Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar edhe sot me takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalimit të tij me banorët në degën 11-të në Tiranë, Berisha tha se Partia Demokratike do të luftojë kundër murit të patriarkisë. Berisha shtoi s këto 12 vite kanë qenë më të vështirat për gratë dhe vajzat shqiptare.
Berisha tha më tej se kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet tha se do ndalonte lojërat e fatit se ato krijojnë shumë probleme familjare duke shtuar se ai jo që nuk i ndaloi lojërat e fatit, por përkundrazi lojërat e fatit i shtoi në duart e banditëve dhe u shtoi atyre drogën.
"Mirëdita dhe një përshëndetje zonjave dhe zonjushave të pranishme në këtë sallë. Një përshëndetje të përzemërt Albana Vokshit. Mirënjohje dhe përshëndetje miqve tanë të pranishëm në këtë takim ndërkombëtar të rëndësishëm të grave. Zonja ministre, përfaqësuese e qeverisë së Kroacisë, mike e Shqipërisë. Zotit Elmar Brok, zëvendëspresident i CDI, dhe mik i shquar i Shqipërisë. Zotit Antonio Lopez, një mik i shquar i PD dhe Shqipërisë, aktualisht Sekretar i Përgjishshëm i CDI. Kam shumë kënaqësi t’u ripohoj ju në prani të përfaqësuesve dhe miqve tanë, se objektivi ndër më madhorët i PD është lufta kundër murit të patriarkisë. Muri i patriarkisë përbën në bindjen time më të thellë dhunuesin më kryesor të lirive dhe të drejtave të njeriut në botë.
Në programin tonë, që në themelim, ne kemi pasur prioritet dhe ritheksoj vetëm një moment, në vitin 2005, për shkak të këtij muri, diferenca në paga midis burrave dhe grave në administratën shqiptare ishte 36 përqind. Me një projekt dhe me persistim, ne e ulëm këtë diferencë në 17.8 përqind, pra e afruam shumë me diferencën mesatare në BE. Zhvilluam një seri projektesh me të cilat ne mbështesnim gratë, bizneset e tyre, pjesëmarrjen e tyre. Nuk ka nevojë t’i mbështesësh në shkolla sepse janë superiore dhe kjo është shumë e njohur. Nga eksperienca ime si pedagog, nga 10 studentë të shkëlqyer, 8 ishin vajza. Por problemi është se ky shkëlqim, për shkak të rrethanave shoqërore, në vend se të zhvillohej dhe të shpalosej plotësisht, ndryhej, topitej dhe nuk vazhdonte siç duhet të vazhdonte në vitet më pas.
Kështu që ne i rikthehemi fuqishëm me besim të plotë se lufta për barazi mes burrit dhe gruas është një luftë që duhet të frymëzojë, dhe na frymëzon, çdo njeri të lirë. Këto 12 vite kanë qenë vitet më të vështira për vajzat dhe gratë, nënat dhe motrat shqiptare, më të veshtira se në çdo vend tjetër në Europë sepse ju u përballët me pasojat direkte të narkoshtetit, i cili solli në votrat tona familjare dhunë, drogë, fatkeqësira.
Edi Rama nëse u kujtohet ju, kur erdhi në pushtet tha se do ndalonte lojërat e fatit se ato krijojnë shumë probleme familjare. Dhe e vërteta është se krijojnë. Ai jo që nuk i ndaloi lojërat e fatit, por përkundrazi lojërat e fatit i shtoi në duart e banditëve dhe u shtoi atyre drogën.
Sot a mund të imagjinoni ju një vend që nuk kishte njohur kurrë në histori kokainën, është konsumatori kryesor i kokainës për frymë në Europë dhe kjo është totalisht pasojë e narkoshtetit. Albana e theksoi, në kundërshtim absolut me traditën tonë shekullore, ne regjistruam këto 10 vite numrin më të lartë të vrasjes së grave, krimin më të shëmtuar. Përsëri nuk është e drejtë të lidhësh çdo gjë me kundërshtarin politik, por kur kundërshtari politik është i njohur publikisht si mizogen, i dokumentuar si njeri i dhunshëm ndaj grave.
Kur kundërshtari politik nuk thotë një fjalë për këto qindra vrasje, makabritete, por hesht, atëherë të paktën me heshtjen e tij, ai në një mënyrë ose në një tjetër favorizon këtë klimë agresive ndaj vajzave dhe grave," tha Berisha.
VLORA- Kandiatja e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Briseda Çakërri duke te ka përqafuar si një pjesë e ...
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendi...
TIRANA- Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të dat&...
KAVAJA- Zëvendëspresidenti i CDI, Elmar Brok, ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. Brok shp...
KAVAJA- Sekretari ekzekutiv i CDI-së, Antonio Lopez ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. Lopez t...
KAVAJA- Presidenti i CDI-së, Andrés Pastrana Arango, ka shprehur mbështetjen për Partinë Demokratike me anë të nj&eu...
DIBRA- Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale...
SHKODËR- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e qyteti të Shkodrës këtë pasdite. Rama pr...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Shkodër. Rama "porositi" sërish vajzat e reja q&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral me qytetarët e Tiran&eum...