Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilluan dëgjesën e radhës në Dibër, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe aktorë të shoqërisë civile.
Në fjalën e tij, bashkëkryetari i Komisionit dhe nënkryetari i PD-së, Luciano Boçi, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar dhe se pasojat e saj po ndihen sidomos në zonat rurale.
“Ne besojmë se arkitektura e shtetit në territor është Reforma Territoriale dhe ajo nuk është pronë e qeverisë, por pronë e qytetarëve. Nëse realizojmë një reformë pa konsultuar qytetarët, atëherë kemi një reformë pa taban, si ajo e vitit 2014”, u shpreh Boçi.
Sipas tij, problemi kryesor i reformës ishte mungesa e konsultimit publik dhe mënyra se si u ndërtua procesi.
“Difekti kryesor i reformës së vitit 2014 ishte pikërisht moskonsiderimi i mendimit të qytetarëve. Reforma nisi nga harta dhe përfundoi tek kompetencat dhe qytetarët, duke krijuar probleme serioze”, deklaroi ai.
Boçi tha se dëgjesat publike janë të domosdoshme për të kuptuar nëse reforma ka përmirësuar jetën e qytetarëve dhe shërbimet në territor.
“A u përmirësua jeta e qytetarit në Dibër? A është i përfaqësuar qytetari në këshillat bashkiakë? A i merr qytetari shërbimet? A janë të njëjta shërbimet në të gjithë territorin?”, pyeti ai gjatë fjalës së tij.
Nënkryetari i PD-së akuzoi qeverinë se nuk realizoi premtimet për autonomi fiskale dhe decentralizim.
“Qeveria premtoi autonomi fiskale dhe nuk e realizoi. Premtoi kompetenca për pushtetin vendor dhe nuk i përmbushi. Premtoi shërbime më të mira dhe qytetarët thonë se kjo nuk ndodhi”, deklaroi Boçi.
Ai shtoi se reforma ka thelluar pabarazitë mes bashkive dhe ka ndikuar në shpopullimin e zonave rurale.
“Kjo reformë prodhoi thellim të pabarazisë. Kush ishte bashki e varfër u bë edhe më e varfër. Prandaj kemi sot shpopullim të zonave rurale. Dhe jo vetëm migrim të brendshëm, por emigrim jashtë Shqipërisë”, tha ai.
Boçi e cilësoi reformën e vitit 2014 si një “reformë partiake” dhe jo administrative.
“Dibra ka rreth 150 mijë banorë dhe vetëm 4 bashki, ndërsa Gjirokastra, me më pak banorë, ka 7 bashki. Pse ndodh kjo? Sepse reforma e vitit 2014 nuk ishte reformë administrative-territoriale, por reformë partiake”, deklaroi ai.
Në fund, Boçi mbrojti nevojën për forcimin e pushtetit vendor dhe bashkëpunimin ndërbashkiak.
“Një bashki e fortë duhet të ndihmojë një bashki më të dobët. Duam të forcojmë qarqet dhe t’u japim kompetenca reale, sepse kështu mund të zgjidhim problemin e shërbimeve dhe decentralizimit”, përfundoi ai.
Këshilltari për sigurinë në Partia Demokratike dhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lid...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta është nj...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ftuar studentët në Tokyo të vizitojnë Shqipërinë. Gjatë një ligjërate në Un...
Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja ka denoncuar degradimin e rrugëve në Krujë. Nga terreni, Kalaja ka sjellë situatën mbi atë ...
“BE godet për herë të parë terroristët patronazhistë”. Kështu u shpreh sot gjatë një konference shtyp...
Deputetja e PD, Ledina Aliolli ka deklaruar se vendi ndodhet përballë një krize të madhe dhe se shpopullimi po shkatërron ekonomin&eu...
Ish ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj ndryshimeve të miratuara me konsensus në Rregulloren e Kuvendit, duk...
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një reagimi në facebook për çështjet problematike në vend, ku vendos the...
Ish-drejtuesi i OSHE-së, Erald Elezi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Elezi është marrë I pandehur nga Prokuror...
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria renditet e fundit në rajon për inves...