Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtares Irena GJoka, pasi, sipas tyre rezulton të jetë e dënuar në Greqi. Në deklaratë për mediat, Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso tha se ata u kërkojnë organeve të vetingut rishikimin e vendimit për Irena Gjokën. Ai tha se KLGJ-së i kërkojnë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Gjokës, derisa asaj t’i ribëhet procesi i vetingut, i plotë dhe nga fillimi.
Kaso tha se ata kanë denoncuar që në fillim si të papërshtatshme për postin që mban Gjoka. Në deklaratën e tij zyrtarë, Kaso ka paralajmëruar padi ndaj Irena Gjokës.
“Partia Demokratike po përgatit një padi kundër Irena Gjokës dhe do ta paraqesë në SPAK së afërmi. Ne i bëjmë thirrje paraprakisht Prokurorisë Speciale të fillojë menjëherë hetimin dhe ta përdorë padinë tonë vetëm si material shtesë. Çdo hezitim për ta bërë këtë nuk është asgjë më pak se vërtetim i asaj që Altin Dumani deklaronte para gazetarëve: afërmendsh që gjykatat marrin vendimin që duam ne, tha Kaso.
DEKALRATA E SEKRETARIT TË ÇËSHTJEVE LIGJORE, IVI KASO:
Media greke publikoi para pak ditësh vendimin zyrtar të gjykatave të vendit fqinj, që e shpallnin shtetasen shqiptare Irena Gjoka ‘persona non-grata’ në Greqi dhe zonën Shengen për ‘falsifikim të dokumenteve zyrtare’. Shtetësja në fjalë është tashmë gjyqtarja e lartë, e posaçme, e vetuar dhe e qeverizuar, Irena Shpata-Gjoka-Maneku.
Fakti se ajo e ka fshehur dënimin e para shumë viteve, flet jo vetëm për integritetin moral e profesional, por fatkeqësisht, shpalos edhe fytyrën e vërtetë të së ashtuquajturës ‘drejtësi e re’. Gjyqtarë të tjerë, kolegë të Gjokës, janë spastruar nga vetingu për 20 metra katrorë shtëpi mbi mundësitë e tyre. Irena Gjoka ka kaluar në ‘vrimën e gjilpërës’ së reformës, bashkë me devenë e ilegalitetit.
Partia Demokratike u kërkon organeve të vetingut rishikimin e vendimit për Irena Gjokën. KLGJ-së i kërkojmë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të zonjës Gjoka, derisa asaj t’i ribëhet procesi i vetingut, i plotë dhe nga fillimi. Ne e kemi denoncuar që në fillim si të papërshtatshme për postin që mban dhe si kamikaze politike dhe koha e faktet po na japin të drejtë.
Irena Gjoka është shkarkuar njëherë nga ish-presidenti Berisha në vitet ’90, kohë kur posti që mbante dhe detyra e kryetarit të KLD përkonin. Ironia është se, nga dëshira për t’u hakmarrë ndaj Berishës dhe për të çuar në vend porosinë e kundërshtarëve të tij politikë, ajo do të shkarkohet edhe njëherë duke u turpëruar publikisht dy herë.
Partia Demokratike po përgatit një padi kundër Irena Gjokës dhe do ta paraqesë në SPAK së afërmi. Ne i bëjmë thirrje paraprakisht Prokurorisë Speciale të fillojë menjëherë hetimin dhe ta përdorë padinë tonë vetëm si material shtesë. Çdo hezitim për ta bërë këtë nuk është asgjë më pak se vërtetim i asaj që Altin Dumani deklaronte para gazetarëve: afërmendsh që gjykatat marrin vendimin që duam ne!
SPAK i duhet të dëshmojë, qoftë edhe formalisht, se nuk është pjesë e skemës për asgjësimin e opozitës. Së dyti, se vihet në lëvizje sapo një gjyqtar që cenon integritetin e reformës në drejtësi. Së treti, se nuk është një aneks i Ramës, Veliajt dhe mashë e tyre në drejtësi. Në të gjitha rastet Irena Gjoka e turpëron drejtësinë e re dhe çdo ditë e saj në detyrë i thotë publikut se këta njerëz e hanë turpin me bukë dhe janë krenarë.
stefanos kasselakis GREQI- Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, SYRIZA, Stefanos Kasselakis ka nisur një tur takimesh ...
ervin salianji TIRANË- Ekspertët në Komsionin për TIMS kanë kërkuar kohë për të dalë me një ra...
Salianji TIRANË- Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i ...
foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa m&eu...
Ervin Salianji TIRANA- Seanca në gjykatën e Apelit të përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Sal...
Ilir Meta TIRANA- Partia e Lirisë ka njoftuar sot se kryesia e saj ka zgjedhur dy sekretarë dhe tre kryetarë komisionesh. Sipas nj...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar të PS TIRANA- Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e n...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij, duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, se ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u bëri thirrje qytetar...
TIRANË - Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Rama, se ky i fundit kontrollon drejtësinë. Berisha...