POLITIKE

PD denoncon skandalin tjetër te AKSHI: Firmosën kontratë 2.1 milionë euro me ‘Ovla Systems’!

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 10:58

PD denoncon skandalin tjetër te AKSHI: Firmosën kontratë 2.1

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër skandal lidhur ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se AKSHI ka lidhur kontrata publike me subjekte që kanë pasur pronarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Vangjeli iu referua konkretisht shoqërisë “Ovla Systems” sh.p.k., e cila më 29 dhjetor 2022 ka lidhur një kontratë me AKSHI-n me objekt “Ngritja e Regjistrave Profesionalë Mjekësorë (infermieri, mjeku, stomatologu, farmacisti) për Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim”, me vlerë rreth 2.1 milionë euro fonde publike.

Ajo shtoi se, sipas saj, në një procedurë të mëvonshme për mirëmbajtjen e këtyre regjistrave, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka ndryshuar fituesin, duke përfshirë fillimisht edhe një bashkim operatorësh ku ishte pjesë “Ovla Systems”.

Në deklaratë pretendohet gjithashtu se një nga ish-pronarët e kësaj shoqërie ka qenë Fabjon Hysa, i cili sipas PD-së, është person i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) dhe Rrjeti për Zbatimin e Ligjit ndaj Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me autoritetet meksikane.

Sipas Vangjelit, ky person ka shitur aksionet e tij me një shumë prej 60 centësh, ose rreth 50 lekësh, çka ngre dyshime serioze se pronësia reale mund të vijojë të fshihet në prapaskenë.

“Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të zgjerojë hetimet ndaj AKSHI-t dhe përgjegjësive politike të Edi Ramës, duke hetuar deri në fund çdo lidhje të mundshme me kartelin famëkeq të drogës ‘Sinaloa’, si dhe përdorimin e fondeve publike për interesa kriminale dhe korruptive”, tha ajo.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

AKSHI, institucioni nën varësinë direkte të Edi Ramës, vijon të thellohet në skandale të rënda korruptive dhe kriminale, ndërsa ndaj tij tashmë ekziston një dosje e hapur në SPAK për një sërë veprash të rënda penale.

Hetimet përfshijnë akuzat për ‘Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës’, ‘Heqje të paligjshme të lirisë’, ‘Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Korrupsion pasiv të funksionarëve publikë’, ‘Grup të strukturuar kriminal’, ‘Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, si dhe ‘Pastrimin e produkteve të veprës penale’.

Një tjetër problematikë e rëndë lidhet me kontratat publike të AKSHI-t me subjekte që kanë pasur pronarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shoqëria ‘Ovla Systems’ sh.p.k. është operatori ekonomik që më 29 dhjetor 2022 ka lidhur me AKSHI-n kontratën nr. 45 me objekt: ‘Ngritja e Regjistrave Profesionalë Mjekësorë (infermieri, mjeku, stomatologu, farmacisti) për Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim’, kontratë për të cilën janë paguar rreth 2.1 milionë euro nga fondet publike.

Një vendim i KPP ndryshoi fituesin e procedurës së fundit (2026) për mirëmbajtjen e këtyre rregjistrave, i cili fillimisht u shpall bashkimi i operatorëve në përbërje të të cilit ishte ‘Ovla Systems’ sh.p.k.

Një nga pronarët e kësaj shoqërie ka qenë Fabjon Hysa, person i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) dhe nga Rrjeti për Zbatimin e Ligjit ndaj Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me Qeverinë e Meksikës.

Sipas të dhënave, ky person ka shitur aksionet e tij tek pronari aktual për vlerën qesharake prej 60 centësh, ose rreth 50 lekësh, çka ngre dyshime serioze se pronësia reale mund të vijojë të fshihet në prapaskenë.

Këto fakte rëndojnë më tej dyshimet për lidhjet e aferave të AKSHI-t me individë dhe struktura të përfshira në aktivitet kriminal ndërkombëtar.

Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të zgjerojë hetimet ndaj AKSHI-t dhe përgjegjësive politike të Edi Ramës, duke hetuar deri në fund çdo lidhje të mundshme me kartelin famëkeq të drogës ‘Sinaloa’, si dhe përdorimin e fondeve publike për interesa kriminale dhe korruptive.

Transparenca, zbardhja e plotë e aferave dhe vendosja para drejtësisë e çdo zyrtari të përfshirë përfshirë vetë Edi Ramën janë detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe interesit publik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?