Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar gjatë ditës së djeshme në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS Niko Peleshi, si dhe disa ministra, për kryerjen e dy veprave penale. Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal.
Pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin e vendimit nr. 1/2023 dhe nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetutese, Grupi Parlamentar i PD thekson në kallëzim se ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal.
Neni 81 i ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” specifikon se: “1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. ...4. Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.”. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka parashikuar dy vepra penale, që të garantuar zbatimin e vendimeve gjyqësore. Konkretisht, neni 320 i Kodit Penal parashikon se kryerja e veprimeve të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”. Ndërkohë neni 320/a i Kodit Penal parashikon se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, dhe kur kjo vepër kryhet për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Në këtë kuptim, deputetët e kallëzuar nga ana jonë, përmes vendimeve nr. 41/2024 dhe 90/2024 të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, kanë kryer veprime aktive me qëllim që të mos ekzekutohet apo pengohet ekzekutimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 1/2023 dhe 55/2024. Ky mosekzekutim është bërë pa shkaqe të përligjura, edhe pse ato shprehimisht kanë qenë të ngarkuara nga Gjykata Kushtetuese me ekzekutimin e këtyre vendimeve gjyqësore, me qëllim favorizimin e koleges së tyre Olta Xhaçka, që ka interes personal për mosekzekutimin e këtij vendimi.
Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar nga SPAK që të regjistrojë procedimin penal për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 25, 320 dhe 320/a të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim, ndaj 73 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtar të Grupit Parlamentar të PS; si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, administrimin e praktikës së plotë shkresore që provon kryerjen e veprave penale.
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj ka folur pasi e kanë shantazhuar me foto e video intime të modifikuara. I pyetur ...
TIRANË- Mes një liste të shkurtër prej pesë kandidatësh të hënën, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i p...
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 12:00 ku pjesë e diskutimeve do të jetë edh...
TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucione...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme është ndalur te...
Rama dhe Tiede GJERMANI- Gazetari i njohur i "BILD", Peter Tiede së fundmi ka komentuar një postim të një kolegu të tij i cili shk...
Kuvend TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar në lidhje me raportimet se PS ...
kuvendi dje TIRANË- Nesër në 15:00 dotë zhvillohet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, pasi PS kërkoi masë disipli...
ambasada britanike TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas protestës së deputetëve të opozitë në s...