatimore, bankare apo ndërtimore.
Shihni rrugët, kompania e atij që ndërtoi pallatin, i ka ndërtuar.
I paudhë është ai i cili firmos tetë muaj përpara për t’i dhënë kompanisë 8 pikë, që nuk ekzistonte, për djegësin e Tiranës, dhe djegësi i Tiranës sot nuk ekziston.
I paudhë është ai që për dufe dhe urrejtje përzë televizionin AGON dhe gjobit shqiptarët 120 milionë euro.
I paudhë dhe bajloz korrupsioni është ai që grabit portin mijëravjeçar të shqiptarëve me një vlerë 4 miliardë euro. Dhe duhet të ndërtojnë shqiptarët tani një port të ri.
I paudhë është ai që merr Lubi Ballukun për krahu, prish tenderin për tunelin e Llogarasë për të cilin ishte ofruar oferta sllovene me 130 milionë euro, dhe shkon merr kompaninë turke, të cilës i jep 190 milionë euro, ndërkohë që tunelin e ofron Gjoka që kishte ofruar 130 milionë, zhduken 50 milionë me një të rënë të lapsit.
Ky është Edi Rama, këto janë të paudhët që i bllokojnë Shqipërisë rrugën për në BE, që lënë pensionistët me pensionet më mizerabël, që lënë studentët me tarifat më të larta.
A e dini ju se studentët në Shqipëri, pas Britanisë së Madhe dhe Holandës, paguajnë tarifat më të larta në Europë? Studentët e vendit më të varfër paguajnë tarifa të paktën 6 herë më të larta se Austria.
Apo se gjermanët apo vendet e tjera.
Këta janë të paudhët, jo opozita, e cila në mbrojtje të interesit të qytetarëve, u thotë shqiptarëve të vërtetën, dhe u thotë partnerëve tanë të vërtetën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan