POLITIKE

Pa diplomë gjimnazi? Mediat akuzojnë Këlliçin për mashtrim, kandidati: Manipulim, Marylend nuk është “Kinema Baldushku” e Veliajt

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2023, 11:33

Pa diplomë gjimnazi? Mediat akuzojnë Këlliçin për

TIRANË- Prag zgjedhjeve lokale të 14 majit, kur beteja për bashkitë sa vjen e ngushtohet, happen ‘asat’ nën mëngë. Kështu, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi që kërkon të marrë karrigen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka qenë në fokus të ‘investigimeve’ nga mediat pranë Partisë Socialiste. Njëra prej tyre, Shqiptarja,com u kthye vite pas, në 2005-n, kur Këlliçi nuk ishte bërë ende një adult dhe nisi të hetonte diplomën e tij të shkollës së mesme.

Pas hetimeve, më 22 prill u publikua një artikull, në të cilin pretendohej se përmes një shkrese të lëshuar nga instituti “Harry Fultz”, ku dhe është arsimuar kandidati opozitar, Këlliçi nuk kishte arritur të diplomohej. Kjo, pasi në shkresën në fjalë thuhet se Këlliçi ka përfunduar vetëm 4 vite studime nga cikli 5 vjeçar i Degës Biznes.

Këtu, Shqiptarja.com ngre pikëpytjen: Si mundej që dikush kishte arritur të mashtronte sistemin, duke gënjyer fillimisht shtetin amerikan të Maryland (ku ndodhet Coppin University), e më pas edhe shtetin shqiptar? A ka diplomë të shkollës së mesme Belind Këlliçi dhe a e ka mashtruar ai shtetin amerikan të Maryland, për t’u regjistruar në ‘Coppin University’, e më pas, edhe shtetin shqiptar për të kryer njësimin e diplomës?

E njëjta medie nuk ndalet me kaq, por shton se faktin që Këlliçi nuk është pajisur me diplomën e shkollës së mesme, e konfirmon edhe Ministria e Arsimit.

“Iu drejtuam zyrtarisht dhe morëm përgjigje me një shkresë (kopje të së cilës e disponojmë), e cila shprehet se në rregjistrat e maturës shtetërore nuk gjendet emri i Këlliçit. Që do të thotë se Belind Këlliçi nuk është futur në provimet e Maturës Shtetërore, e për rrjedhojë nuk mund të jetë pajisur kurrsesi me një diplomë të vlefshme të shkollës së mesme. Kjo konfirmohet edhe nga numri i amzës së shkollës së mesme, me anë të së cilës vërtetohet se ai nuk e ka mbaruar ciklin e plotë 5 vjeçar, pasi në regjistër ka një shënim ku thuhet “është larguar jashtë shtetit” në vitin 2004-2005. Por, skandali thellohet edhe më shumë kur, nga përgjigja zyrtare që kemi marrë nga Ministria e Arsimit, vërtetohet se Belind Këlliçi ka kryer njësim të paligjshëm të diplomës universitare, pas kthimit nga SHBA. Kjo ka ndodhur në vitin 2010 kur Ministria e Arsimit drejtohej nga qeveria e Sali Berishës dhe nuk dihet nëse dikush ka mbyllur një sy apo Këlliçi ka mundur që të mashtrojë komisionin, njësoj siç bëri edhe me universitetin amerikan,”- thuhet ndër të tjera në artikull.

Po vetë pretendenti për kryetar bashke në Tiranë çfarë thotë?

Këtë mëngjes, i ftuar në “Kafe Shqeto”, Këlliçi tha se ajo që ka bërë Shqiptarja.com, ka qenë leximi i vetëm të disa rreshtave të shkresës së dërguar nga instituti ‘Harry Fultz’ dhe fshehja e pjesës tjetër që sqaron se kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ ka aplikuar dhe ka vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bazuar në kredencialet që ka fituar.

“Ka pafund njerëz që kanë qenë me mua, edhe më njohin, edhe e dinë se çfarë lloj nxënësi kam qenë. Gjithsesi, në lajmin e bërë një ditë më parë në Report TV, nuk e kuptoj pse duhet të censurohej kjo letër, pse duhej një lajm çerek i vërtetë, pse duhej nxjerrë  vetëm tre rreshtat e para. Ja ta lexoj ‘Zoti Këlliçi ka kryer katër vite studim të ciklit 5-vjeçar në shkollën tonë, me drejtimin biznes, Gjatë këtyre viteve ka një vlerësim me notën mesatare 9.7’. Janë mërzitur këta se janë mësuar, e kanë kryeparlamentaren me 5.6. I ka ngel kunj. Më pas nuk kishte më asnjë fjalë, ishte e gjithë shkresa blur. Ndërkohë shkresa vazhdon, ‘i klasifikuar në 5% të studentëve më të mirë’. Më pas qartësohet, ‘në vitin shkollor 2004-2005 e zgjodhi si president të këshillit studentor’. Në përfundim të klasës 12, siç e kërkon dhe ligji, 8 + 4. Maturë s’ka pasur, unë kam qenë në vitin 2005, ndërsa matura ka hyrë në vitin 2006. Këta më kërkojnë të jem në një sistem që ‘ska ekzistuar. Vijon shkresa ‘në përgjigje të kërkesës së tij për studime të mëtejshme në SHBA, pajiset me dokumentet e mëposhtme, raportin shkollor me rezultatet për katër vite, skelet-kurrikulën 2001-2005 dhe programet mësimore të detajuara, sepse duhet të dinë çfarë lëndësh ke bërë dhe vërtetimin tip që sqaron në lidhje me zhvillimin në gjuhën angleze të 70% të lëndëve mësimore. për dijeninë tuaj, vijon përgjigjia, kjo praktikë është ndjekur në shkollën tonë nga shumë nxënës të dalluar të periudhës 19997-2005, viti i fundit me dëftesë, të cilët pas shkollimit këtu kanë ndjekur studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuara, bazuar në kreditet,”- tha Këlliçi.

Akuzave u është përgjigjur edhe zyrtarisht. Në një deklaratë nga zyra e Shtypi të Këlliçit sqarohet se si rasti i kandidatit është një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki.

“Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz. Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro. Belind Kelliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Suma Kam Laudi” dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim,”- thuhet në deklaratë.

Erjon Veliaj i cili në 8 vite la 160 mijë banorë të Tiranës, të zonës së Astirit, Liqenit të Thatë, Kodrës së Priftit, pa një çerdhe, pa një kopësht, pa një shkollë. Erjon Veliaj që arsimin e kupton si një mundësi të mirë për tender, pasi jep për një godinë 3 herë më shumë para’ se sa Bashkimi Europian. Erjon Veliaj që ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës për arsimin, dhe nuk tregon se ku kanë shkuar këto para të qytetarëve të Tiranës. Erjon Veliaj që një ambient të destinuar për shkollë ia hoqi qytetarëve të Tiranës dhe ia dha Bolinos, medias me të cilën fabrikon shpifjet e sulmet për interes të tij, medias që financohet edhe nga inceneratorët. Ky, kryebashkiak pra, po gërmon së fundmi për shkollimin e Belind Këlliçit, dhe ka furnizuar mediat e tij me spekullime të ulëta. Këtë komunikim po e bëjmë për qytetarët. Kjo shkresë e Harri Fultz, tregon se Belind Këlliçi ka qënë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004.  Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve.

Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz. Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro. Belind Kelliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Suma Kam Laudi” dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim.  Duke parë se njerëzit po reagojnë, se njerëzit e duan ndryshimin. Duke parë se nuk ka bilanc dhe se në 8 vite ka keqqeverisur dhe ka abuzuar me buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë ndonjë bashki, Erjon Veliaj në këto kushte është gati të sulmojë edhe Shkollën “Harry Fultz”, edhe Universitetin e Marylend-it. Asgjë nga këto nuk i shërbejnë qytetit dhe banorëve të Tiranës. Belind Këlliçi është i vendosur në rrugën e tij që sjell ndryshimin. Eshtë i vendosur të realizojë projektin me 5 prioritetet kyçe që sjellin zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë