Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mbajti një fjalim në tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, duke vënë në dukje rolin e grave në politikë.
Ai vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të zonjave dhe vajzave, të cilat kanë qenë shtylla kryesore e Partisë Demokratike në aksionet dhe sfidat e saj politike.
Po ashtu Bardhi theksoi se angazhimi i grave në politikë është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm për suksesin e çdo gare apo aksioni politik.
Fjala kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:
Shikoj që në sallë ka zonja, gra dhe vajza, të cilat tashmë kanë një jetë që janë aktive në Partinë Demokratike, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë parti. I kam parë shpesh në aksionet politike të Partisë Demokratike, ku në shumë raste janë më aktive sesa vetë burrat. Kjo ndodh sepse, sipas këndvështrimit tim, çdo parti politike që synon të ketë sukses në çdo garë apo aksion politik, duhet t’i ketë zonjat në ballë, në krye, aty ku e meritojnë.
Eksperienca ime e shkurtër, jo shumë e gjatë në politikë, më ka mësuar një gjë: atë që arrijnë zonjat në aktivitete, aksione apo fushata, ne burrat ndonjëherë e kemi të vështirë ta bëjmë. Prandaj, nëse duam të kemi sukses në sfidat që na presin pas disa muajsh, zotimi që Sekretari i Përgjithshëm mori sot përpara jush duhet të jetësohet. Ky zotim nuk duhet të jetësohet thjesht si kuotë gjinore – një betejë që Albana dhe koleget e saj të nderuara në parlament e kanë zhvilluar gjatë miratimit të Kodit Zgjedhor – por duhet të jetësohet sepse roli juaj është i pazëvendësueshëm.
Personalisht, kam pasur fatin që gjatë kësaj kohe të drejtoj një grup parlamentar që ka më shumë zonja sesa ka pasur ndonjëherë më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm tha që pjesëmarrja e grave e bën politikën më paqësore. Unë, nga ana tjetër, kam parë shpesh që zonjat e grupit tonë parlamentar kanë qenë më luftarake sesa shumë burra brenda grupit. Kjo do të thotë se sa më shumë zonja të kemi në grupin e ardhshëm parlamentar, aq më fuqishëm do të luftojmë të gjithë së bashku për të mbrojtur interesin publik. Angazhimi në politikë nuk është i lehtë për zonjat. Veçanërisht, angazhimi juaj gjatë këtyre 12 viteve, për shkak të regjimit të Edi Ramës, ka qenë shumë i vështirë.
Kam takuar mësuese, mjeke dhe zonja punonjëse në administratë që angazhohen në Partinë Demokratike, dhe që më tregojnë se si, edhe në vitin 2024, vijojnë të intimidohen dhe të përndiqen, vetëm sepse angazhohen në politikë dhe janë pjesë e Partisë Demokratike. Por, ndonëse flasin për intimidimin, presionin apo përndjekjen që u bëhet çdo ditë, në çdo bisedë me to shoh vendosmërinë për të vazhduar përpara, për të qëndruar, për të sakrifikuar dhe për të bërë më të mirën, sigurisht për Partinë Demokratike, por mbi të gjitha për Shqipërinë.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka marrë pjesë sot në takimin e Lidhjes Demokratike të Gruas s&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se rezolutat e miratura së fundmi për Shqipërinë vijnë&nbs...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një audio të regjistruar gjatë mbledhjes së prindërve me mes&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka falënderuar mediat ndërkombëtare p&e...
TIRANA- Të rinjtë pjesëmarrës në Akademinë Politike, kanë zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama. Me moton&rd...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme duke folur për rezolutën e miratuar nga PPE,...
sa TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha u ndal te rezoluta e PPE-së për Shqipërinë duke e cilësuar si një ngjarje ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi 'Ditën e Alfabetit', një ditë të veçantë që...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me miratimin e rezolutës nga Asambleja...
MALTË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalim para PPE-së, pas votimit nga Asambleja për Rezolutën e dyt&eu...