POLITIKE

Transporti urban/ Foni: Devijimet e linjave dhe kostot në rritje rëndojnë shërbimin, kërkojmë kompensim

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Qershor 2026, 10:40

Transporti urban/ Foni: Devijimet e linjave dhe kostot në rritje

Kostandin Foni, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Publik Tiranë, i ftuar në “Kafe Shqeto”, u shpreh se transporti publik në kryeqytet po përballet me një sërë problematikash të akumuluara, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit dhe në funksionimin normal të linjave urbane.

Sipas tij, operatorët janë detyruar të përballen me devijime të linjave dhe bllokime të segmenteve rrugore pas protestave të zhvilluara ditët e fundit, çka ka sjellë kilometra të parealizuara dhe mungesë të një skeme të qartë orientimi nga autoritetet përgjegjëse. Foni theksoi se kjo situatë kërkon njohjen zyrtare të këtyre kilometrave nga Bashkia e Tiranës, pasi nuk bëhet fjalë për mungesë shërbimi nga operatorët, por për pamundësi objektive në terren.

Ai ndaloi edhe te kostot në rritje të sektorit, duke theksuar se edhe pse çmimi i karburantit ka shënuar ulje, efekti i krizës së mëparshme vijon të rëndojë mbi operatorët për shkak të shtrenjtimit të pjesëve të këmbimit dhe mirëmbajtjes së flotës. Në këtë kuadër, u kërkua vijimi i kompensimit prej 50 lekësh për litër për një periudhë të mëtejshme, për të përballuar kostot reale të shërbimit.

Sa i përket ankesave të qytetarëve për mungesën e freskisë në autobusë gjatë ditëve të nxehta, përfaqësuesi i transportit publik sqaroi se të gjitha mjetet janë të pajisura me sisteme kondicionimi të certifikuara, ndërsa problematika lidhet me kushtet e qarkullimit urban dhe ndalesat e shpeshta në stacione, të cilat nuk lejojnë ruajtjen e temperaturës optimale brenda mjeteve.

Pjesë nga deklarata:

Që prej ditës së parë që kanë nisur protestat, operatorët janë përballur me devijime të linjave dhe me bllokime të disa segmenteve rrugore. Kjo vjen jo për shkak se operatorët nuk e ofrojnë shërbimin, por, siç dihet, prej dy javësh ka pasur bllokime dhe devijime të transportit publik. Për këtë arsye, ne i jemi drejtuar Bashkisë, që kilometrat e parealizuara, pra shërbimi që nuk është ofruar gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes, kur janë devijuar linja të caktuara dhe janë bllokuar segmente të caktuara, të njihen dhe të justifikohen, pasi nuk janë si pasojë e dëshirës së operatorëve, por për shkak të protestave, gjë që nuk është në dorën e tyre.

Deri tani nuk kemi një reagim zyrtar. Kemi vetëm një reagim informal, se “do të rregullohet”, por kjo është një shprehje e zakonshme. Nuk kemi një shkresë zyrtare ku të përcaktohet se këto kilometra dhe itinerare që nuk janë përmbushur do të njihen, ndaj jemi në pritje që Bashkia të reagojë zyrtarisht dhe t’i njohë këto kilometra për operatorët.

Kriza e karburantit nuk mund të themi se ka mbaruar. Pasojat vazhdojnë. Pra, nuk është se çmimi nuk ka ndryshuar është e vërtetë që është ulur në 15-ditëshin e dytë të qershorit — por pasojat do të vazhdojnë për një periudhë po aq të gjatë sa ka qenë efekti i rritjes së çmimit. Nuk është rritur vetëm çmimi i karburantit; ka edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë zinxhirin e kostove për mirëmbajtjen e flotës, si pjesët e këmbimit dhe shërbime të tjera, të cilat kanë pësuar rritje dhe nuk ulen njësoj si karburanti, i cili ka pasur një bord transparence dhe ka funksionuar si rregullator i çmimit.

Ne kemi kërkuar kompensim. Edhe pse nuk kemi qenë plotësisht të kënaqur, kemi kërkuar një rritje prej 50 lekësh për litër, por kemi kërkuar gjithashtu që të rikthehet niveli i vitit 2022, gjatë periudhës së luftës Rusi–Ukrainë, dhe në fakt kemi marrë gjysmën e kompensimit. Kemi kërkuar që kjo masë të vijojë për një periudhë tjetër tremujore, në mënyrë që të mbulohen rritjet e kostove të kësaj periudhe.

Sa i përket frekuencës së mjeteve, në këtë periudhë ajo është më e shpeshtë, pasi qarkullimi në orët e ditës është më i ulët, sepse shkollat pothuajse janë mbyllur — rreth 80% e tyre kanë përfunduar. Gjatë orëve të pikut, kur njerëzit shkojnë dhe kthehen nga puna, nuk ka më atë trafik të rënduar si kur shkollat janë aktive. Problematikat kryesore kanë qenë gjatë bllokimeve të rrugëve, pra në pasdite dhe mbrëmje.

Po, linjat janë devijuar, por të detyruara nga Policia Rrugore, jo të përcaktuara me plan të posaçëm. Pra nuk ka pasur një skemë të qartë nga Policia Rrugore apo Bashkia, që të njoftojë zyrtarisht se nga cilat segmente do të devijohet qarkullimi, në mënyrë që qytetarët të informohen paraprakisht. Si pasojë, informacioni ka munguar dhe autobusët shpesh janë ndalur aty ku janë bllokuar, pa mundësi lëvizjeje.

Nuk ka asnjë operator që të ketë ndërprerë shërbimin apo të ketë fikur kondicionerët. Të gjithë autobusët e transportit publik janë të certifikuar me sistem kondicionimi. Megjithatë, në kushte të tilla, është e pamundur të arrihet temperatura ideale, pasi stacionet janë shumë afër njëri-tjetrit, dyert hapen vazhdimisht dhe ajri i nxehtë hyn në autobus, duke e bërë të vështirë ruajtjen e freskisë së brendshme.

Nuk besojmë se do të ketë rënie në cilësinë e shërbimit, pasi vetë sezoni i verës sjell ulje të kërkesës: Tirana reduktohet, shumë njerëz janë me pushime dhe shkollat janë mbyllur. Prandaj, periudha nga gjysma e dytë e qershorit deri në fillim të shtatorit është zakonisht periudha me ngarkesë më të ulët në transportin urban.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan