Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar drejtuesin e Policisë së Shtetit se është vënë në krye të atij institucioni me qëllim shërbimi ndaj qeverisë dhe jo të luftës kundër krimit.
Në një intervistë për SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, Paloka deklaroi se roli i drejtorit të Policisë në Shqipëri është “lufta kundër opozitës” dhe jo kundër mafies apo korrupsionit. Ai theksoi se opozita do të vijojë protestat pavarësisht, sipas tij, represionit dhe presionit të qeverisë. Paloka u ndal edhe te raporti i fundit i Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke thënë se dokumenti konfirmon shqetësimet e ngritura prej kohësh nga opozita për korrupsionin, zgjedhjet dhe lirinë e medias në vend.
Edi Paloka: Patronazhisti i fundit i ardhur në krye të policisë me vetëm një pikë synim, që kuptohet, ka kohë që dihet që roli i drejtorit të policisë në Shqipëri nuk është lufta kundër krimit, kundër mafies, kundër korrupsionit, është lufta kundër opozitës. Drejtori i fundit pra i narko-shtetit, i një qeverie që bashkëpunon me krimin dhe lufton opozitën, këtë detyrë ka. Edhe në deklarimin e fundit e ka bërë të qartë, e bëri të qartë në protestën e fundit të opozitës pozicionin e tij, cilat ishin meritat pse ai u zgjodh në krye të policisë, dhe sigurisht sot do bëjë të njëjtën gjë. Kjo nuk diskutohet.
E paralajmëroi me deklaratën që përmendët ju, kur tentoi të na vinte dhe kufijtë se ku duhet të ecim e ku duhet të marrim frymë, por sigurisht që thashë, kjo është detyra e tij. Detyra jonë është të protestojmë dhe t'ju tregojmë jo vetëm shqiptarëve por gjithë botës se sado i madh të jetë represioni, sado të rritet dhuna, sado të rritet, sado e fortë të duket diktatura në Shqipëri, ne do të vazhdojmë të jemi aty, të rezistojmë e t'i tregojmë gjithë botës se ne nuk e pranojmë. Nuk pranojmë të jetojmë nën një regjim të tillë. Thashë, sado i madh të bëhet represioni i kësaj diktature, ne do të vazhdojmë të jemi aty të përballemi.
Po, duke i qëndruar pak asaj që the ti, vërtetë që çfarë ka thënë opozita deri më sot, po vërtetohet edhe brenda, por gjëja pozitive është që po merr më në fund miratimin e qëndrimeve të saj dhe mbështetjen nga komuniteti ndërkombëtar. Raporti i Parlamentit Europian, përcakton dhe i jep të gjitha përkufizimet që praktikisht ka dhënë deri më sot opozita, duke filluar që nga zgjedhjet, tek situata e korrupsionit dhe situata politike në vend, te situata me mediat, pra të gjithë shtyllat kryesore të një demokracie, janë paraqitur në raportin e Parlamentit Europian ashtu siç janë në realitet dhe jo ashtu siç paraqiteshin për fat të keq deri pak kohë më parë, ku diplomacia, në thonjëza, e parave të korrupsionit dhe e gjithë pisllëqeve të tjera që ngrinte Rama në marrëdhëniet ndërkombëtare bënte që të shtrembëroheshin dhe këto raporte.
Për fat të mirë, ne kemi krijuar tashmë kontaktet tona direkte me institucionet ndërkombëtare, me Bashkimin Europian, me Parlamentin Europian, me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe sigurisht këto marrëdhënie kanë dhënë dhe rezultat dhe rezultatin i jep në një farë mënyre një notë pozitive dhe vetë Rama kur thotë që opozita është shkaktarja e faktit.
Zëdhënësja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Policis...
Berisha deklaroi se raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë përbën një konfirmim të denoncimeve të bër...
Partia Demokratike bën përgjegjës korrupsionin qeveritar, si shkak i helmimit të 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë...
Kreu i Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kanë ndikuar në lirimin nga arresti shtëpiak të ish-drejtoreshës së AKS...
Deputeti i Partia Demokratike Belind Këlliçi u bën apel të gjithë shqiptarëve të jenë sot në ora 19:00 në ...
Në një letër drejtuar Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, McAllister ngre shqetësimet e përcjella nga Tabaku për për...
Policia e Tiranës ka marrë disa masa për protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë. Në zbatim të k&eu...
Sot në orën në orën 19:00 Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës në kryeqytet. Policia e Shtetit ka njoftuar s...
Kuvendi u mblodh dje në seancën plenare të radhës ku u miratuan katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektven...
Përballë pallatit me Shigjeta në zonën pranë unazës në fillim të rrugës ngrihen pallate shumëkateshe, banor&eu...