Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Reshjet e ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah një krizë të thellë infrastrukturore në Shqipëri, duke krijuar një panoramë alarmante të akseve rrugore të shembura, të bllokuara apo në rrezik kolapsi. Nga jugu në veri, rrëshqitjet masive të dheut kanë izoluar zona të tëra, kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë ekspozuar pasojat e keqmenaxhimit mjedisor dhe dështimit të investimeve milionëshe në infrastrukturë.
I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, redaktori Elkier Bushkolaj deklaroi se rajoni juglindor është praktikisht i izoluar, pasi edhe akset dytësore janë jashtë funksionit dhe paraqesin rrezik serioz për qytetarët. Ai theksoi se harta e dëmtimeve është zgjeruar nga aksi Librazhd-Pogradec, në zonën e njohur si Arra e Gurrës, deri te segmentet turistike të Boboshticës e Dardhës, si dhe aksi Memaliaj–Gjirokastër.
Bushkolaj ndaloi veçanërisht te segmenti Qukës-Qafë Plloç, duke e cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda, që fatmirësisht nuk u shoqërua me viktima. Sipas tij, problemet nuk lidhen me moshën e rrugëve, por me gryerjen pa kriter të lumenjve, veçanërisht të Shkumbin dhe Mat, e cila ka dëmtuar ura dhe segmente jetike. Ai ngriti pikëpyetje mbi cilësinë e rrugëve të ndërtuara vitet e fundit, në një kohë kur Shqipëria renditet ndër vendet me kostot më të larta të ndërtimit të rrugëve në Europë, pa ofruar standardet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së pritshme.
Defakto rajoni Juglindor është totalisht i izoluar nga akset kryesore, pasi dhe ato akse dytësore janë pothuajse jashtë përdorimit, pasi bëhet fjalë për rrugë të vjetra, rrugë fshatrash të braktisura që mbi të gjitha janë të rrezikshme, veçanërisht kur qarkullon për shembull pas orës 19 pasdite. Por është zgjeruar harta e rrugëve të dëmtuara. Nëse deri dje po flisnim për dëmtimin ëh të aksit Librazhd-Pogradec në vendin e quajtur Arra e Gurrës, ku rrëshqitja ka precipituar duke thelluar edhe dëmtimin jo vetëm të segmentit rrugor, por të gjithë zonës përreth, pra atij pellgut që është rrëzë zonës së Dragostunjës në Librazhd, harta e rrugëve të dëmtuara është zgjeruar.
Ne kemi dhe një investim që konsiderohej si investim krenarie e kësaj qeverie, që bëhet fjalë për automotoparkun në Elbasan, ku na u premtua që do vinin garat Formula Unos, një projekt po themi rreth 180-190 milionë eurosh, që sot është shëmb. Ne i kishim pamjet, kishim dhe raportimin me kolegët tonë, me kolegët tanë. Edhe segmenti rrugor i Boboshticës dhe Dardhës, si një zonë turistike, është dëmtuar në kilometrin e nëntë. Ka një rrëshqitje masive, iFondit Shqiptar të Zhvillimit. Gjithashtu kemi një rrëshqitje dheherash edhe në aksin mes Memaliajt edhe Gjirokastrës, që dhe ajo është një situatë serioze.
Pyetja që shtrohet është se si erdhëm deri këtu dhe çfarë ndodhi. Nisi me atë që është Qukës-Qafë Plloç. Fillimisht kishte nisur në fakt me rrugën e Ersekës, një rrugë që po themi që vijon të zgjasë prej 10 vitesh edhe sot e kësaj dite ende nuk është marrë në ndërzim, pasi ende nuk është kolauduar dhe ende ka probleme pasi rrëshqitjet janë të vijueshme. Ngjarja më e rëndë e gjithë kësaj historie ka qenë ajo e segmentit Qukës-Qafë Plloç që fatmirësisht nuk patëm një bilanc viktimash, pasi nëse do kishim pasur një autobus apo makina të rastit, sot do flisnim për rrethana krejt të tjera dhe për një tragjedi në kufijtë e asaj që ngriti Serbinë në këmbë. Dhe segmenti rrugor Qukës-Qafë Plloç, përtej faktit që këtu thonë është një rrugë e ndërtuar 30 vite më parë, ky nuk është argument, pasi pjesa kryesore, pjesa dërrmuese e rrugëve në Shqipëri janë rrugë të ndërtuara nga italianët, edhe të ndërtuara dhe më herët nga austriakët, përtej atyre që janë bërë pas vitit '45.
Çfarë ka ndodhur? Përgjatë këtyre 30 viteve nuk ka pasur probleme. Problemet kanë ardhur vitet e fundit që ka qenë gryerja pa kriter, me leje qeveritare, në lumin Shkumbin, në të gjithë gjatësinë e tij, pra nuk është në një pjesë të kufizuar. Dhe ky nuk është një fenomen i izoluar, unë këtë fenomen e kam parasysh edhe në qarkun e Lezhës, konkretisht nga gryerjet mbi lumin Mat. Se të gjithë flasin për dëmtimin e Urës së Zogut, urë historike, urë monumentale. Po pse erdhi ai dëmtim? U dëmtua dhe ura tjetër që lidh Milotin me, me Lezhën, me zonën e Planës, që ne kemi ato pamjet apokaliptike të trafikut që themi çfarë po ndodh për të shkuar në Lezhë, Shkodër dhe për të ardhur në Tiranë.
Është sepse këto ura që janë mbi lumin Mat, për shkak të gryerjes pa kriter me leje qeveritare janë dëmtuar. Është dhe një urë tjetër, është ura që lidh Rubikun, pra Rrugën e Kombit me Rubikun, në dalje të Rubikut, që edhe ajo rrezikon të dëmtohet për shkak të gryerjes pa kriter. Pra është një fenomen i shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë për të ardhur më poshtë, mbi lumin e shtratit të Shkumbinit, ne kemi ndërtim të një segmenti rrugor. Ajo çfarë ka ndodhur në raport me rrugët që Shqipëria klasifikohet si ndër vendet që ka kostot e rrugëve më të larta në Europë dhe ne krahasohemi po themi me Austrinë, pasi ne kemi segmente rrugore që nëse i përllogarisim, po, shkojnë deri në 22 milionë euro. Por pyetja që shtrohet është, përgjatë këtyre 10 viteve të fundit, a kemi një segment rrugor të ndërtuar për shembull me cilësinë e Rrugës së Kombit apo me cilësinë e rrugës Tiranë-Elbasan?
Drejtuesi i Departamentit të Infrastrukturës dhe Transportit në Partinë Demokratike, Besnik Dervishi u shpreh se ndërtimi i rrugës...
Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e deputetëve të opozitës dhe shfuqizoi rregulloren e re të Kuvendit q&eu...
Nga Richard Schmitt Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që po trondit ba...
Lideri i opozitës ka shpjeguar para gazetave se demokratët protestën e tyre e kanë kundër Edi Ramës. “Mesazhi i demokrat&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se dënon qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve, që sipa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e akuz...
Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti e ka cilësuar një skandal dhe alarmante në të nj&eum...
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar edhe sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij emri i kreut të shtetit përmendet në m...
Grupi i Partisë Socialiste do të mblidhet të enjten për qëndrimin lidhur me vendimin për Ballukun. Mësohet se mbledhja do ...
Ajo thjesht nuk u shfaq. Në fillim të javës, në Parlamentin shqiptar u diskutua kërkesa e Prokurorisë së Antikorrupsionit p...