POLITIKE

"Pas çdo rikthimi ka fuqi madhore," Berisha për "Liberal": Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për tu anëtarësuar në BE! Rama shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Belerit

n.f Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 10:27

"Pas çdo rikthimi ka fuqi madhore," Berisha për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar së fundmi një intervistë për median greke "Liberal",  ku është shprehur se kryeministri Edi Rama shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e eurodeputetit Fredi Beleri. Berisha u shpreh se Rama e la Belerin në burg me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar kanion e Gjipesë prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve. Sa i përket zgjedhjeve në vend Berisha u shpreh se pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Sipas tij rikthimi nuk është një akt individual, por është një akt shumë më i gjerë. Ai tha se shumë njerëz mund të duan të rikthehen, por nuk rikthehen dot.

Kreu i PD-së u pyet edhe në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndërsa ai theksoi se vendi ynë në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter, përveç pozicionit gjeostrategjik. Sipas tij nuk mund të anëtarësohet në BE një vend që arreston në vitin elektoral 3 liderë të opozitës, që u merr mandate me gjykata kundërshtarëve politikë dhe shpall se do mbyllë rrjetet sociale.

Gazetari: Berisha, çfarë ju shtyn të jeni kandidat edhe për këto zgjedhje?

Sali Berisha: Historitë e rikthimeve janë ekzotike, nuk janë të shpeshta. Pra, pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Dhe në këtë rast, Sali Berisha 8 vite pasi ishte larguar pothuaj nga skena politike, iu kërkua që të mos hyjë në parlament bazuar në një akt korruptiv. Bazuar në dezinjimin ‘non grata’ të Antoni Blinken, në aktin që vinte nga një lobim korruptiv i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit.

Pra, jo vetëm u dezinjova, por u kërkua që të mos futem në parlament. Atëherë, qendrimi im ishte ky: askush përveç shqiptarëve nuk mund të bëjë listën e deputetëve, përderisa Shqipëria të jetë një vend sovran. Dhe, meqënëse ish-kryetari im që punonte me ligësi prapa shpinës sime, ishte pjesë e këtij qëndrimi, unë ndërmora procesin e rikthimit. Një proces që kaloi të gjitha etapat dhe që eci me sukses, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe të DASH, diplomatë të cilët, ambasadori në Tiranë dhe i dërguari për rajonin kërkonin arrestimin, i bënin thirrje shqiptarëve të mos më mbështesnin, ajo ndodhi.

Pra, siç e sheh, rikthimi nuk është një akt individual, por është një akt shumë më i gjerë. Shumë njerëz mund të duan të rikthehen, por nuk rikthehen dot. E provoi Papandreu të rikthehet. Mbeti me 3%. Po jap shembull për të krahasuar se, jo cilido që do mund të rikthehet. Pra, rikthimi është një thirrje, dhe unë iu përgjigja kësaj thirrje të vendit tim.

Gazetari: Si e vlerësoni rrugëtimin europian të Shqipërisë. Pra, rrugëtimin për në BE. Cilat janë reformat që ju do të donit të implementonit?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter, përveç pozicionit gjeostrategjik, për të cilin unë e mbështes procesin. Por kriteret… Një vend që arreston në vitin elektoral 3 liderë të opozitës, e partive kryesore, një vend që u merr mandate me gjykata kundërshtarëve politikë, se i kontrollon ato, një vend që kontrollon mediat në mënyrë të pamëshirë dhe shpall se do mbyllë rrjetet sociale, Tik Tok-un, një vend që ka të burgosur, ka një drejtësi politike dhe mungesë të një procesi ligjor të drejtë.

Nuk duhet të harroni se në Shqipëri sot, 62% e të burgosurve janë në paraburgim. Se i marrin i plasin njerëzit në paraburgim dhe nuk merret kush me ta. Ky vend, me një shkallë të lartë korrupsioni më të paimagjinueshëm. Me afera korruptive, të cilat shkojnë miliarda. Ky vend, i cili është një narkoshtet. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, ku përfaqësuesit e Sinaloas priten në zyrën e Edi Ramës dhe marrin licensa për kazino dhe resorte me 5 yje. Nuk ka asnjë lidhje me kriteret që kërkohen për anëtarësimin në BE. Gjithçka tjetër jashtë gjeopolitikës, jashtë kriterit gjeostrategjik nuk qëndron.

Gazetari: Sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-greke si i vlerësoni ato, dhe cilat janë bazat për t’i përmirësuar këto marrëdhënie?

