Protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franci Nuri, deklaroi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në një krizë të thellë funksionale, duke iu referuar raporteve zyrtare të institucioneve të drejtësisë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Nuri u shpreh se, numri i lartë i dosjeve të pazgjidhura dhe vonesat shumëvjeçare po dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve tek shteti dhe ligji.
Nuri akuzoi qeverinë se po promovon propagandë për integrimin europian, ndërsa drejtësia përballet me mungesë kapacitetesh, korrupsion dhe presione politike.
Ai theksoi se pa drejtësi të pavarur dhe funksionale, Shqipëria nuk mund të avancojë drejt Bashkimit Europian.
Deklarata e Franci Nuri, drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD
‘Raportet zyrtare të KLGJ-së, KLP-së, SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë po nxjerrin çdo ditë në pah një realitet dramatik: sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në krizën më të rëndë funksionale të dekadave të fundit.
Sot në gjykatat shqiptare rezultojnë afro 150 mijë dosje stok. Vetëm në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm janë afro 57 mijë çështje në pritje. Një qytetari shqiptar mund t’i duhen deri në 10-12 vite për të marrë një vendim përfundimtar gjyqësor, me mbi 6 vite pritje vetëm në Apel dhe rreth 5 vite në Gjykatën e Lartë.
Më alarmanti është fakti se stoku i dosjeve gjyqësore është rritur me mbi 30% krahasuar me vitin 2024. Pra, jo vetëm që sistemi nuk po e ul krizën, por po fundoset edhe më thellë nga viti në vit.
Me këtë ritëm, në vitin 2028 Shqipëria mund të ketë mbi 200 mijë dosje gjyqësore të pazgjidhura. Kjo është katastrofë kombëtare për shtetin ligjor dhe për vetë besimin e qytetarëve tek drejtësia.
Kur drejtësia vonon për një dekadë, qytetari humbet besimin tek shteti, tek ligji dhe tek demokracia. Një biznes falimenton pa marrë vendim gjykate. Një familje pret me vite për një pronë, një dëmshpërblim apo një të drejtë elementare. Kjo nuk është drejtësi europiane, por drejtësi e paralizuar.
Raportet tregojnë gjithashtu se sistemi i drejtësisë sot funksionon me vetëm rreth 70% të kapacitetit normal, me mbi 100 vakanca gjyqtarësh në të gjithë vendin. Në disa gjykata, një gjyqtari i duhet të përballojë deri në 2000 dosje në ngarkim. Këto nuk janë më probleme rutinë administrative. Këto janë shenja të qarta të kolapsit të sistemit të drejtësisë.
Raportet ndërkombëtare, por edhe vetë raportet e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, tregojnë qartë se Shqipëria vazhdon të përballet me korrupsion masiv, pastrim parash, ekonomi informale dhe depërtim të krimit të organizuar në sektorë kyç të ekonomisë dhe jetës publike të vendit.
Dhe në vend që qeveria të reflektojë për këtë katastrofë, Edi Rama vazhdon të dalë çdo ditë në televizor për t’u shitur shqiptarëve propagandë boshe për integrimin europian.
Nuk ka dhe nuk do të ketë anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian pa drejtësi funksionale, pa luftë reale ndaj korrupsionit, pa ndëshkim të përfituesve të paracaktuar, pa goditje të pastrimit të parave dhe pa institucione të pavarura nga pushteti politik.
Nuk mund të ketë BE kur qytetari pret 12 vite për drejtësi.
Dhe mbi të gjitha, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur kur vetë Kryeministri ndërhyn publikisht apo politikisht sa herë që hetimet afrohen pranë pushtetit, ministrave, aferave apo klientëve të qeverisë.
Shqiptarët shohin çdo ditë presionin politik, intimidimin publik dhe përpjekjet për të ndikuar institucionet e drejtësisë sa herë që preken interesa të lidhura me qeverinë.
Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë çdo përpjekje për kapjen politike të drejtësisë dhe çdo tentativë për të mashtruar shqiptarët me fasadë integrimi, ndërkohë që shteti ligjor po shembet përditë para syve të tyre.
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka akuzuar qeverinë se po përdor procesin e integrimit europian për propagandë politike, n...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend amendamentet për projektrezolutën për Procesin e Anëtarësim...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sy...
Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian ka miratuar raportin vjetor për Shqipërinë, një dokument që v&eu...
I ftuar në emisionin "ÇIM PEKA LIVE", analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se sistemi i drejtësisë në Shqipëri funksionon me dy sta...
Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar për herë të parë debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, e...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke folur per SPAK, u shpreh se ky institucion ka funk...
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politike për thellimin e bashk&e...
Duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, kryedemokrati Sali Berisha, iu drejtua mbështetësve të opozitës me nj&eu...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, hodhi akuza të forta ndaj qeveris&...