Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

KAVAJA- Zëvendëspresidenti i CDI, Elmar Brok, ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. Brok shprehu vlerësimin e tij për opozitën dhe rolin e Berishës në integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën urgjente për ndryshim politik në vend. Brok bëri thirrje për një të rikthyer demokracinë e vërtetë më 11 Maj.
Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa u shpreh i bindur se vetëm pushteti i demokracisë do të mund ta çojë vendin përpara. Gjithashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë, por të votojnë për ndryshimin që do të rikthejë shpresën dhe besimin në të ardhmen.
Fjala e Elmar Brok:
Zonja dhe zotërinj, miq të dashur të demokracisë dhe të Europës, jam shumë krenar që jam sot këtu, në këtë vend të mrekullueshëm që i përket vetë zemrës së Europës. Jam veçanërisht krenar sepse jam ftuar të flas përpara numrit një të politikës shqiptare, Partisë Demokratike.
Zonja dhe zotërinj, ne patëm zgjedhjet në Gjermani, dhe më 6 maj, miku ynë i partisë, Friedrich Merz, do të bëhet Kancelar i Gjermanisë. Ne e dërguam në pension një qeveri socialiste, pas 33 vitesh. Pas 12 vitesh, tani edhe unë jam në pension. Socialistët janë gjithmonë të njëjtë. Ata dështojnë në të tashmen. Flasin për premtime për të ardhmen, të cilat nuk i kanë përmbushur kurrë, dhe gjithmonë justifikohen. Ky teatër duhet të marrë fund. Në fund të fundit, kemi nevojë për një politikë ku premtimet bëhen dhe vendimet merren që në fillim.
Unë besoj se tani jetojmë në një rend të ri botëror, dhe kemi nevojë për një Europë më të bashkuar, që ka mundësinë të jetë sovrane, në mënyrë që të gjitha vendet tona të mbijetojnë në unitet, demokraci dhe përparim. Prandaj, besoj fort se sot Europa ka nevojë për Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Europën, më shumë se kurrë.
Zonja dhe zotërinj, zoti Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhmeje më të mirë. E kam takuar shpesh. Ai e solli vendin tuaj në liri. Ai e solli Shqipërinë në NATO, dhe tani është koha që ai të marrë shansin e tretë për ta çuar NATO-n drejt Europës. Sepse zoti Rama po e trajton Europën në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe Shqipërinë: premton, por nuk i përmbush kurrë ato premtime. Me politikat e zotit Rama, është shumë e vështirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.
Prandaj, ne kemi nevojë për këtë ndryshim në qeveri – për zotin Berisha. Besoj se është në interesin tuaj më të mirë. Zonja dhe zotërinj, mendoj se kemi nevojë për personin e duhur, për partinë e duhur. Duhet të zhvillojmë vlera të përbashkëta dhe interesa europiane e shqiptare të kombinuara. Të jem i qartë: ky qytet, Kavaja, është një shembull i kësaj.
Në mars të vitit 1990, populli i Gjermanisë Lindore votoi në zgjedhjet e para të lira për një Gjermani të bashkuar e të lirë. Në mars të vitit 1990, pikërisht në këtë qytet, u organizuan demonstratat e para për t’u çliruar nga diktatura komuniste, në të gjithë Gjermaninë. Të gjitha këto ndodhën në mars 1990. Dhe ky qytet e ka bërë të mundur atëherë, prandaj mund ta bëjë sërish.
Besoj se atëherë, në Gjermaninë Lindore, njerëzit kishin frikë nga diktatura. Por në mars 1990, ata nuk kishin më frikë. Sot, në Shqipëri, vetëm një person ka frikë, dhe ky është Rama. Dhe fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj. Prandaj, veproni sot. Veproni gjatë javës që vjen. Nuk kam frikë, sepse besoj se nga ky qytet do të vijë sërish një Shqipëri më e mirë dhe një Europë më e mirë. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen, dhe dua që zoti Berisha t’i përmbushë premtimet e tij.
KAVAJA- Sekretari ekzekutiv i CDI-së, Antonio Lopez ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. Lopez t...
KAVAJA- Presidenti i CDI-së, Andrés Pastrana Arango, ka shprehur mbështetjen për Partinë Demokratike me anë të nj&eu...
DIBRA- Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale...
SHKODËR- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e qyteti të Shkodrës këtë pasdite. Rama pr...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Shkodër. Rama "porositi" sërish vajzat e reja q&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral me qytetarët e Tiran&eum...
KOSOVA- Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po e dë...
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi sot për Qendrat e Informimit në të cilat po kryhet testimi i pajisjes elektronike të ...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Tiranës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim elektoral në nga degë numër 4 në Tiranë. Beris...