Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp. Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande pastrimi parash.
Ai më tej shtoi se zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit. Sipas tij SPAK është struktura më perfektë për të mos ndëshkuar. Mëta tha se asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet.
“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë. Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve. Tirana është kthyer në një lavatrice gjigande pastrimi parash. Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit. SPAK, struktura më perfektë për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet.
Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave. SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokrorësh nën drejtimin e Ramës. Nga SPAK. nuk ka asnjë hetim proaktiv, megjithëse opozita dhe mediat kanë bërë publike fakte të rënda, por asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të jetë dënuar.
E kundërta ka ndodhur me mosveprime të qëllimshme dhe bllokime hetimesh, duke i krijuar pastrimit të parave një ambient perfekt për të vepruar të pandëshkuar dhe të paprekur. Veprimet propagandistike dhe me regji të SPAK., që merret me arka sardelesh apo shpikje ngjarjesh mediatike, si dhe goditja e opozitës me regjinë e “Rilindjes”, dhe në funksion të axhendave politike elektorale të Edi Ramës, e kanë shndërruar SPAK. në drejtimin e Dumanit, në një parti politike të jashtëligjshme prokurorësh, aleatë dhe ortakë të Edi Ramës.
Ndaj SPAK. nuk sheh as kullat në mes të Tiranës, as aferat e tjera të tmerrshme korruptive dhe kriminale të Qeverisë, të Edi Ramës dhe të Erion Veliaj. Ndaj mbyll sytë kur vijojnë pagesat për inceneratorët fantazmë, apo kur “Rilindja” u hap udhën projekteve kriminale, si ndërtimi i termocentralit në Roskovec, ku “varenë” për të shembur atë, duhet ta kishte marrë i pari SPAK., fill pasi banorët e mrekullueshëm, të një prej zonave më të begata dhe më pjellore të Shqipërisë, ku fermerët kanë investuar sakrifica e 30 viteve të jetës së tyre, dhe punës së tyre në emigracion dhe në vend, po shkatërrohen dhe helmohen në mënyrë të qëllimshme.
Varfërimi i shqiptarëve dhe përqëndrimi i ekonomisë rreth oligarkisë së Edi Ramës, mbetet i vetmi qëllim dhe projekt i Qeverisë. Përqëndrimi i ekonomisë vetëm tek ndërtimi dhe narko-kullat, dhe njëkohësisht favorizimi i oligarkisë zhvatëse, kanë thelluar papunësinë, mjerimin dhe përjashtimin social, kanë mbyllur qindra mijëra vende pune, duke dëmtuar rëndë biznesin e ndershëm, turizmin, bujqësinë e blegtorinë dhe dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të thjeshta shqiptare.
Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, jo vetëm i japin fund dramës së shpopullimit, por edhe shpërblejnë punën, njerëzit e punës dhe meritokracinë, mbështetin prodhimin vendas, garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe e shndërrojnë Shqipërinë, nga një gropë importi, në një fuqi eksportuese në rajonin tonë," tha ai.
Berisha TIRANË- Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hën&eum...
Belind Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme nj&e...
ANGLI- Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hënën apelin e tij ...
Beleri TIRANË-Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ditën e sotme ka paraqitur në Gjykatën e Lartë...
Roja bregdetare GREQI- Një investigim i BBC, zbulon se roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në M...
Arlind Qori TIRANË- Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori mbrëmjen e djeshme ka njoftuar ndarjen nga jeta të babit të ti...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve t...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve t...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve t...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të...