I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

MALTË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalim para PPE-së, pas votimit nga Asambleja për Rezolutën e dytë të miratuar brenda një jave.
Vokshi ka parashruar shqetësimet dhe goditjet ndaj opozitës në vend, sipas saj. Po ashtu deputetja është ndalur në veçanti te parashtrimi i fakteve, sipas saj, për mbajtjen nën izlolim politik të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ajo tha se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e ardhshme, të gjithë liderët e opozitës përballen me ndjekje politike, arrest, burgosje, si dhe me kërcënime të drejtpërdrejta për jetën.
FJALA E PLOTË:
I nderuar Sekretar i Përgjithshëm Bacolas
Të nderuar anëtarë të presidencës së PPE
Të dashur miq, kolegë të politikës
Faleminderit që na dhatë mundësinë të dyve për të paraqitur rezolutën, e cila është shumë e rëndësishme, në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Do të paraqes disa fakte të thjeshta, pa koment.
1. 5 muaj para zgjedhjeve të ardhshme, të gjithë liderët e opozitës, en-block, përballen me ndjekje politike, arrest, burgosje, si dhe me kërcënime të drejtpërdrejta për jetën e tyre. Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë me të burgosur politikë.
Sali Berisha: Kryetar i PD-së dhe lideri i opozitës, është në arrest politik në shtëpie. Pa akuzë zyrtare për më shumë se 9 muaj. Asnjë fakt, asnjë provë, as edhe një herë në pyetje nga prokuroria.
Ilir Meta:Kryetar i Partisë së Lirisë, ish-President, ish kryeministër, ish kryeparlamentar, u ndalua dhunshëm, u nxorr zvarrë nga makina e tij dhe tashmë ndodhet në paraburgim ndërsa është nën hetim.
Fatmir Mediu: Kryetari i Partisë Republikane, përballet me akuzën për një çështje të mbyllur vite më parë, në shkelje të parashkrimit.
Siç e shihni, të gjithë drejtuesit e partive opozitare, që përfaqësojnë gjysmën e votuesve në Shqipëri, ose janë në arrest, ose në burg, ose përballen me akuza. Këto akuza bazohen në ngjarje të mbi 15 viteve më parë. Berisha madje akuzohet për një ligj të miratuar në kohën e qeverisjes së tij, që riktheu pronat e sekuestruara nga komunistët. Qindra mijëra familje përfituan nga ky ligj, dhe Berisha në mënyrë ironike kritikohet sepse dhëndri i tij përfitoi ligjërisht një tokë të vogël prej 400 metrash katrorë, që i përkiste familjes së tij.
Ervin Salianji: nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, është dënuar me 1 vit e gjysmë burg për denoncimin publik te vëllait të ish Ministrit të Brendshëm si trafikant droge që jetonte i lirë në Shqipëri. Denoncimi i Salianjit e detyroi vëllain të dorëzohej në Itali për të vuajtur dënimin, por Salianji u ndëshkua vetëm pse tha të vërtetën.
Fredi Bejleri: kryetar i zgjedhur i Himarës. Cështjen e tij e njihni shumë mirë pasi EPP ka miratuar dy rezoluta për cështjen e tij. Bejleri u dënua me dy vjet në një proces të sajuar. Bejleri tashmë është Eurodepute. E kjo vë në dukje absurditetin: nëse fiton në Europë, je i lirë; nëse fiton në Shqipëri, nën pushtetin e kryeministrit Rama shkon në burg e të hiqet mandati.
Këto raste, nuk janë të izoluara - ato janë dëshmi e një qeverie që shtyp sistematikisht opozitën, hesht kritikët dhe abuzon me pushtetin. Liria politike, pavarësia e medias dhe drejtësia janë në rrezik në Shqipëri. Vota juaj për këtë rezolutë ka një rëndësi të madhe. Shqiptarët i besojnë BE-së më shumë se çdo institucion tjetër—3 në 4 shqiptarë, besojnë në vlerat evropiane, krahasuar me më pak se 1 në 4 shqiptarë që i besojnë qeverisë së tyre.
Kjo rezolutë përfaqëson një qëndrim kundër rrëshqitjes së Shqipërisë drejt autokracisë, ku një njeri i vetëm, kryeministri Rama, kontrollon pothuajse të gjitha pushtetet. Votimi për këtë rezolutë do të jepte një sinjal të fuqishëm: PPE qëndron në krah të shqiptarëve, në kreh të demokracisë dhe kundër represionit autokratik.
Shqiptarët duhet të shohin shpresën, të dinë se Evropa qëndron e vendosur mbi drejtësinë, dinjitetin dhe lirinë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani këtë qëndrim. Kjo nuk është votë për një parti politike! Kjo nuk është votë për Partinë Demokratike! Kjo është një votë për kthimin e demokracisë në Shqipëri përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme! Kjo është votë për qytetarët shqiptarë.
Xhixho TIRANË- Zëvëndës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka mbajtur ditën e sotme një deklarat&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar rezolutën e miratuar sot nga&n...
MALTË- Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratuar mesditën e së premtes Rezolutën ku shpreh shqetësimet ...
Silvio Gonzato dhe Majlinda Bufi TIRANË- Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi, një përsëritëse në rastet e dhunës d...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme në lid...
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha dha lajmin se një tjetër rezolutë kundër shtetit të Edi Ramës është m...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë të ditur se ditën e martë në datën 26 nën...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha tha sot se një grup ekspertësh shqiptarë dhe ndërkombët...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku tha t...
Manastirliu TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në ditën e e dytë të punimev...