Sali Berisha: Mendoj se, marrëdhëniet shqiptaro-greke kanë bërë progres të ndjeshëm. Por, këto vitet e fundit kanë patur edhe përkeqësime krejtësisht për shkak të qëndrimeve të qeverisë së Edi Ramës. Po marrim Marrëveshjen e detit. Kishim rënë dakord me qeverinë e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë të Greqisë, që të shkonim në Hagë. Edi Rama hoqi dorë nga kjo dakordësi dhe deklaroi se do bëjë një marrëveshje më të mirë. Negocioi 2-3 vjet, dhe kur erdhi problemi për të firmosur marrëveshjen, Edi Rama tha se nuk e firmos dot për arsye se ekziston vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ishte një gjë jashtëzakonisht joserioze. Se ti, në qoftë se uleshe për negociata, duhet t’u thoje që kam këtë vendim, dhe unë jashtë këtij vendimi nuk dal dot. Por jo, të negociosh 3 vite dhe pastaj të thuash: na doli vendimi! Pra, ishte shumë jo serioz.

Së dyti. Akt i pashembullt ishte marrja e mandatit nëpërmjet dëshmitarëve të rremë të Fredi Belerit. Fredi Beleri, anëtar i minoritetit grek në Shqipëri fitoi mandatin, u votua nga qytetarët e Himarës. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, ai ka të drejtë në qoftë se votohet, të jetë dhe president i këtij vendi. Ky është është ligji.

Kurse, Edi Rama i mori mandatin, vetëm e vetëm pse Beleri nuk do të lejonte Ramën të grabisë kanionin e Gjipesë. Kur u arrestua Beleri, unë deklarova publikisht që është arrestim politik dhe prapa këtij arrestimi qëndrojnë interesa mafioze direkte të Edi Ramës. Nuk e dija se, Edi Rama kishte pronësuar, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, kanionin e Gjipesë, një nga kanionet më të bukura të Jonit dhe të Mesdheut, për nënën dhe kushërinjtë e tij. Kjo doli më vonë.

Sigurisht që, Fredi Beleri nuk mund të bënte kurrë një kompromis të tillë, të lumturonte Edi Ramën me 224 mijë m2 tokë në këtë zonë. Megjithatë, arriti që të krijojë përshtypjen se Beleri nuk është njeri korrekt. Beleri nuk kishte bërë asnjë faj. Beleri ishte fajtor vetëm se ishte deklaruar anëtar i minoritetit grek dhe duhej që ky të pranonte t’i bënte Edi Ramës favoret mafioze që kërkonte.

Pra, marrin fund këto. As që do ndodhin dhe as kanë për të ndodhur. Çdo qytetar do të trajtohet sipas kushtetutës dhe ligjit. Mund të kemi raste, apo shembuj të tjerë. Pra, janë një seri aktesh të cilat, sigurisht, nuk është se nuk ndikuan në marrëdhëniet negativisht. Traktati i Miqësisë, një dokument themelor i firmosur në vitin 1996 u injorua totalisht dhe, faktikisht sot është i skaduar, kërkon të rinegociohet, të rishqyrtohet. Pra, marrëdhëniet me Greqinë u dëmtuan nga interesat mafioze të Edi Ramës.

Gazetari: Cilat janë sfidat dhe mundësitë për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit?

Sali Berisha: Mundësitë janë të mëdha. Së pari, Shqipëria duhet të luftojë me vendosmëri kriminalitetin me zero tolerancë. Shqipëria ka shkatërruar sistemin e drejtësisë. Dhe në mungesë të një sistemi drejtësie, në mungesë të sigurisë juridike, unë nuk di ndonjë investitor të huaj apo grek serioz që të ketë ardhur gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Di me dhjetëra dhe qindra që janë larguar nga Shqipëria.

Pra, kushti i të gjitha kushteve për këtë bashkëpunim është krijimi i një klime miqësore për biznesin. Nuk ka një kompani greke, apo të vendeve tjera që të fitojë në Shqipëri, se i fitojnë të gjitha oligarkët e Edi Ramës. Në një kohë kur, para vitit 2013, kompani greke, italiane, gjermane, amerikane ndërtuan projektet e mëdha dhe i fituan në tendera ndërkombëtare. Absolutisht, asnjë e favorizuar nga Sali Berisha, por me meritën e tyre në mënyrë transparente dhe kanë bërë punë të shkëlqyera. Ikën. Jo vetëm që ikën, por disa prej tyre u ndanë me gjyqe me këtë qeveri për shkak të abuzimeve të qeverisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan