Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës tha se është e bindur që zgjidhja më e mirë është që ekzekutivi i ri i Kosovës të formohet nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
Përmes një komunikate për media, pas mbledhjes së kryesisë, PDK-ja tha se beson që dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional.
“PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim. Me një listë të dakorduar të prioriteteve shtetërore, të cilat do ta rikthenin Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik”, u tha në njoftimin e PDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar krijimin e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjen e presidentit të ri, vitin e ardhshëm.
PDK tha se çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës “meriton të dëgjohet dhe diskutohet”.
Sipas kësaj partie, që doli e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si institucion mbi partiak, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm që të thërrasë një takim me të gjitha subjektet politike parlamentare, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për bllokadën në formimin e institucioneve të reja.
“Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale”, tha PDK.
Partitë e tjera shqiptare janë shprehur të gatshme të diskutojnë për propozimin e LDK-së për një qeveri tranzitore, por Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si një ide të papranueshme.
Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja tre muaj pas muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Më herët gjatë 7 majit, në vazhdimin e 12-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetët nuk arritën të konstituonin organin ligjvënës.
Çështja ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit, propozimi i të cilit i takon LVV-së si fituese e zgjedhjeve.
LVV-ja për këtë post ka propozuar Albulena Haxhiun, por në gjashtë votime ajo ka dështuar të marrë 61 votat e nevojshme. Partitë, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, e kanë konsideruar Haxhiun si figurë përçarëse, dhe disa nga këto parti i kanë kërkuar LVV-së që ta ndryshojë kandidaten.
LVV-ja ka refuzuar thirrjet për ndryshimin e propozimit për kryeparlamentar. Kjo parti, më herët ka propozuar që kryeparlamentari dhe nënkryetarët e Kuvendit të votohen në pako - gjë që është refuzuar nga partitë e tjera.
Ditë më parë, kreu i LVV-së, Albin Kurti, po ashtu ka ftuar në takim kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit nuk e ka pranuar ftesën.
Më pas, Kurti i është drejtuar me një letër Abdixhikut duke i propozuar që të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje. Por, Abdixhiku ka refuzuar këtë ofertë dhe ka propozuar krijimin e një qeverie tranzitore, që do të përfshinte të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e presidentit.
PDK, LDK dhe AAK kanë akuzuar LVV-në se po e bllokon konstituimin e Kuvendit, pasi nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë së re. Ndërkaq, LVV-ja po ashtu bën fajtore këto parti dhe Listën Serbe, për bllokimin e konstituimit të organit ligjvënës./REL
TIRANA- “Mos hyni në gjynah, hiç, hajdeni me ne. Kush e ka problem 5-ën le të mos e vejë te 5-a dhe të zbres&...
KORÇA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin elektoral përmbyllës në Korçë. Berisha fto...
LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama iu drejtua lushnjarëve duke u thënë se deri...
LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama tha se tre mandate radhazi nuk i kanë lodhur socialis...
LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama tha se fitorja nuk është qëllimi në ve...
LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim përmbyllës në qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij Rama...
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Korçës, u shpreh se dje...
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Korçë kritikoi ashpër kryeminis...
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM n...
MOSKË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka arritur në Moskë më 7 maj, sipas pamjeve të publikuara nga ...